Takimi urgjent: A u munda Edi Rama ta joshte Albin Kurtin për t’u bërë pjesë e “Open Ballkanit”?

Opinione

Takimi urgjent: A u munda Edi Rama ta joshte Albin Kurtin për t’u bërë pjesë e “Open Ballkanit”?

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 shtator 2022 Në ora: 21:30
Autori Faton Mehmeti

"Po shkoj në një takim urgjent" ishte fraza e kryeministrit Albin Kurti, për të arsyetuar largimin nga konferenca me gazetarë bashkë ministren Nagavci dhe ministrin Murati. Konferenca e thirrur pas takimit të kryeministrit me kreun e SBASHK-ut nuk prodhoi ndonjë rezultat që do prodhonte ndryshim të rezultatit në arsim, respektivisht ndaljen e grevës.

Albin Kurti u nis për në Tiranë, bashkë me Edi Ramën për dy orë biseduan me dyer të mbyllura. Asgjë zyrtare për atë çfarë u bisedua mes dy kryeministrave shqiptarë, sigurisht nuk mund të ishte tema energjetike apo diçka të tillë të përhapura nga disa media.

Ka kohë që energjetika ka problematikën e saj në të dy anët e kufirit, rrjedhimisht edhe s’mund të ishte urgjente. Nëse s’do e dinim dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve dhe duke qenë se nuk ka diçka zyrtare nga takimi, çdo gjë që duhet mund të thuhet do të ishte në kuadër të supozimeve. Por, afër mendsh do të ishte diskutimi për divergjencat e Kurtit dhe Ramës për "Open Ballkan" dhe " Procesin e Berlinit". Derisa Kurti e mbështet këtë të dytën Edi Rama e mbështet të parin, proces në të cilin së fundi janë përfshirë edhe Gjermani dhe Franca.

Emisarët e shteteve respektive vizituan Kosovën së fundi, çka duket se ka trembur Ramën. Me Gjermaninë projektuese të " Procesit të Berlinit" si alternativë të vetme të integrimit, Rama i druhet dështimit të projektit ruso-serb të njohur si "Open Ballkan". Ftohtësia e raportit me Albin Kurtin nuk i ka ndihmuar Edi Ramës, përkundrazi ka ndikuar në çjerrjes e maskës.

Pavarësisht se çfarë është diskutuar e sigurt është mos lëshimi pe i Albinit ndaj tendencave të Ramës për ta shkëputur Kosovën nga rruga e saj evropiane, pa u ndikuar nga propaganda ruso-serbe të ndihmuar edhe nga vet shefi i qeverisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat