Sfidat dhe niveli aktual i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Opinione

Sfidat dhe niveli aktual i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 13 tetor 2022 Në ora: 19:51
Prof. Dr. Musa Limani

Kosova, si dhe çdo vend tjetër në botë, ka kushtet dhe specifikat e veta të zhvillimit ekonomik e shoqëror. Siç është e ditur, zhvillimi ekonomik i një vendi, andaj edhe i Kosovës, në rend të parë varet nga vetë sistemi ekonomiko-shoqëror, si dhe posedimi i faktorëve të prodhimit. Ndërkaq, efikasiteti i faktorëve të prodhimit, varet nga sistemi ekonomik, përkatësisht politika e zbatuar ekonomike, me nënsistemet e saja: politikës fiskale, politikës kreditore dhe politikën së tregtisë së jashtme. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, efektet e politikës së zbatuar ekonomike shprehen nga futja në funksion e faktorëve të prodhimit, në një anë, dhe,  niveli i arritur i forcave prodhuese, në anën tjetër.Është për të konstatuar se Kosova posedon faktorët e prodhimit, veçmas resurset natyrore dhe kuadro të kualifikuara e të reja, që paraqesin parakushte dhe kushte zhvillimore. Mirëpo, edhe për rreth kësaj, si dhe veprimit të ekonomisë së tregut, për shkak të politikës së zbatuar ekonomike zhvillimore makroekonomike jo konsekuente, e në mungesë të profesionalizmit, që ishte pasojë e politikës destruktive kadrovike që e zbatuan të gjitha partitë që ishin në pushtet në periudhën e pas Pavarësisë, e deri në ditët e sotme, faktorët e prodhimit me të cilët posedon Kosova, nuk u mobilizuan sa duhet dhe nuk dhanë efektet e pritura dhe të mundshme.

            Në periudhën e UNMIK-ut, si dhe pas Pavarësisë, në çdo fazë zhvillimore, dominuan çështjet politike, duke e lënë të dorës së dytë zhvillimin ekonomik. S’ka dyshim se, Kosova si shtet më i ri në Evropë, së pari,si prioritet do t’i ketë çështjet politike. Mirëpo, edhe për rreth kësaj, zhvillimi ekonomik nuk është dashur të lihet pas dore, por është dashur të jetë po ashtu një ndër prioritetet kryesore të çdo qeverie, në çdo periudhë. Kjo aq më parë, se siç dihet, baza materiale e përcakton superstrukturën. Vetëdija e njeriut nuk e përcakton qenien e tij, por qenia e tij e përcakton vetëdijen. Nga niveli i zhvillimit ekonomik, varet edhe stabiliteti dhe qëndrueshmëria politike. Në varfëri, nuk mund të bëjshë as politikë të mirëfilltë, sepse populli kërkon punësim, ngritje të standardit jetësor etj., e pa zhvillim ekonomik nuk mund të arrihen këto qëllime, në një anë, kurse zhvillimi ekonomik nuk mund të bëhet me fjalë të mëdha e boshe apo me deklarata politike, siç ka ndodhur deri më tani në Kosovë, në anën tjetër.

Ndonëse, në periudhën e pas çlirimit, veçmas pas Pavarësisë (2008), janë arritur rezultate të konsiderueshme në zhvillimin ekonomiko-shoqëror, por jo edhe sa është mundur e sa është pritur. Ka shumë për të thënë për neglizhencën e qeverive të Kosovës, në zhvillimin ekonomik, por në këtë vështrim të shkurtër nuk mund të përfshihen të gjitha. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se,në Kosovë as që kishte, e as që ka, politikë adekuate zhvillimore makroekonomike. U la pas dore (vetvetes) sektori privat, që është bartës kryesor i zhvillimit ekonomik. Në mungesë të politikës konsekuente zhvillimore makroekonomike, kapitali privat u orientua kryesisht në lëmi e degë shërbyese, duke mbetur anash zhvillimi i lëmive e degëve prodhuese, që u shpreh edhe në formimin e një strukture shumë të pavolitshme ekonomike në Kosovë.

 

Andaj, zhvillimi ekonomik në periudhën e pas Pavarësisë u zhvilluar ad hoc, pa ndonjë politikë të mirëfilltë të zbatuar makroekonomike, në mënyrë parciale, pa koncept e strategji zhvillimore afatgjate, e pa ndonjë reformë (heq disa ndryshime në normat e politikes fiskale) rrënjësore ekonomike.Kështu, në saje të një politike jo konsekuente të zbatuar makroekonomike, sot Kosova për kah niveli i zhvillimit ekonomik, paraqet vendin më të pa zhvilluar në Ballkanin Perëndimor, në Evropë e më gjerë. Është për të potencuar se “pushtetarët” tanë, apo më mirë me thënë, të gjitha qeveritë, për të treguar se Kosova ka arritur rezultate të mëdha në zhvillimin ekonomik, atë e shprehin vetëm nëpërmjet numrave relativ, e jo edhe treguesve tjerë makroekonomik, duke prezantuar norma të larta të shtimit ekonomik 10,5%, 4,9% etj.  Kjo bëhet me qëllim qëopinionit të gjerë ti hidhet hi syve, kinse Kosova ka zhvillim më tëshpejtë në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani vetvetiu shtrohet pyetja. Nëse kemi zhvillim më të shpejtë, atëherë pse kemi trende dhe rrjedha të pa volitshme ekonomike në Kosovë dhe nivel më të ulët të zhvillimit të forcave prodhuese në rajon?!!Si rrjedhim, zhvillimi më i shpejtë, në një anë, dhe niveli më i ulët i zhvillimit të forcave prodhuese, në anën tjetër, nga aspekti ekonomik, nuk shkon, dhe janë kontroverse njëra me tjetrën. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, numrat relativ nuk paraqesin dhe prezantojnë gjendjen faktike të ekonomike, qoftë për kah niveli i zhvillimit apo strukturës ekonomike. Numrat relativ, në këtë rast, siç është norma e shtimit ekonomik, reflektohen si tëlartë, për shkak të bazës së ulët krahasuese. Në këtë rast, baza e ulët krahasuese, reflekton indeks bazik të lartë që reflekton në normë të lartë të shtimit, por nuk shpreh dhe nuk tregon ndryshimet dhe  gjendjen substanciale të ekonomisë. Nga kjo nuk është vështirë të konstatohet se, çdo parti që ishte në pushtet ka manipuluar dhe manipulon me këta numra relativ, sa i përket zhvillimit ekonomik. Prandaj, për fat të keq, asnjëra prej tyre asnjë herë nuk ka bërë analiza të përgjithshme mbi rrjedhat dhe trendet ekonomike në Kosovë. Kështu, asnjë herë deri më tani, as Qeveria e as Parlamenti nuk e kanë vurë në agjendën e tyre, shqyrtimin dhe analizën e ecurive ekonomike edhe pse ishin jo të mira. Kur dikush shkon të vizitohet te mjeku, ai të kërkon një analizë të përgjithshme për ta caktuar diagnozën. Kështu është edhe në ekonomi. Pa një analizë të përgjithshme ekonomike, nuk mund të hartohet e as të zbatohet politikë e mirëfilltëmakroekonomike. Andaj, kjo dukuri paraqet defektin më të madh të të gjitha Qeverive, përkatësisht të metën më të madhe të ekzekutivit në politikat e zbatuara zhvillimore makroekonomike. Në fakt, në Kosovë nuk pati, e as tani nuk ka, politikë të mirëfilltë zhvillimore makroekonomike. Me keqardhje duhet konstatuar se, politika e zbatuar ekonomike me masat dhe instrumentet e saj, nuk ishte në funksion të duhur në mbrojtjen dhe mbështetjen e subjekteve ekonomike. Në Kosovë, nuk u bënë kurrfarë reformash ekonomike dhe nuk u zbatua politikë ekonomike që do të ishte në funksion të zhvillimit të bizneseve, përkatësisht zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Në analizat makroekonomike, si tregues më relevant për të shprehur (mos) zhvillimin ekonomik, gjithkund në botë, merret BPV-ja, për një banor, si tregues sintetik global makroekonomik, i cili në Kosovë është më i ulëti në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, por nuk është i vetmi tregues. Merren edhe shumë tregues të tjerë, e me rëndësi të veçantë për të shpreh (mos) zhvillimin ekonomik, pos BPV-së për një banor, merret industrializimi, që definohet nga aspekti sektorial(transformimi i lëndëve të para në produkte finale), dhe teknologjik (perfeksionimi i teknologjisë së re prodhuese). Tani ne në Kosovë, çka mund të themi për industrializimin e ekonomisë sonë?!! Ndonëse, në këtë lëmi kemi disa ndërmarrje të mëdha e mjaft të suksesshme, por mund të numërohen në gishtërinjë. Në këtë lëmi kryesisht kemi mikro ndërmarrje rreth 99,0%, por jo sisteme të mëdha ekonomike, siç ishte dikur Kombinati i “Trepçës”, Kombinati “Agrokosova”, “Ballkani” i Suha Rekës etj. Dështimi më i madh në politikën e zbatuar ekonomike, pas çlirimit, duke mos lënë anash edhe shumë të tjera, ishte procesi i privatizimit dhe mos aktivizimi i Kombinatit “Trepça”, që do të ishte kurrizi dhe poli i zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.Për fat të keq edhe atë industri që e patëm e shkatërruam nëpërmjet procesit të privatizimit, me ç’rast objektet industriale u shitën pa kurrfarë kriteresh ekonomike, bile edhe duke iu ndërruar destinimin dhe shndërrimin e tyre në depo, objekte tregtare, kurse në truallin e tyre u ngritën edhe objekte të larta banimi. Kështu, Kosova nga aspekti i zhvillimit ekonomik gjendet në fazën e krizës, përkatësisht në stadiumin e parë të recesionit, e që e karakterizohet me: mungesëtë prodhimit vendor, strukturëtë pa volitshme ekonomike, me dominim të bujqësisë ekstensive e në mungesë të kapaciteteve agraro-industriale dhe të lëmive e degëve shërbyese, mungesë të kapaciteteve prodhuese industriale, normë të ulët tëpunësimit, e normëtë lartë të papunësisë, deficit të lartë të bilancit të tregtisë së jashtme, evaziontë lartë fiskal (30-40%), me nepotizëm, kleptokrati dhe korrupsion të theksuar, e kështu me rradhë. Kështu, nga ajo që u tha më lartë, nuk është vështirë të konstatohet, se politika zhvillimore makroekonomike e zbatuar deri më tani Kosovën e ka shndërruar në treg konsumues, të varur plotësisht nga tregjet e jashtme, që është karakteristikë e vendeve jo mjaft të zhvilluara të botës. Andaj, në mungesë të prodhimtarisë vendore, Kosova është e shtrënguar të importojë të mira materiale për nevojën e tregut të brendshëm mbi 80,0%. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, po të kishim zbatuar një politikë efektive makroekonomike, Kosova do të mund të prodhonte dhe do të prodhonte pjesën dërmuese të të mirave materiale, veçmas të atyre të “shportës” jetësore, pra, produkteve bujqësore, për të cilat kemi kushte të volitshme zhvillimore, por mungojnë kapacitetet përpunuese në bujqësi dhe degët e saj.

Tani, çka më tutje?

Siç dihet, Qeveria aktuale ka trashëguar shumë sfida e probleme politike, ekonomike, sociale e shëndetësore, nga Qeveritë paraprake, qësecila prej tyre, paraqesin problem në vetedhe pengesë serioze në zgjidhjen e tyre. Pos kësaj, ajo u përball me pandemi, dhe inflacion të theksuar, që paraqitnin dhe tani paraqesin problem në vete ekonomik e social. Me këtë rast, unë do tëpërqendrohem nësugjerimet e mia personale në politikat zhvillimore makroekonomike, që duhet tëzbatohen nga ana e Qeveria për mirëvajtje, rimëkëmbje dhe zhvillim perspektiv të ekonomisë së Kosovës, pa ndonjë qëllim të caktuar, por vetëm për të dhënë kontributin tim profesional-shkencor në qasjen e zhvillimit makroekonomik. Lidhur me këtë, në fillim po e tregojë njëbatutë (mesele-anekdotë). Bisedonin burrat në odë, në krye të oxhakut ishin ata me qyrkë, por nuk ishin aq të mençur. Bisedonin prap e marë, por nuk ia qëllonin. Njëri që ishte te deri, sepse nuk kishte qyrkë, por ishte më i mençur se ata që ishin nëkrye të odës (te oxhaku), u tha: Burra ashtu si thuani ju nuk është. Po mirë more burrë, na thuaj ti si është, e pyetën të tjerët. Jo as unë nuk e di si është, por ashtu si thuani ju nuk është.

Në vazhdim do t’i jap disa mendime të mia profesionale, rreth qasjes së zhvillimit makroekonomik që duhet të zbatojë Qeveria e Kosovës.

1. Nevoja e ndryshimit të politikave zhvillimore makroekonomike dhe politikës kadrovike.Duke u bazuar në trendet negative të treguesve global makroekonomik, sot është vështirë tënumërosh të gjitha pasojat negative që ka sjellur politika e zbatuar ekonomike jo adekuate, apo më mirë me thënë e gabuar e të gjitha Qeverive të deritanishme. Andaj, duke u bazuar në trendet dhe rezultatet jo të mira makroekonomike, me të drejtë mund të konstatohet se, Qeveritë e Kosovës, udhëhiqennga politika ekonomike katastrofale, në fakt as që kishim politikë të mirëfilltë zhvillimore makroekonomike. Prandaj, me qëllim që të evitohen të metat e politikave zhvillimore makroekonomike të deritanishme, Qeveria aktuale si organ ekzekutiv, me qëllim të krijimit të ambientit, mobilizimin dhe futjen në funksion tëtë gjithë faktorëve të zhvillimit në zhvillimin ekonomik, nevojitet që të ndryshoshoj qasjen, përkatësisht politikat e zbatuara makroekonomike të deritanishme, duke krijuar një sistem dhe politika ekonomike, qëstimulojnë, nxisin, orientojnë dhe japin kahjet zhvillimore andej kah është interesi i bizneseve vendore.Mirëpo, kjo nuk bëhet pa një politikë adekuate kadrovike, përkatësisht pa angazhimin e ekspertëve e profesionalisteve më eminent, me kredibilitet e përvojë në resorët përkatëse dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet institucionale dhe kadrovike për një zhvillim më adekuat dhe më të hovshëm ekonomik. Duhet flakur politika kadrovike destruktive e deritanishme e mbështetur në petkun partiak (militarizëm) dhe nepotizmin, si kriter kryesor nëpunësim, përcaktimin e udhëheqësve në institucione, organe e ndërmarrje publike. Kemi pasur raste kur në ministritë kryesore ekonomike, ministrat ishin historian, mjek, apo ishte punësimi i parë, si dhe këshilltar pa e përfunduar as fakultetin, e mos të flasim për përvojë të tyre. Çka është edhe më e keqja, Lidershipi(duke përfshirë edhe një numër të deputetëve) në Kosovë, për intereset e tyre, nuk zbatuan politikë të barabartë dhe unike për të gjitha bizneset. Me masa dhe instrumente të politikës së zbatuar ekonomike, sidhe nëpërmjet tenderëve favorizoheshin subjektet (bizneset) ekonomike që ishin dorë e zgjatur e pushtetarëve, apo të farefisit të tyre. S’ka dyshim se, politika e tillë u shpreh negativisht në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, si dhe bëri të mundur shpërndarjen e pabarabartë të pasurisë kombëtare, duke e orientuar atë kryesisht në kompani të mëdha, apo më mirë me thënë në “mafio-kompani-oligarki”. Është për të konstatuar se, politika e tillë e zbatuar ekonomike, disfavorizoi  dhe dëmtoi, jo vetëm bizneset që afarizmin e tyre e mbështesnin në veprimin e ekonomisë së tregut dhe ligjeve në fuqi, por edhe zhvillimin e gjithmbarshëm të ekonomisë së Kosovës, si në pikëpamje sektoriale ashtu edhe rajonale (territoriale). Prandaj, duke mos lënë anash edhe faktorët e tjerë, pikërisht politika e tillë kadrovike e ka sjellur ekonominë e Kosovës në krizë të thellë, në varfëri, në probleme të mëdha sociale dhe popullatën në një standard shumë të ulët jetësor.

2. Masat antiinflatore që duhet të ndërmerr Qeveria. Inflacioni në ekonomi, paraqet dukurin më negative (kancer), sepse çrregullon të gjitha rrjedhat ekonomike dhe çrregullon standardin jetësor të popullsisë. S’ka dyshim se, inflacioni bënë zhvlerësimin e shumë segmenteve ekonomike, por si rezultat i çmimeve divergjente relative, ai ka dy efekte të pashmangshme, e që janë: Ndikon në shpërndarjen e pabarabartë të tëardhurave dhe të pasurisë midisë klasave (shtresave) të ndryshme të popullsisë dhe në shtrembërimin e çmimeve relative dhe i outputeve të të mirave të ndryshme materiale, apo edhe ndonjëherë të outputeve dhe punësimit të ekonomisë në shkallë vendi.

Në literaturën bashkëkohore ekonomike, me inflacion kuptojmë rritjen permanente të çmimeve, apo deflatorin e Bruto Produktit Vendor,dhe zhvlerësimin e vlerëssë parasë vendore. Në këtë mënyrë, inflacioni zvogëlon fuqinë blerëse, pra kërkesën agregate efektive të popullatës (konsumatorit) dhe shprehet në uljen e standardit jetësor, që më së shumti godet shtresën e ulët të popullatës.

Andaj, hapi i parë që duhet bërëQeveria, me qëllim të ruajtjes së fuqisë blerëse të popullsisë, është rritja e vlerës së pagës nominale në pikëpamje relative, aq sa është përqindja (%) e inflacionit, në të kundërtën vjen deri te zvogëlimi i fuqisë blerëse të konsumatorëve. Këtë hap nuk e ndërmori Qeveria e Kosovës, kështu pagat nominale ngelën në vlerën e vitit 2011, kurse inflacioni rritej për çdo vit. Tani kemi një rritje permanente të inflacionit, i cili ka arrit nivelin dyshifror-19,0% (inflacioni galopant), kurse ende nuk kemi rritjen e pagave nominale (ndonëse ligji për nivelizimin e pagave është në procedurë), as rritjen e pagave minimale, e as të pensioneve. Me siguri ky proces do të zgjas ndoshta edhe me muaj të tërë. Në ndërkohë, “shporta” jetësore e konsumatorit ditë e për ditë po zvogëlohet. Me ç’rast pjesa dërmuese e popullatës së Kosovës, aktualisht po përballet me ekzistencën fizike, pra nuk po mund t’i përballojë nivelit të lartë të çmimeve me pagat e ulëta nominale. Kjo pjesë e popullatës për të mbijetuar, është e shtrënguar të marrë kredi konsumuese, të cilat në korrik të vitit 2022 arritën vlerën 2.023,8 milionë euro, nga 1.970,0 milion euro, sa ishin në të njëjtin muaj në vitin 2021, apo për 234 milion euro, ose 1,1 herë.

Qeveria po bënë përpjekje që me masa të ndryshme të ndikojë në stabilizimin e tregut të brendshëm dhe në një masë mbështetjen e konsumatorëve dhe të disa bizneseve. Për këtë qëllim, Qeveria shpenzoi qindra miliona euro, por efektet krahasuar me vlerën e shpenzimeve janë shumë të vogla. Masat ishin të njëhershme, parciale dhe jo adekuate, bile disa prej tyre ishin edhe kundër veprimit të ekonomisë së tregut (plafonimi i çmimeve), bile edhe qesharake, siç ishte ofrimi i ndihmave materiale në formë parash, apo “izoloni” shtëpitë. Dhënia e ndihmave në para, punëtoreve, pensionistëve, studentëve etj., ishte e njëhershme dhe jo serioze, dhe nuk përkon me karakterin institucional, siç është Qeveria. As punëtorët e as pensionistët, nuk kanë kërkuar lëmosh, por zgjidhje afatgjate të problemit, e që bëhet nëpërmjet rritjes së pagave dhe të pensioneve. Masa të tilla vazhduan edhe kohëve të fundit. Kështu, në mbledhjen e fundit (12.10.2022), Qeveria mori vendim që pensionistëve tu epenpër muajin tetoredhe nga 100 euro si ndihmë. Kjo paraqet një përbuzje dhe nënçmim të pensionistëve kontributpagues.  Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, pensionistët nuk janë shtresë sociale e popullsisë, por njerëz që kanë punuar e kontribuar dhe kanë krijuar të mira materiale dhe kanë ngritur infrastrukturën, të cilën,Qeveria që po na ofron “sadaka” po e shfrytëzon. Qeveria në të njëjtën kohë, më këso ofrimesh sociale për pensionist, sikur është shndërruar në Kryq të Kuq, apo Shoqatë bamirëse “Nëna Terezë”. Andaj, pensionistët nuk kërkojnë ndihmë e as lëmoshë, por të trajtohen nëmënyrë të drejtë si pensionist kontributpagues dhe t’u caktohet pensioni i merituar, jo ndihma sociale, siç është tani. Pensionistët kërkojnë pensionin e dinjitetshëm, atë që e meritojnë, por nuk do të lejojnë që edhe më tej të përdhoset dinjiteti dhe të nderkëmbët e drejta e tyre legjitime.

Në ekonominë e tregut vepron ligji i vlerës (oferta dhe kërkesa). Andaj, në ekonominë e tregut, shteti nuk ka kurrfarë tëdrejte të ndërhyjë në mënyrë administrative në përcaktimin e çmimit të plafonuar, siç ishte rasti me naftën dhe derivatet e naftës. Në veprimin e ekonomisë së tregut, intervenimi i shtetit në stabilizimin e tregut të brendshëm është nëpërmjet masave të politikës fiskale, por assesi në mënyrë administrative. Kështu, veprojnë të gjitha vendet ku vepron ekonomia e tregut. Unë personalisht kam propozuar që me këto masa të mbështeten bizneset, duke i ulë fjala bie akcizat te nafta dhe derivatet e naftës, te bizneset normën e doganës dhe të kredive prodhuese, të gastronomia TVSh-në në artikujt ushqimor ekzistencial dhe mos të paguhet në kufij, por pasi të shitet malli etj., të cilat do të reflektonin në uljen e çmimit kushtues, dhe njëherit do të ulë çmimin shitës, që në mënyrë indirekte mbështet edhe konsumatorët.Me paraqitjen e inflacionit, shteti duhet të intervenojë nëpërmjet politikës fiskale në proceset makroekonomike, e cila mund të jetë: Politika fiskale aktive ekspansioniste dhe politika fiskale aktive restriktive.

Politika fiskale aktive ekspansioniste, që realizohet nëpërmjet veprimit aktiv të shtetit (Qeverisë). Me këtë rast, Qeveria me kombinime tëndryshme të disa instrumenteve të politikës fiskale ndërhynë në anën e të hyrave dhe shpenzimeve, duke tentuar të realizojë trende pozitive në qëllimet e parashtruara të politikës zhvillimore makroekonomike. Andaj, kur ekonomia e një vendi gjendet në kushtet e depresionit, atëherë shteti nëpërmjet rritjes së shpenzimeve publike (ndërtimit të rrugëve etj.) vepron në ekspansionin ekonomik, pra, të ringjallë dhe të rimëkëmbë ekonominë vendore, duke rritur në të njëjtën kohë ofertën dhe kërkesën agregate. Po ashtu, në këso rastesh,Qeveria për të stabilizuar tregun e brendshëm, duhet të zbatojë masa në kuadër të politikës fiskale, të cilat me zvogëlimin e tatimeve (ngarkesave fiskale), stimulohen avancimet investimeve ndërmarrëse të bizneseve (subjekteve ekonomike) dhe në këtë mënyrë kontribuohet në rritjen e kërkesës agregate dhe njëherit të rritjes së prodhimtarisë, përkatësisht ofertës agregate. Pa marrë parasysh se a zvogëlohen tatimet direkte (tatimi në të ardhura, pronë etj.), apo indirekte (TVSH-ja, dogana etj.), efektet pozitive do të jenë multiplikative. Shpenzimet për blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve, në mënyrë ekspansive ndikojnë në rritjen e prodhimtarisë vendore. Politika fiskale ekspansioniste, paraqet masën më efikase dhe afatgjate të stabilizimit të tregut të brendshëm, që njëherit paraqet edhe paket masash antiinflatore, që duhet të ndërmarrë Qeveria.

 Ndërkaq, politika fiskale aktive restriktive, është e kundërtë me politikën fiskale aktive ekspansioniste. Kur ekonomia e një vendi ballafaqohet me procesin ekspansionist, e cila gjeneron inflacion (rritje çmimesh), atëherë, pos masave të tjera, duhet të zvogëlohen shpenzimet publike të shtetit dhe të ngritën në mënyrë progresive tatimet (taksat), me qëllim të ngadalësimit (ndërprerjes) të efekteve negative të proceseve ekspansioniste të ekonomisë së vendit. Andaj, politika fiskale ekspansioniste dhe ajo restriktive, zbatohen varësisht nga situata e krijuar në ekonominë e vendit përkatës.

3. Shndërrimi i TVSH-së në tatim qarkullim. Siç dihet, TVSH-ja paguhet paraprakisht në kufij, kurse tatimi në qarkullim me rastin e realizimit të mallit. Që të dyja në fund i paguan konsumatori. Mirëpo, nëpërmjet TVSH-së, subjekteve ekonomike paraprakisht u merret vlera e kësaj mase fiskale, që zvogëlon mundësinë investuese të bizneseve për këtë vlerë, kurse shteti paraprakishti siguron të hyrat buxhetore. Me rastin e metamorfozës së TVSH-së, në tatim qarkullim (TQ), subjekteve ekonomike u mundësohet që për vlerën e TVSH-së, të rrisin avancimet investive, që atyre u mundëson zgjerimin e veprimtarive, modernizimin, rekonstruimin apo ngritjen e kapaciteteve të reja ekonomike. Me fjalë të tjera, me këtë rast, Qeveria i “financon” subjektet ekonomike vendore, për vlerën e TVSH-së. Andaj, metamorfoza e kësaj mase fiskale, njëherit shërben edhe si rritje e burimeve financiare të subjekteve ekonomike, dhe me të, krijohet mundësia për  një zhvillim mëtë shpejt dhe më dinamik të ekonomisë së Kosovës.

4. Rritja e fondevetë mallrave. Siç kemi cekur më lart, ekonomia e Kosovës gjendet në fazën e parë të recesionit, ku si karakteristikë kryesore është mungesa e fondeve të mallrave. Andaj, për të dalur nga faza e recesionit, lypset të fillojë faza e prosperitetit, e cila në vete kërkon avancime të mëdha investive, sidhe reforma rrënjësore në politikat e zbatuara zhvillimore makroekonomike. Siç dihet, investimet paraqesin faktorin kryesor dhe determinues material, pa të cilin nuk ka zhvillim ekonomik. Andaj, nuk mund tëketë zhvillim ekonomik, pa volum dhe strukturë (teknike dhe ekonomike)tëcaktuar të investimeve. Tani, vetvetiu shtrohet pyetja.Si të sigurohen investimet, kur dihet se bizneset (sektori privat), si dhe mjetet buxhetore të dedikuar për zhvillim ekonomik, nëKosovëjanë modeste?!

Burimi kryesor i sigurimit të faktorit material (investimeve), Kosovës i mbetet tërheqja e investimeve direktetë huaja, veçmas tëdiasporës shqiptare. Duhet potencuar se, në kuadër të faktorëve të zhvillimit ekonomik, investimet e huaja direkte dhe të mërgatës sonë, paraqesin faktorë material me rendësi të veçantë. Nëpërmjet avancimeve të tyre investive mundësohet: ngritja e objekteve ekonomike, rritja e punësimit, rritja e BPV-së, ndryshimi i strukturës ekonomike, sjellja e pajisjeve moderne, kyçja e ekonomisë së Kosovës në proceset integruese ndërkombëtare (Globalizimi), sigurimi i tregjeve, sjellja e përvojës menaxheriale etj. Me këtë rast duhet veçuar mërgatën shqiptare. Siç dihet, Kosova ka një numër të konsiderueshëm të migracionit, në kuadër tëtë cilit bënë pjesë edhe një numër i madh intelektualësh të profileve të ndryshme dhe afaristë të suksesshëm në fusha të ndryshme. Është për të konstatuar se, për herë, madje edhe tani, mërgata ka ndihmuar dhe po e ndihmon Kosovën nëpërmjet remitencave, por në mungesë të politikës ekonomike, ato mjete financiare kryesisht (90,0%), po avancohen në patundshmëri (blerje banesash, shtëpi, tokë etj.), në vend që të shkojnë në prodhim. Kuptohet, kjo vlerë e remitencave e ka rëndësinë e vetë shumëdimenzionale, por ndihmesa më e madhe dhe më efikase e këtyre dërgesave do të ishte sikur këto mjete të avancohen nëngritjen e kapaciteteve ekonomike. Mirëpo, për fat të keq, Kosova ende nuk ka krijuar kushte dhe parakushte dhe mbështetje institucionale, për tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe të mërgatës shqiptare. Andaj, për tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe të diasporës shqiptare, Kosova duhet të ofrojë, më sa vijon:

Mjedisë të favorshëm ekonomik, infrastrukturë juridike, sistem dhe politikë fiskale të qëndrueshme dhe favorizuese, politikë favorizuese monetare-kreditore dhe të tregtisë së jashtme, garantim të kapitalit, zbatim të parimit të tretmanit nacional, që në vete nënkupton, që subjektet ekonomike të tyre që veprojnë në Kosovë, të trajtohen saktësisht si subjektet ekonomike të vendit, si në fushën e të drejtave, ashtu dhe të obligimeve, si dhe të aplikohen dhe forma të tjera bashkëpunimi (sipas situatës së paraqitur), ndërmjet subjekteve ekonomike vendore dhe investitorëve të huaj dhe të diasporës shqiptare, si avancimi i kapitalit të përbashkët dhe dhënia në koncesion.

Si burim plotësues, e me rëndësi tëveçantë për avancime investive në Kosovë do të jenë mjetet e Fondit të Kursimeve Pensionale (Trustit), që tani kapin vlerën 2,3 miliardë euro. Këto mjete, janë të punëtorëve tëKosovës, por gjenden jashtë Kosove në tregjet financiare ndërkombëtar tëdeponuara në disa fonde. Si model i kursimit pajtohem, por nuk duhet të jetë i vetmi, mirëpo,si formë e sigurimit pensional, nuk pajtohem. Për të pasur pensione stabile, duhet kthehet Fondi i më parshëm pensional, gjenerata financon gjeneratën. Ajo që aspak nuk pajtohem, ështëmënyra e menaxhimit të këtyre mjeteve. Mënyra se si menaxhohen këto mjete, kanë karakter eksterritorial për Kosovën. Në vend që këto mjete financiare të futen në funksion të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të Kosovës, ato janë në funksion të zhvillimit ekonomik tëfondeve ku gjendet selia e tyre.Andaj, këto mjete, duhet të kthehen në tregut e kapitalit (financiar) të Kosovës, për këto arsye: Së pari, janë mjete të punëtorëve tanë dhe duhet tëshfrytëzohen për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Kosovës. Së dyti, nga arritja e këtyre mjeteve në tregun financiar ndërkombëtar, përfitojnë vetëm të punësuarit, por jo edhe popullata dhe ekonomia e Kosovë.Së treti, i nënshtrohen zhvlerësimit të tyre, veçmas tani në këtë krizë që e ka kapluar Evropën e mëgjerë. Pikërisht kjo situatë, ka bërë që të devalvohet vlera e aksioneve të këtyre mjeteve për 161 milionë euro, ndoshta edhe më shumë. Andaj, me qëllim që mjetet e Trustit të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik, Qeveria duhet të përgatisë infrastrukturë juridike, për kthimin e tyre në tregun e kapitalit dhe sistemin bankar të Kosovës, duke mos ia ndryshuar destinimin e tyre. Me këtë rast do të rritet vlera e kapitalit, ku bankat komerciale mund të japin kredi me kushte më tëvolitshme subjekteve ekonomike dhe popullatës, që do të reflektohet në zhvillim më të hovshëm dhe më dinamik ekonomik, si dhe do të kenë përfitime e gjitha popullata, e jo vetëm të punësuarit.

S’ka dyshim se, situata aktuale ekonomike, si dhe nevoja për një zhvillim më të hovshëm dhe të qëndrueshëm, shtron para Qeverisë,nevojën e ndryshimit ndaj politikave zhvillimore makroekonomike, duke e futur një filozofi të re, e cila në vete nënkupton “ndryshime të përhershme”. Kuptohet, zhvillimi ekonomik duhet mbështetur në veprimin e ekonomisë së tregut, përkatësisht në veprimin e ligjeve ekonomike, veçmas ligjit të vlerës (ofertës dhe kërkesës). Ndonëse, edhe në ekonominë e tregut, intervenimi i shteti është i nevojshëm, e shpesh edhe i domosdoshëm, përmes masave të politikës së zbatuar ekonomike, por deri në atë masë që nuk pengon veprimin e ligjeve ekonomike. Në këto raste, intervenimi i shtetit duhet kuptuar si korrektor, e jo si rregullator.

5. Hartimi i Strategjisë zhvillimore afatgjate.Me qëllim që të kemi qasje profesionale-shkencore, objektive dhe reale nëzhvillimin ekonomik nëperiudhën e ardhshme, lypset të hartohet dokumenti madhor në të cilin mbështetet zhvillimi afatgjatë e i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës, siç është “Zhvillimi afatgjatë i Republikës sëKosovës”, që duhet të përfshirë periudhën kohore më së paku dhjetë (10) vjeçare. Këtë dokument, pas Pavarësisë, kanë tentuar ta hartojnë, duke filluar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovë dhe të gjitha Qeveritë e Kosovës deri te kjo aktualja. Ndonëse, për këtë qëllim janë shpenzuar diku rreth shtatë (7) milionë euro, por edhe sot e kësaj dite nuk e kemi dokumentin në fjalë, sepse as për nga përmbajta e poashtu edhe për nga struktura, përveç emërtimit, nuk ka pas të bëjë asgjë me Strategji.

Dështimi i hartimit të këtij dokumenti, qëndron në faktin se, për hartimin e tij, Qeveria kishte angazhuar personelin kadrovik brenda strukturave të saja. Ekzekutivi, asnjëherë nuk mund të hartojë një dokument të tillë, sepse nuk ka potencial profesional-shkencor dhe me përvojë. Qeveria mund t’a porosisë, por jo edhe ta hartojë Strategjinë, sepse ky dokument për kah përmbajtja dhe struktura  paraqet dokument interdisiplinar dhe multidisiplinar, që do të thotë se në hartimin e tij nevojitet të angazhohen të gjitha profilet profesionale-shkencor të të gjitha fushave e profileve dhe bartës i hartimit të tij duhet të jenë institucionet shkencore përkatëse.S’ka dyshim se, Strategjia zhvillimore afatgjate, paraqet dokument më madhor në të cilin mbështetet zhvillimi perspektiv ekonomik, e ku përcaktohen kornizat në linja të trasha, si dhe kuantifikimi i treguesve global makroekonomik, në vlera absolute e relative. Andaj, në dallim nga Qeveritë paraprake, Qeveria aktuale duhet të kuptojë se pa Strategji nuk ka zhvillim të qëndrueshëm dhe perspektivë. Nëse Qeveria aktuale dëshiron që të realizojë zhvillim më të shpejtë e më dinamik, që duhet të jetë njëri ndër  synimet dhe prioritetet kryesore të  saj, nevojitet që sa më parë të hartojë dokumentin “Strategjia e zhvillimit afatgjatë e Republikës së Kosovës”.

6. Zbatimi i politikës rajonale-territoriale.Në kushtet bashkëkohore të zhvillimit ekonomik, Komponenta e zhvillimit rajonal zë vend të konsiderueshëm në politikat zhvillimore makroekonomike. Andaj, pos zhvillimit të përgjithshëm dhe sektorial ekonomik, paraqitet nevoja dhe domosdoshmëria e zbatimit të politikës së zhvillimit rajonal-territorial. Politika e zhvillimit rajonal, paraqet nënsistem të politikës së zbatuar ekonomike dhe merret me masat dhe instrumentet që i ndërmerr shteti (Qeveria) në zhvillimi sa mëharmonik e të barabartëterritorial të vendit përkatës. Qasja e zhvillimit edhe nga aspekti rajonal në Kosovë, rrjedh nga fakti i ekzistimit të diferencave të mëdha në nivelin e zhvillimit ekonomiko-shoqëror në pikëpamje territoriale, përkatësisht nëpër komuna. Diferencat e mëdha zhvillimore territoriale, paraqesin pengesë serioze dhe në një mënyrëpengesë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, dhe në vete mbajnë probleme politike, nacionale, shoqërore e sociale. Për fat të keq, në Kosovë, komponenta e zhvillimit rajonal deri më tani as qëështë përmendur në politikat zhvillimore makroekonomike. Në fakt, ekziston Ministria e zhvillimit rajonal, por për kah veprimtaria e saj, qëështë analiza e garantëveinvestive nëpër komuna. Andaj, veprimtaria e kësaj Ministrie, ama bash, bash asgjë nuk ka të bëjë me politikën e zhvillimit rajonal-territorial. Politika e zhvillimit rajonal, merret me rajonizimin ekonomik të ekonomisë vendore, me përcaktimin e njësisë kryesore rajonale, me përcaktimin e pragut në mes viseve (komunave) të zhvilluara dhe jo mjaft të zhvilluara, me formimin e fondit për nxitimin e viseve jo mjaft të zhvilluara, ndarjen relative dhe absolute të këtyre mjeteve nëpër vise jo mjaft të zhvilluara, e kështu me rradhë. Që politika e zhvillimit rajonal-territorial, të jetë pjesë e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës, e kushtëzojnë shumë faktorë, por për t’i përmendur janë:

1. Zhvillimi rajonal, për rreth zhvillimit të përgjithshëm dhe sektorial, paraqet dimension shumë të rëndësishëm në politikën e zbatuar ekonomike të Kosovës, sinëperiudhëafatshkurtër ashtudhe në periudhë afatgjatë. Kjo aq më parë, kur dihet se zhvillimi i deritashëm i Kosovës kishte karakter polarizues.

2. Kosova në një hapësirë jo të madhe gjeografike dhe me elemente homogjene, karakteristika gjeografike, me resurse të begatshme natyrore, me nivel të ulët të zhvillimit tëforcavelodhëse, me lëvizje të larta migruese të popullsisë, me strukturëheterogjenë nacionale të popullsisë etj., paraqesin nevojën që politika e zhvillimit rajonal të përfshihet si komponentë në vete në politikat zhvillimoremakroekonomike të Kosovës.

Andaj, ekzistimi i Ministrisë së zhvillimit rajonal nuk është dashur tëjetë. Kjo Ministri, duhet të jetë në kuadër të Ministrisë së zhvillimit ekonomik, si Departament në vete, me kompetenca dhe veprimtari që përkon me politikën e zhvillimit rajonal. Andaj, si e tillë ajo duhet të shuhet dhe është e tepërtë.

Për fund, duke u bazuar në atë që u cek më sipër, me këtë analizë të shkurtër profesionalo-shkencore kam tentuar edhe njëherë të jap kontributin tim në shtruarjen dhe zbatimin konsekuent të politikave zhvillimore makroekonomike që duhet t`i zbatojë çdo Qeveri e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat