Debate për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, Kosova nuk ka garanci: Ata nuk duhet të mbahen më shumë

Opinione

Debate për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, Kosova nuk ka garanci: Ata nuk duhet të mbahen më shumë

Nga: Ragip Guraziu Më: 10 tetor 2022 Në ora: 09:51
Ragip Guraziu

HAGË- Ditët e fundit disa zyrtarë të partive politike opozitare akuzuan institucionet e Kosovës se nuk po japin garanci për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mbrojtja e të akuzuarve të krerëve të ish-UÇK-së, kishte kërkuar më herët lirim me kusht për të akuzuarit, por kjo kërkesë ishte hedhur poshtë nga Dhoma e Gjyqtarëve të Apelit. 

Reagime nga qeveria dhe presidenca 

Por sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, “Kosova nuk është “shtet i tretë”, sepse Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës”. “Bazuar në dispozitat ligjore, garancia nuk kërkohet as nga shteti amë e as nga kryeministri i shtetit amë nga i cili vjen i akuzuari dhe të cilit shtet i takon sipas juridiksionit Gjykata Speciale. Pra, Kosova nuk mund të shërbejë si garantuese, ashtu siç po raportohet. Krahasimet e Gjykatës Speciale me gjykata ndërkombëtare sikurse me Tribunalin e Hagës janë të paqëndrueshme, si në raport me vetë gjykatat, njëra vendore e tjetra ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me personat apo institucionet që kanë pasur mundësi të ofrojnë garanci”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë. 

Edhe zyrtarë të presidencës së Kosovës thonë se Kosova në raport me Gjykatën Speciale është vend amë dhe nuk mund të japë garanci të tilla. “Çështja e garancisë është përmendur në mendimin e njërit prej gjyqtarëve të Gjykatës Speciale, por nuk është pranuar si opsion nga Paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara. Për më tepër, në mendimin e ndarë, gjyqtari Kai Ambos, i referohet qartë një shteti të tretë. Republika e Kosovës, me asnjë interpretim, nuk mund të konsiderohet shtet i tretë, sepse gjykata funksionon nën juridiksionin e Republikës së Kosovës. Kjo gjykatë është themeluar nga vetë Kuvendi i Kosovës si dhe vepron në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha këshilltari për media në Presidencë, Bekim Kupina. 

Ministrja e Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me gjithë debatin e ngritur rreth garancisë për ish-krerët e UÇK-së që të lirohen me kusht, deri tani Kosova nuk ka marrë kërkesa për garanci për të akuzuarit e Speciales. 

Ekspertët: Kosova mund të konsiderohet si vend i tretë 

Njohës të çështjeve juridike thonë se në raport me Gjykatën Speciale Kosova mund të konsiderohet në këtë rast si vend i tretë. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për drejtësi i tha DW-së, se shtetet sponsorizuese të Gjykatës Speciale nuk mund të dalin garant për të akuzuarit, sepse në perceptimin publik, kjo mund të cilësohet ndërhyrje në drejtësi. 

“Vend i tretë për të dhënë garanci lidhur me të akuzuarit në Hagë, është edhe Kosova, ose thënë ndryshe është vendi i parë në raport me shtetet tjera. Shtetet e fuqishme që kanë qenë sponsorizuese dhe promovuese të Gjykatës Speciale nuk dalin garant, sepse mund të konsiderohet si paragjykim dhe një lloj ndërhyrjeje në procesin gjyqësor, për shkak se kjo gjykatë financohet kryekëput nga këto shtete, prokurorët dhe gjykatësit vijnë nga këto shtete. Shtetet demokratike i kushtojnë rëndësi jo vetëm pavarësisë në ligj dhe procedurë, por edhe në dukje, dhe perceptimit në publik, thotë Ehat Miftaraj. Sipas tij, të akuzuarit në Hagë kanë qenë jashtëzakonisht bashkëpunues, dhe në bazë të praktikës, ligjit mbi dhomat e specializuara dhe rregullave të brendshme nuk do të duhej të mbahen më shumë së një vit në paraburgim. 

“Në skenarin më të keq, me ose pa garanci nga Kosova ose një shtet i tretë, në momentin që gjykimi kalon në shqyrtim gjyqësor, të akuzuarit mund të mbrohen në liri. Përjashtimisht, kjo masë mund të ndryshojë, nëse nuk i respektojnë masat dhe kufizimet që mund t’u përcaktojë gjykata. Nuk ka logjikë që një proces gjyqësor i drejtë, që promovon të drejtat dhe liritë e të pandehurve, t’i mbajë në paraburgim të akuzuarit pesë vite, aq sa pritet të zgjas procesi gjyqësor në shkallë të parë”, thotë Ehat Miftaraj. 

Krocia hedh poshtë lajmet për ofrim garancish 

Mediet në Prishtinë si dhe në Serbi, njoftuan duke ju referuar ish-kandidatit për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hysen Berisha, se “Kroacia ka ofruar garanci për lirimin me kusht nga Gjykata Speciale të krerëve të UÇK-së”. Por, kjo u hodh poshtë nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq. 

“Kjo është e pamundur, nuk mund të jap garanci të tillë, sepse kjo nuk është kompetencë e imja”, tha Milanoviq gjatë një vizite në qytetin kroat, Sisak. 

Gjykata Speciale në Hagë konfirmoi në tetor të vitit të shkuar aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, të cilët tashmë po gjykohen në Hagë të akuzuar krime lufte. 

Ata dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Sipas prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara, këto vepra janë kryer ndërmjet marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. 

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet se nuk i është trembur kurrë thirrjeve për dëshmi të Gjykatës Speciale të Hagës. 

Në një intervistë për Ora News, Haradinaj tregon se ishte i detyruar nga rrethanat për luftuar “për mbrojtjen e familjes së vetë dhe njerëzve të pafajshëm”. 

“Unë kam shumë njerëz të vrarë për të mbrojtur civilët, dhe nuk i trembem asnjë ftese, asnjë gjykate”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se ‘sa herë është thirrur nga drejtësia ndërkombëtare në të kaluarën, ka dhënë dorëheqjen, ka vërtetuar pafajësinë dhe është kthyer në shtëpi’. 

Referuar një rikthimi të mundshëm para dyerve të drejtësisë, Haradinaj është shprehur se çështja e tij në gjykatë është konsumuar dhe nuk pret ta thërrasin më. 

“Kemi qenë pjesë të shqyrtimeve në vazhdimësi për 20 vite që i kemi kaluar këto peripeci, përballje. Unë kam kaluar në burg 4 vjet, i mbyllur në qeli. Kam pasur 8 vjet procese gjyqësore, ku nga të gjitha kam marrë pafajësinë. Por sa herë që kam pasur ftesë kam respektuar gjykatën, ligjin, duke e ditur se kush jam.  

‘’Nëse unë jam ai që kam marrë pushkën për të mbrojtur nënën time, Suzanën, gruan e Shkëlzenit e fëmijën sa grima (e vogël) pse t’i frikësohem gjykatës. Nuk i frikësohem as gjykatës as Zotit. Se para Zotit jam me të drejtën. Kam mbrojtur njerëz që e  kanë pasur të rrezikuar jetën. Më 24 mars 1998, unë në familje kam qenë i sulmuar, e gjithë familja i madh dhe i vogël do kishin qenë të vrarë si Jasharët”, ka thënë Haradinaj. 

Pjesë nga biseda: 

‘’Fjala trembje është e gabuar. Ai që ka shkuar për të luftuar ka mbrojtur familjen e vet, ka mbrojtur njerëz të pafajshëm. Ai është në të vërtetë njeriu më i lumtur në botë dhe se tremb asgjë. Pra ai njeri që ka dalë dhe për ta vendosur veten e vet përballë, unë kam shumë njerëz të vrarë për të mbrojtur civilët, dhe nuk i trembem asnjë ftese, asnjë gjykate. Ju keni veprimet e mija në të kaluarën.’’  

Sa herë që jam thirrur kam dhënë dorëheqjen, kam shkuar, kam vërtetuar pafajësinë time dhe jam kthyer në shtëpi. Populli më ka përkrahur shumë atëherë në çdo aspekt. Tani nuk jam subjekt i hetimeve për shkak se janë konsumuar hetimet. Kam kaluar dy herë në procese gjykimi te një gjykatë që si instancë është më e lartë se kjo. Kam pasur edhe një proces të tretë për akuzat që bën Serbia në Hagë. 

Janë përmbyllur në favor të pafajësisë time. Kjo ka ndodhur me mua dhe me bashkëluftëtarë të zonës time. Kemi qenë pjesë të shqyrtimeve në vazhdimësi për 20 vite që i kemi kaluar këto peripeci, përballje. Unë kam kaluar në burg 4 vjet, i mbyllur në qeli. Kam pasur 8 vjet procese gjyqësore, ku nga të gjitha kam marrë pafajësinë. Por sa herë që kam pasur ftesë kam respektuar gjykatën, ligjin, duke e ditur se kush jam. Nëse unë jam ai që kam marrë pushkën për të mbrojtur nënën time, Suzanën, gruan e Shkëlzenit e fëmijën sa grima pse t’i frikësohem gjykatës.  

Nuk i frikësohem as gjykatës as Zotit. Se para Zotit jam me të drejtën. Kam mbrojtur njerëz që e  kanë pasur të rrezikuar jetën. Më 24 mars 1998, unë në familje kam qenë i sulmuar, e gjithë familja i madh dhe i vogël do kishin qenë të vrarë si Jasharët. Kjo ka ardhur tre javë pas Jasharëve në Gllogjan. Unë kam marrë pushkën, kam mbrojtur nënën, babën. Baba ka mbrojtur veten, nëna ka mbrojtur veten, motra ka pasur pushkë. Gjithë familja me pushkë kemi mbrojtur veten. 

Cilësdo gjykatë i dal përballë, gjithë jetën. Kush ka problem me këtë të vërtetë, punë e madhe. Kësaj gjykate i kemi dhënë dhe kompetencat e një gjykatë Kushtetuese më vete. Është tërësisht e pashpjegueshme dhe rrethanë e re. Të gjithë këto, dikush i i ka bërë, dhe për fat të keq i kanë  bërë ata që janë atje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat