“Korniza e re”, mirënjohje për krimet dhe gjenocidin shtetëtor serb në Dardani”

Opinione

“Korniza e re”, mirënjohje për krimet dhe gjenocidin shtetëtor serb në Dardani”

Nga: Hafiz Shala Më: 19 shtator 2022 Në ora: 09:48
Hafiz Shala

Duke e lexuar propozimin e “ Kornizës së re”, ku, favorizohet krimi dhe gjenocidi shtetror serb në Dardani dhe, njëherit mohohet pavarësia e shtetit, pjesë e kësaj tradhtie që ishte edhe Edvin Kristaq Rama, është e pamundur që një shqiptar të cilit në damarët e të cilit rrjedhë gjak i pastër shqiptari që, mos të kërkonte dënim ndaj tij me metoda mesjetare, mu në qendër të Tiranës në Sheshin Skënderbe.

Ti, me Hashim Thaqin dhe me klanin Pronto, ia qitet futën e zezë Dardanisë dhe të gjithë shqiptarisë. Dardania, gjithmonë sherrin ia ka parë Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe tani të  Edvin Kristaq Ramës, pasardhës i denjë i tij. Do të thosha, eh, nuk ka më Avni Rrustema, i cili, sikur Esat Pashë Toptanin do ta përfundonte misionin e tij heroik e patriotik në pastrimin e zagarëve të Serbisë, pjesëmarrës në përgatitjen e marrëveshjeve përfundimtare, duke falë pjesë të Dardanisë dhe, njëherit, sipas kësaj kornizë, i bie se po e formoni një Palestinë të re në Ballkan dhe në zemër të Evropës.

Paqe ne mes të këtyre dy popujve kurrë nuk do të ketë përderisa Evropa nuk ia jep Serbisë karakteristikat e shtetit kriminel e gjenocidal.

Asnjë fjalë për gjenocidin serb në Dardani që i bie, amnestim dhe favorizim i Serbisë në mënyrë të hapur dhe zyrtarisht në emër të Evropës.

Vizitat e Kristaqit në Hagë të mikut të tij e i Vuqiqit, i cili ngarkohet me akuza të rënda për krime ndaj shqiptarëve, lenë me kuptue se, pasi kjo gjykatë është kryekëput politike, në favor të realizimit të programeve rreth ndarjes së Dardanisë e që përkohsishtë e shpëtoi Prokurori Amerikan, Jack Ëilliamson dhe mundësitë për amnestimin e tij dhe përfundimin e misionit famëkeq, për të cilin tani po përkujdeset Kryetari i Francës Macron duke e përfshirë fatkeqësishtë edhe Kancelarin gjerman, Scholc.

Dhe, aty ku është Franca, mike historike dhe e shekullit 19-të e Serbisë e cila edhe ndau veriun e Mitrovicës, aty, nuk ka asgjë të mirë për popullin shqiptar, me theks të veҫantë atij të Dardanisë.

Tani, në këtë “ Kornizë të re”, nuk përmendte pavarësia e Dardanisë por, gjoja “për një realitet të rinjë”, që i bie suspendim i përkohshëm dhe asesi për njohje reciproke, por, diku pas dhjetë vite kjo ҫështje, tani të vihet në rend dite, flet aq shumë dhe paraqetë aq rrezik sa që, më kohëzgjatje, Serbisë ia mundësonë që në pritje të ndryshimeve në Uashington dhe në Evropë, t’i ipet shansi që Dardaninë ta kushtëzojë dhe shantazhojë deri në maksimum.

Këto politika janë mirë të koordinuara në mes të Serbisë ku fjalën kryesore e ka kisha kriminale othodokse serbe, prandaj edhe mund të thuhet se janë përgatitë në kancelarit e Serbisë mu sikur Raporti i Dick Martit.

Përderisa pritej që Serbinë ta shpallin agresor, asaj, i ofrohet ndihma maksimale, duke e shpallur fuqi politike dhe ekonomike në Ballkan, duke mos i përmendur askund dëmet ekonomike të luftës agresore të vitit ‘99 e cila duhet t’ia kompenzoj shtetit të Dardanisë.

Më një fjalë punë Evrope me zagarët shqipfolës që, anipse nuk na ndihmon asgjë, por që historia do t’i dënojë, përderisa shqiptarët do të mbesin popull nomad duke u shëtitur nëpër rrugët e Evropës dhe botës.

Shprazja e shtetit të Dardanisë nga të rinjë e të vjetër, me ndihmen edhe të bashkëpunëtorë e të brendshëm, nuk është e rastit.

 

Përse paskemi luftu. Përse u flijuan bijtë dhe bijat tona?

 

Për të mbetur nën thundrën e Serbisë, e cila në vendë se të dënohet, ajo, zyrtarishtë po favorizohet dhe atë edhe me pranimin, angazhimin dhe ndihmën e kryeministrit ashqiptar, i cili, tani po vërtetohet se, hezitimi i nxjerrjes së Rezolutës për krimet serbe në Dardani, iu ka dështë pëlqimi i Vuҫiqit.

Edhe në bazë të Kushtetutës, ҫështja e “ Kornizës së re”,duhet të diskutohet dhe vendoset në Parlament.

Nëse, ende ka vërtetë shqiptarë, apriori duhet të refuzohet një propozim i tillë dhe, bisedimet të vazhdohen, vetëm atëherë kur Serbia të kërkon falje, të angazhohet për kthimin e të zhdukurve me dhunë dhe ta njeh Dardaninë, që i bie se po bisedojnë dy shtete të pavarura e të barabarta.

Aty, ku Franca ka dorë, ndarja e veriut bashkë me agjentin e tyre, Hashim Thaҫin, Dardania kurrë nuk do ta realizojë të drejtën e saj historike.

Lojërat e Evropës me ndihmën e pa rezervë të Kristaqit dhe presidentit Macron tani i dalur haptas në përkrahje të Serbisë, në mënyrë perfide po ia mundësojnë asaj daljen në detin Adriatik, si fuqi ekonomike, politike e ushtarake, ëndërr e kahmotshme, përsëri me ndihmën e Evropës, njëherit që është edhe qëllim i dobësimit të shtetit shqiptar, pastaj, më një bashkim apo heqje të kufijve, edhe të një bashkimi artificial të cunguar të Dardanisë më Shqipërinë, që i bie edhe okupimit total të dy shteteve dhe realizimit të idesë së Titos dhe Enverit, krijimi i një Federate me Jugosllavinë alias Serbinë që njëherit se është edhe fundi i Dardanisë.

Opozita, sipas sjelljeve të saj anti shtetërore e në favor të Serbisë, është e gatshme që një kornizë të tillë ta miratoj ashtu sikur i ka miratuar të gjitha marrëveshjet e deritanishme të dëmshme dhe të rrezikshme në kuadër të koalicionit PANA-Pronto, si rezultati i asaj që po e përjetojmë sot, si rrezik për të ardhmen tonë.

Pasi Evropa qëndron prapa kësaj ideje katastrofike për Dardaninë me elemente raciste, diskriminuese deri në maksimum, ku vërtetohet me mosliberalizimin e vizave duke na mbajtur të mbyllur sikur mos të ishim qenie njerëzore, shtrohet pyetja, pse duhet ta respektojmë këtë Evropë të qoroditur e cila del në përkrahje të Serbisë kriminale njëashtu sikur të dalësh në përkrahje të Rusisë e cila po  ushtron gjenocid ndaj popullit ukrainasë.

Ju, pra, Evropa, po e legalizon, krimin, terrorizmin, përndjekjën e shqiptarëve që nga viti 1844-1999, duke i detyruar ata që më dhunë t’i lëshojnë tokat Iliro-Dardane të cilët ishin këtu para 2000 vite para se të shpërngulën çergarët serbë nga shpellat e Karpateve, e pastaj me ndihmën e Rusisë cariste, vrajtën, masakruan dhe i përzuan shqiptarët për t’u vendosur në trojet e tyre në të cilat gjenden edhe sot që përbëjnë mbi 2/3-tat e shtetit të Serbisë së sotit.

Ndoshta, me qëllim po doni të na detyroni që të mbrohemi me metoda destruktive dhe, nëse duhet ta riformojmë shtetin e ri më forcat tona, i bjen mos zgjedhje e metodave dhe mos falenderim askujt për lirinë dhë pavarësinë.

Kjo kornizë e re, ka ra sikur reja prej qiellit të kthjelltë sepse, mohohet e gjitha ajo sakrificë për ta blerë liberalizimmin e vizave, për të na njohur pesë shtetet e Evropës që nuk qojnë peshë, edhe pse falem territor që edhe pse na premtuat na keni mbajtur vjerrë me vite duke na premtu e mashtru.

Për udhëheqjen aktuale e zgjedhur nga populli më shumicën e votave së pari herë në historinë tonë e që i kam votuar në mërgim dhe përkrahur pa rezervë, po të isha në vendin e tyre, këtë “ Kornizë të re” të turpit dhë tradhëtisë, poshtëruese, nënҫmuese e diskriminuese ndaj Dardanisë, me siguri se nuk do ta votoja dhe njëherit t’i kërkoni Parlamentit që mos ta votojë.

Ju, jeni ballhapur sepse nuk jeni nënshkrues të këtyre marrëveshjeve, në të vërtetë i keni kundërshtuar zëshëm me metoda demokratike dhe tentuat të shpëtoni atë që mundeni por, gjeneza është e kahmotshme dhe të shantazhuarit nuk patën guximin t’i kundërshtojnë.

Nëse, për Evropën gjaku i shqiptarëve është i barabartë me ujin e kanalizimeve, sipas tyre, atëherë pse duhet ta dëgjojmë e ta respektojmë. Na keni mbështetur për muri, jo njëherë dhe tani po provoni përsëri, NO PASARAN.

Zonja Presidente, zoti Kryeministër, zoti Kryeparlamentar, nëse Parlamenti e miraton një dokument të tillë antishtetëror, do të largohej me dinjitet nga pushteti që kur të kalojë rrugës nesër si qytetar i thjeshtë por me dinjitet e krenari, sepse, populli, në vende se t’u pshtynë në fytyrë, do të përkulet para juve.

Atehere, ju do të jeni ata, ashtu siҫ edhe i keni premtuar popullit se, nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke ligjërishtë të obligueshme, nuk do të shkelni mbi gjakun e mija dëshmorëve, martirëve, mbi gjakun e Familjes Emblematike Jasharaj dhe shumë familjeve tjera, mbi betimin e Rilindasëve për një Shqipëri natyrore etnike.

Momentet historike, i kanë nxjerrë në sipërfaqe fytyrat të ndritura kombëtare por edhe tradhëtar më dëmkë, prandaj, bëhuni ju njëri ndër ata që i qëndruat popullit dhe kombit tuaj besnik dhe të paluhatshëm.

Do të jeni shembull për gjeneratat e reja. Pushteti, nuk është i përjetshëm.

Hafiz Shala

New York

18 shtator 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat