Të hetohet mafia e barnatoreve me ilaçe “në të zezë”

Opinione

Të hetohet mafia e barnatoreve me ilaçe “në të zezë”

Nga: Faton Mehmeti Më: 10 tetor 2022 Në ora: 20:16
Autori Faton Mehmeti

Kur flasim për krimet ekonomike s’ka si mos të përmendet krimi farmaceutik, krimi me barna.

Rreth 25 për qind e barnave në tregun kosovar kontrabandohen dhe hyjnë prej kanaleve jo të autorizuara për shitje. Më shumë se 20 mijë ton barna pa afat, të cilat janë jashtë përdorimit, qëndrojnë nëpër depo të ndryshme në Kosovë. Shteti në të kaluarën nuk ka ndërmarr veprime të forta për të parandaluar. Vetëm së fundi Dogana e Kosovës ka kontrolluar nëntë barnatore në Graçanicë, Ranillug, Shtërpcë e komuna të tjera, e ku kanë hasur në mallra të kontrabanduara.

Siç njofton Dogana, në gjashte prej barnatoreve të kontrolluara janë hasur 1000 artikuj të kontrabanduar. Sikur të punonin për shtet qeveritë e kaluara dhe të luftonin këtë dukuri, vendi do të përfitonte jo vetëm ekonomikisht por edhe në ruajte të shëndetit të qytetarëve. Dihet se tregu i zi me barna në Kosovë është një problem shqetësues, për faktin se edhe kontrabandimi me barna bëhet në të gjitha pjesët e Kosovës.

Produktet kontrabandohen lehtë, për shkak se janë të përshtatshme - janë produkte që paketohen lehtë, janë sasi të vogla dhe kanë vlera të larta. Gjithsesi edhe mungesa e vogël e inspektorëve ndikon në mbikëqyrjen e dobët tek barnatoret, pasi Kosova ka vetëm shtatë inspektorë farmaceutikë. Në këtë kuptim duhet shtohet numri inspektorëve, si dhe të hetohen lidhjet me farmacistëve me mjekët dhe furnizuesve me ilaçe.

Ekziston marrëveshje verbale mes këtyre treve për të shitur ilaçe të kontrabanduara me çmime të shtrenjta, ky krim ekonomik në dëm të qytetarëve të hetohet. Qytetarët po pësojnë nga kjo lidhje kriminale e banditëve dhe oligarkëve. Andaj, shteti të shtojë numrin e inspektorëve dhe të hetojë krimet në farmaci dhe depo të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat