I gjithë skenari i krimeve.../ Investimi miliona euro për mbrojtjen e vrasësve të ushtarakëve

Opinione

I gjithë skenari i krimeve.../ Investimi miliona euro për mbrojtjen e vrasësve të ushtarakëve

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 9 tetor 2022 Në ora: 20:56
Idriz Zeqiraj

Lufta në Kosovë, e provokuar dhe e nismuar nga Serbia, shpërfaqi edhe infektimin e bërë nga pushteti i gjatë serbo-sllavë, tek individë dhe grupe, me frymëzimin ekstremisht të majtë, përkatësisht, me ideologjinë sllaviste-staliniste. Ishin emisarët komunistë jugosllavë, të cilët themeluan Partinë Komuniste Shqiptare, më 8 nëntor 1941, në Tiranë. Ata zgjodhën Kryetarin e kësaj partie dhe disa nga byroistët kryesorë të partisë.

Qysh në emërtesën e parë, termi "parti komuniste", tingëlloi dyshues e shqetësues për shqiptarët. Sepse i kopjuar nga vatra e komunizmit sovjetik, prkatësisht, Rusia ishte dëshmuar si antishqiptare qysh në Kongresin e Berlinit, më 1878, në Konferencën e Lindrës, më 1913 dhe në vijimësi. Emisarët jugosllavë, të dërguar nga Partia Komuniste Jugosllave, si këshilltar, pranë Shtabit të Përgjithshëm Nacional Çlirimtar, si dhe pranë Brigadave Partizane dhe realizuan përçarjen e luftëtarëve shqiptarë, deri në luftën civile , qytetare ndërshqiptare.

Instruktorët jugosllavë thelluan përçarjen, deri në armiqësi të hapur. U harrua pushtuesi nazi-fashist. Përgjatë luftës filloi përdorimi i metodave sovjetike staliniste si: vrasjet prapa shpine; ekzekutimet me gjyqe partizane, kinse, të dyshuar për koloboracion me armikun; deri ke izolimet në burgjet e improvizuara rurale të kundërshtarëve politikë. Kështu, me ndihmën e drejtëpërdrejtë sovjeto-jugosllave, komunistët e Enver Hoxhës erdhën në pushtet.

Arrestimet e bëra përgjatë luftës, sidomos, pas Kongresit të Përmetit, më 24 maj 1944, të burgosurit i bartën në burgjet e gatshme, të ndërtuara nga italianët, sidomos ato të Sigurisë së Lartë. Tashmë, SHBA, Anglia dhe disa shtete ligjore e demokratike, kishin larguar stafin diplomatik nga Shqipëria, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Pushteti komunist në Shqipëri aplikoi metodat staliniste të sundimit të egër: ndalimin e pluralizmit politik në Shqipëri; filloi gjyqet tipike tej fashiste, kundër partive rivale, duke ekzekutuar me gjyq e pa gjyq dhe zhdukje kufomash, të kundërshtarëve politkë.

Terrori komunist kulmoi, me dënimin në grup të deputëve demokratë, në vitin 1946 me dënime kapitale vrastare dhe burgime dekatore. Diktatori stalinist, Enver Hoxha, do ta sundonte Shqipërinë për 45 vjet radhazi, me terror, plumba, burgje, internime, përgjime tipike inkuzicioniste e fashiste.

Bëra këtë hyrje përshkruese të Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, deri në pluralizmin shqiptar të viteve `90-a, për ta bërë krahasimin e veprimeve krimimnale të komandantëve byroistë komunistë, të diktatorit të urryer filosllav, Enver Hoxha, me të bëmat kriminale të disa "komandantëve të UÇK-së", në luftën dhe pas Luftës së Kosovës. Njësoj, si partizanët komunistë, të cilët, në vend të luftës për çlirim, e konvertuan atë në luftën qytetare, duke i vrarë kundërshtarët pollitikë. Pikërisht, për këtë, të gjitha shtetet e rrjeshtuara përkrah Aleancës Ushtarake, kundër pushtuesëve nazi-fashistë, vetëm Shqipëria nuk përfitoi reparacionet, dëmshpërblimin për luftën, me refuzimin sqarues se "shqiptarët luftuan mes veti", pra, bënë luftë qytetare.

Rrjedhimisht, e majta ekstreme e Kosovës, e tufëzuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), e cila fshihej pas një emërtese fiktive, sepse as nuk ishte "lëvizje" dhe aq më pak "popullore", por një grupim ideologjik ultra majtist, me ideologji sllaviste-staliniste. LPK-ja që nga vitet `-80-a, ishte marrë me vetën e saj, në garë kush do të ishte i parë. Disa syrësh ishin dërguar në Mërgatë nga UDB-a jugosllave, për përgjimin e bashkatdhetarëve të tyre. Ata ishin pjesë të këtij grupimi, që shërbyen në logjistikën e vrasjes së trefishtë: Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.

LPK-ja bojkotoi dhe sabotoi të gjitha organizimet financiare të vëprimtarëve të Mërgatës shqiptare, qoftë ato, për zbutjen e varfërisë, më saktë, mbijetesën e popullatës të Kosovës, qoftë begatimin e Fondit shtetëror, të shprehur në 3 %-in obligativ, gjithnjë, si përgaditje për një luftë të pritshme. Për ta thelluar sabotimin dhe zhvatjen e mërgimtarëve, LPK-ja themeloi Fondin privat-partiak, me emrin emocional "Vendlindja thërret".

Thirreshin në emër të luftës, por, në fakt, duke vjelur para në dorë, ky Fond u keqpërdorë dhe një pjesë mbeti xhepave të aktivistëve dhe disa milionë i grabiti, dhunshëm, Hashim Thaçi, duke kërcënuar me jetë shefin e këtij Fondi, Jashar Salihun dhe familjen e tij. Ai u shua kësaj bote, në rrethana të dyshimta, në spital dhe "për t`i vënë kapak", Hashimi, në stilin e tij unik, e shpalli Jasharin Hero të Kosovës!

Në prag të Luftës në Kosovë, u ashpërsua edhe lufta e klaneve brenda e LPK-së në Mërgatë. Në lojë hyri edhe Tirana zyrtare, e cila mbështeti klanin të dominuar nga drenicarët. Ky klan bëri puçin në Kryesinë e LPK-së, duke akuzuar dhe përjashtuar Kryetarin, Kryesinë, për të marrë fletushkën përçarëse dhe antikombëtare "Zëri i Kosovës" dhe Fondin "Vendlindja thërret"!

Oficerët shqiptarë të karrierës, të shkolluar në Akademinë Ushtarake Jugosllave, për t`u rrjeshtuar në mbrojtjen e Atdheut-Kosovë, të strehuar në Gjermani, Zvicër e gjetkë, ishin organizuar me kohë. Por, me konsultim dhe koordinim me Qendrat e Vendosjes, Evropë dhe Amerikë, ishin në gadishmëri.

Presidenti Rugova kishte hedhur bazën e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës, më 28 nëntor 1990, duke emëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e Sherbimit Informativ. Ky datim shënon edhe themelimin e UÇK-së.

Social-komunistët shqiptarë në pushtet, nuk e donin luftën në Kosovë, donin statusquonë. Dhe, këtë nuk e fshehen, kur kreu i tyre deklaroi se "kryeqyteti i Kosovës është Beogradi!" Si kundërvënie të ushtarakëve profesionistë institucionalë të Ibrahim Rugovës, ata, pra, LPK-ja dhe zyrtarët e Tiranës, krijuan një "SHTAB të UÇK-së", në Hotel "Rogner", të cilin nuk e njihnin jo vetëm Institucionet e Kosovës, por as komandantët lokalë në Kosovë. Madje, si hakmarrje për këtë refuzim, i vunë në prita të policisë dhe të ushtrisë serbe, duke i eliminuar fizikisht!

Ata që përçanë shqiptarët në Mërgatë, penguan bashkimin e faktorëve ushtarakë, në Mbledhjen e Osllos, në Norvegji. Pra, sabotuan, qëllimshëm, luftën në Kosovë. Dhe, këtë e pranojnë edhe krijuesit e asaj UÇK-je të LPK-së, duke i cituar me emër e mbiemër, në mes tyre, akuzë për tradhtinë e krerëve të LPK-së, dikur, tani të PDK-së, ka bërë dhe vazhdon të bëjë edhe Jakup Krasniqi. Ai dhe të tjerët thonë se "UÇK-në e LPK-së e sabotuan dhe nuk arritën kurrë ta fusin në luftë me formacione ushtarake: Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri Veseli.

Kur ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, me oficerët tjerë institucionalë, siç njiheshin oficerët e FARK-ut, përgatiten infrastrukturën e nevojshme për luftë, siç ishte ngritja e pikave stërvitore, për ushtarët dhe krijimin i brigadave të para, SHTAB-istët e LPK-së, vranë zëdhënësin e parë të UÇK-së, Ali Ukaj, gazetar. Ekzekutuan, zyrtarisht, ministrin e Mbrojtjes, Kolonel Krasniqin; për të vazhduar me shefin e logjistikës, Ilir Konushevcin dhe doktorin Hazir Malaj; oficerin Sadri Ramqaj; vranë në prita kontraktorët e ushtrimoreve në Kolsh e Kalimash të Kukësit dhe në Papaj të Tropojës, përkatësisht, Rushit Elezin nga Kukësi, Muharrem Tafën, nga Tropoja; Qazim Jakupin; vëllezërit Ibrahim dhe Rexhep Nikçi; dhe të tjerë, të gjithë brenda territorit të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, nga listimet emërore, të bëra nga SHTAB-i i "Rognerit", vazhdonin atentatimet brenda Kosovës, kryesisht, ushtarakëve të FARK-ut; bashkëpunëtorët e Presidentit Rugova; veprimtarët LDK-së; gazetarët me integritet e guxim qytetarë, të cilët i denonconin dhe i dënonin këto vrasje; por edhe brenda llojit, kuadrot e hershëm të LPK-së, në mes tyre edhe Behajdin Hallaçi, Shaban Shala, Ismet Jashari Kumanova dhe të tjerë!

Fillimisht, Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, botoi librin për krime faktike të disa komandantëve të UÇK-së, kryesisht, shqiptarë, thjeshtë, kundërshtarë politikë. Pastaj ngriti akuza ndaj disa komandantëve kriminelë. Disa syrësh u dënuan, por disa të tjerë paguan majmë dhe u liruan. Njëri nga avokatët e zëshëm, do të thoshte se "X.Y. komandantit, liria i ka kushtuar 11 milionë euro! 5 (pesë) milionë i kam marrë unë me ekipin tim. Por, asnjëherë nuk përmendi pafajësinë! Tani mbronë njërin nga katërshja e të akuzuarëve në Hagë.

Më vonë senatori zvicran, Dick Marty, bëri libër dhe rezolutë, njëherësh, kundër Hashim Thaçit dhe disa komandantëve të tij. Në mes tjerash, akuzoi komandantët e UÇK-së, për transplantim dhe trafikim organesh.

Në të ashtuquajturën "Shtëpi e Verdhë", kishin qasje disa komandantë të ushtrimorës të Fullqetit, komuna Klos e Matit. Sigurisht, ajo përdorej për izolim, burg e torturë e, ndoshta, edhe vrasje. Kur një ekipë mikste, e përzier, të huaj dhe shqiptarë, të cilët do të hetonin se çfarë po ndodhë në atë shtëpi rrënzë pyellit. Por, të zotët e shtëpisë, Katuçët, i sulmuan me mjete rrethanore, duke ua ndersyer edhe qentë. Kështu ngjallën dyshimin e misterit, të përfolur ndër vite.

Arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, me akuzat e rënda", për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit", po politizohet panevojshëm, qëllimshëm dhe po falsifikohet vrazhdësisht. Dhe, kampanjen falsifikuese e udhëheqin pushtetarët e djeshëm dhe të sotëm nga Kosova dhe Shqipëria. Në akuzat kundër të pandehurëve në Hagë, as që përmendet akuza e Dick Marty-së, për transplantim dhe trafikim organesh.

Libri i Dick Martysë, në faqet e tij, shpërfaqë krime faktike rrënqethëse, që, tashmë, janë denoncuar në Kosovë. Këto krime, shumë qindra torturime dhe vrasje politike, janë denoncuar edhe nga njerëz e media vendore, në Kosovë, të cilat dëshmohen me varre, buste dhe shtatore, anekënd Kosovës.

Prandaj, me kot lehin e zhurmojnë maskarenjtë, mbrojtës të krimit dhe të kriminelve, që nga kryeministri monstrum shqiptar, Edwin Rama; matrapazi dallaveraxhi, Behxhet Pacolli, i cili kërkon që hisedar në sundimin e Veriut të Mitrovicës të jetë edhe Beogradi; ish-presidentët e padinjitetshëm të Shqipërisë, të prirë nga Rexhep Mejdani, sabotator i luftës të Kosovës, i cili, turpërisht e rrugaçërisht, është i pari, i cili e quajti Presidentin Rugova "tradhtar", kur, dhunshëm, u muer peng në Beograd!

Në mënyrën më të pazakontë, por edhe më të turpshme, burgu i Hagës është bërë si Meka arabe, për pelegrinazh horrakësh e provokatorësh të shqiptarëve njerëzorë, duke i rivrarë qindra viktimat, për motive politike, si dhe duke lënduar shumë mijëra familje. Kjo turpëron edhe Evropën, e cila, zvarritë, panevojshëm, kinse, hetimet, edhe pse krimet kanë qenë të listuara, të ngeshme dhe gjysmë-legale, në pritje të milionave korruptive, për ta blerë lirinë.

Gjithashtu, është një "e fshehtë publike", bashkëpunimi korruptiv i UNMIK-ut, me komandantët pushtetarë kriminelë dh.e bandat e tyre në Kosovë. Shumicën absolute të krimeve, i ka zbuluar, lehtësisht, ka arrestuar kriminelët faktik dhe, sërishmi, i ka lënë të lirë, ose i ka dënuar, simbolikisht, duke i liruar, madje të gjithë pa plotësuar dënimin! Por, qëllimshëm, i ka heshtur ideatorët, projektuesit, porositësit, sponzorizuesit e vrasjeve politike, edhe pse kanë emër dhe mbiemër. Këtë e dinë mirëfilli ndërkombëtarët dhe shqiptarët, të cilët, në të gjitha sondazhet, në masën tej 85 %, kërkojnë ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve.

I gjithë skenari i krimeve, që nga sabotimi i luftës të Kosovës dhe dështimi total i çlirimit, ose të paktën, i rezistencës dinjitoze të shqiptaëve, në këtë luftë, është huazuar nga Lufta e Dytë Botërore, nga partizanët komunistë të Enver Hoxhës, të cilët luftën për çlirim, e kthyen në luftë qytetare, kundra-shqiptare. Ata nuk arritën ta zhvillojnë asnjë betejë, të mos flasim për të qenë ballore. Kjo u konfirmua në një seminar, të organizuar në Durrës, me studjues e historianë botërorë e vendorë, të cilët kanë pasur për objekt studimi LDB. Seminarin e menaxhoi një Prof. Dr., amerikano-kanadez, me temën fikse:"A ka pasë luftë çlirimtare apo qytetare, në Shqipëri?"

Habinë dhe kundërshtinë e "historianëve" shqiptarë, të prirë nga falsifikatori monstum, Paskal Milo, e amortizoi, lehtësisht e bindshëm, organizatori dhe menaxhuesi i këtij seminari, profesori universitar, amerikano kanadez, me pyetjen pykuese, drejtuar auditorit prezent: "Na sillni, një dëshmi, qoftë edhe për një betejë, të bërë nga partizanët e Enver Hoxhës, kundër pushtuesëve italianë apo gjermanë, përgjatë LDB, duke dhënë vendin, kohën, rezultatin - fitoren apo humbjen e betejës"? Heshtje varri! Më në fund, u dëgjua një zë i çjerrë, bëlbëzimet e Paskal Milos, i cili ishte konfuz, me retorikë boshe, pa sjellë asnjë përgjigje konkrete. Konkluzioni nga seminari në fjalë ishte i saktë: Asnjë betejë kundër pushtuesëve!

Por, drejtuesi i seminarit, historiani amerikano-kanadez, studjues shumë-vjeçarë i LDB në Shqipëri, numëroi dhjetra beteja e krime të partizanëve të Hoxhës, kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë, të organizuar në "Ballin Kombëtar", të udhëhequr nga djali i Abdyl Frashërit, Mit`hati dhe grupimeve tjera nacionaliste, atdhetare. Rrjedhimisht, pushtetarët e Enver Hoxhës dhe historianët shqiptarë, të kohës, mashtruan dhe falsifikuan historinë. Lufta e proklamuar si çirimtare, rezultoi të ishte luftë e tëra qytetare, vëllavrasëse!

Mjerisht, komandantët të ideologjisë enveriste të Kosovës, kopjuan, në tërësi, skenarin e partizanëve të Enverit, përgjatë dhe pas LDB. Dhe, përgjakën popullin, Kosovën. Dhe, po të mos ishin ndërkombëtarët, qeveria e komandantëve do të vazhdonte me dajak e plumba dhe Kosova do të ishte po aq fashiste, sa edhe Shqipëria e Enver Hoxhës, për 45 vjetë radhazi.

Fatlumërisht, me buzëqeshjen e demokracisë, filloi edhe rishkrimi i shumëpritur i historisë së Shqipërisë.

Krijimi dhe ratifikimi i Gjykatës Speciale , u shoqërua me kundërthënie të shumta. Ishte edhe vet angazhimi i ambasadorit amerikan, i cili tha se "nëse Kosova nuk e jep aprovimin, atëherë vendoset në OKB". Kjo i trembi njerëzit e krimit dhe preferuan Hagën, meqë pazari i të akuzuarëve të mëparshëm, i kishte favorizuar. Por, shumë shpejt u penduan dhe tri partitë-banda: PDK, AAK, Nisma, u koalicionuan në akronimin PAN dhe kërkonin aleatë të tjerë, për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ndërkohë, reagimi i shteteve të Quintit dhe SHBA, ishte i ashpër dhe me porosinë kërcënuese, se pasojat do të jenë të paparashikueshme për Kosovën. Deshpërueshëm hoqën dorë nga veprimi i fshehtë dhe mafioz, PAN-istët rrast të inkriminuar.

Parlamenti i Kosovës, në përbërjen e të cilit ka disa dhjetra deputetë të inkriminuar dhe të tjerë të shantazhuar, aprovoi ligjin abuzues, turpshëm dhe skajshëm kriminal, për financimin e mbrojtjes të të akuzuarëve n Hagë, si dhe mbulimin e shpenzimeve, për vizitat e familjarëve të tyre.

Përgjatë vitit 2021 dhe 6 mujorin e parë të këtij viti, fondi shtetëror, për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara, në total janë shpenzuar nbi 11 mlionë e 500 mijë euro. Kemi të bëjmë me një abuzim, tërësisht, të paligjshëm të buxhetit të lodhur të shtetit të Kosovës.

Është jashtë çdo logjike, që një i akuzuar, të angazhojë për mbrojtjen e tij, deri në 5 (pesë) avoketër, të huaj të shquar në poshtërsi, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, zhvatës të kushtueshëm, aq më shumë kur pagesa është zyrtare. Praktika e angazhimit për mbrojtje, të avoketërve ndërkombëtarë, fillimisht, nga të akuzuarit e Gjykatës Ndërkombëtare, e njohur si Gjykata e Hagës, në vitet e para të pas luftës, ka dëshmuar për falsitetin e Gjykatës në fjalë. Janë këta avoketër, zhvatës të babëzitur, në bashkëpunim e koordinim me prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, që dhanë dënime qesharake, për makro krime makabre. Liruan dhe amnistuan kriminelë, krijues dhe udhëheqës të bandave vrastare, që kanë përgjakur Kosovën, duke ekzekutuar kundërshtarët politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës.

Investimi prej miliona euro, për mbrojtjen e vrasësve të ushtarakëve luftbërës, drejtues dhe fitues të betejave, në rastin konkret kolonelët Tahir Zemaj e Ahmet Krasniqit; gazetarët e krijuesit Enver Maloku e Xhemajl Mustafa; komandantët e luftës Ekrem Rexha e Smajl Hajdaraj; komunarët e suksesshëm Ukë Bytyçi e Ismet Rraci; arsimtarët Haki Imeri e Ismet Rrahmani; dhe shumë qindra të tjerë, për ta rrumbullakosur, të paktën, shifrën e 1.826 të ekzekutuarit, nga komandantët kriminelë, me bandat e tyre.

Dhe, duke i parë krimet, tashmë, të vërtetuara katërcipërisht, të komandantëve të harbuar, në krimet serike të kundërshtarëve politikë, është tmerrësisht provokative e lënduese, jo vetëm për familjarët e viktimave dhe të mijëra familjeve, që lidhën me familjet e viktimave, por edhe të shqiptarëve të përbotshëm. Prandaj, tolerimi i mëtejshëm i financimit të krimit dhe të kriminelëve, turpëron deputetët, të cilët aprovuan ligjin përkatës, qeveritë dhe qeverinë që vazhdon me këtë gjakderdhje financiare.

Përmasa e krimit është fatalisht skandaloze dhe ndërprerja e kësaj maskarade, poshtëruese për shqiptarët është domosdo akute. Aq më parë, kur kemi të bëjmë, qoftë me të abuzuarit e mëparshëm, qoftë të tashëm, me përjashtime të pakta, janë milionerë individualisht dhe familjarisht, të pasuruar në rrugë kriminale e hajni mujëshore.

E gjithë kjo është një zhvatje zyrtare e buxhetit shtetëror, për të akuzuarit e Gjykatës Speciale. Edhe partia e ardhur në pushtet, me premtimin e madh: "Kriminelët dhe hajnat në burg", mbeti vetëm premtim, sllogan i pa lëndëzuar! "Dje shanë, e sot lavdëron"! Rrjedhimisht, mbron krimin dhe kriminelët. Dhe, jo vetëm me fjalë, por edhe me financa, prej miliona euro. PAN-i është pjesë e krimit. LDK-ja, përkatësisht, klani patericë i PAN-it, ka aprovuar financimin, duke arsyetuar se "Duhet t`i mbrojmë njerëzit tanë"!?

Atëherë, kush duhet t`i thotë -STOP-, abuzimit unik financimit të krimit?! Duhet të trimërohet Qeveria Kurti, me atë guximin opozitar të djeshëm dhe fushatën premtuese, për luftimin e krimit vrastar dhe të hajnisë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat