Injorimi i aktivistëve të shquar të çështjes kombëtare nga mërgata dhe shkelja e kontributeve të tyre, një ligësi njerëzore..!?

Opinione

Injorimi i aktivistëve të shquar të çështjes kombëtare nga mërgata dhe shkelja e kontributeve të tyre, një ligësi njerëzore..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:58
Emrush Çeku, Vjosa Osmani dhe Donika Grëvalla

Mërgata shqiptare në Gjermani në tri dekadat e fundit ka dhënë me qindra dhe mijëra aktivist të palodhshëm të çështjes kombëtare, në mesin e të cilëve, pa dyshim, radhitet atdhetari, patrioti dhe aktivisti, Emrush Çeku.

Emrushi, si mijëra mërgimtarë tjerë në fillim të viteve të 90-ta u detyrua të emigrojë në Gjermani, pasi që ishte rrahur dhe u torturuar nga policët kriminelë serb, për t’u vendosur në Gjermani, ku për asnjë çast nuk u ndalë se punuari për të mirën e popullit dhe atdheut të tij, Kosovës së robëruar nga një regjim barbarë, siç ishte ai i Serbisë fashiste.

Si anëtar i përkushtuar i LDK-së dhe përkrahës i fuqishëm i filozofisë politike dhe kombëtare të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, Emrushi nuk u ndalë asnjëherë nga aktivitetet kombëtare dhe politike, të cilat Dega e LDK-së në Gjermani i ka organizuar, e ku njëri ndër organizatorët e qindra tubimeve, aktiviteteve si dhe aksioneve për t’i dalë në ndihmë Kosovës dhe popullit të përndjekur nga regjimi okupues i Serbisë, ishte edhe Emrush Çeku, i cili për dy dekada rresht ka kryer shumë detyra dhe role udhëheqëse, siç ka qenë sekretar për financa në Nëndegën dhe Degën e LDK-së, ku është shquar për nikoqirllëk të mirë dhe punë të suksesshme në tubimin e miliona markave nga 3%-shi si dhe nga aksionet e shumta financiare, siç ishin; ndihmë shkollës shqipe, për armatim, ndihmë Drenicës, familjes Jasharaj, gjithçka për pavarësinë e Kosovës, etj.

Emrushi, edhe pas çlirimit të Kosovës e ka vazhduar punën dhe aktivitetin e tij me të njëjtin intensitet, por tani duke i përkrahur proceset e shtet-ndërtimit të Kosovës, qoftë përmes pjesëmarrjes në akademi dhe tubime kushtuar presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, heroit Sali Çekaj, kol. Ahmet Krasniqi, etj., qoftë duke e përkrahur LDK-në me votën e tij në disa zgjedhje parlamentare në Kosovë. Madje, i ka mbështetur pa rezervë shumë ish aktivistë, të cilët me t’u bërë ministra dhe pjesëtarë qeverie, me një arrogancë dhe ligësi ia harruan të mirat, duke e injoruar deri në poshtërim.

Lere që nuk e falënderuan asnjëherë, por as telefonat nuk ia hapën, duke e nënçmuar njeriun i cili ishte përkrahësi më i madh edhe i presidentes Vjosa Osmani, kur ajo ishte kandidate për kryetare të LDK-së (2019), siç dihet, duke ardhur në Kuvendin zgjedhor nga mërgata bashkë me delegatët e dy Degëve më të mëdha nga diaspora, Zvicëra dhe Gjermania, por që Isa Mustafa nuk i lejoi të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit, ku kandidate ishte znj. Osmani. Por edhe më vonë kur ishte kandidate për kryeministre e ka përkrahur me moton; “BESO”, ashtu siç edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke ia dhënë votën Listës “Guxo”!

Po ashtu, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 Emrushi ishte pjesë aktive e fushatës zgjedhore në Zyrën e Listës “Guxo” në Pejë, duke e ndihmuar fushatën edhe financiarisht, e që siç dihet znj. Gërvalla do fitoi më së shumti vota në Dukagjin.

z. Emrush Çeku, e ka mbështetur gjithmonë edhe miken e tij, njëherë anëtare shumëvjeçare e Degës së LDK-së në Gjermani, znj. Donika Gërvalla, ndaj të cilës ka pasur gjithherë respekt dhe konsideratë të lartë, e cila mbase me propozimin e tij edhe u zgjodh kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani (2017). Siç e ka përkrahur edhe para një muaji zgjedhjen e saj për kryetare të Degës së Listës “Guxo” në Pejë, ku z. Çeku ishte në kryesi të punës.

Pra, nisur nga kjo që u tha më lartë, dhe jo vetëm, e duke e njohur shumë mirë punën dhe aktivitetin e madh politik dhe kombëtar të Emrush Çekut, i cili nuk ka kursyer asgjë nga vetja dhe familja e tij për ta parë të çliruar dhe të pavarur Kosovën martire, duke dashur që sado pak ta shpalosim para miqve dhe opinionit kontributin e tij të madh për lirinë e Kosovës dhe popullit tonë heroik, e paguar me gjakun e mbi 15 mijë dëshmorëve, besoj se ky shkrim do jetë një falënderim dhe mirënjohje për gjithë atë që miku dhe bashkëveprimtari ynë, Emrush Çeku, ka bërë për Kosovën e tij të dashur !

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat