Pse viktima duhet të lëshojë pe, karshi shtetit kriminal e gjenocidal?

Opinione

Pse viktima duhet të lëshojë pe, karshi shtetit kriminal e gjenocidal?

Nga: Hafiz Shala Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:10
Hafiz Shala

I zhgënjyer nga sjellja pasive e inerte e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj kërcënimeve të shtetit kriminal e gjenocidal, Serbisë, konçesionet ndaj kriminelit Vuqiq, i cili i financon, organizon, uniformon strukturat kriminale paralele në veri në bashkëkoordinim me regjimin e kriminelit Putin dhe shërbimin inteligjent të KGB-së dhe dega e saj në Serbi, BIA-s, kërcënojnë, shantazhanojnë dhe i jepin ultimatume, jo vetëm organeve shtetërore të Dardanisë por, edhe shteteve të Quintit të cilat, nën ndikimin dhe imponimin e Francës, si mike shekullore e Serbisë, po përkulën para një shteti kriminel i cili ndezi katër luftëra në ish Jugosllavi.

Dje, në një shkrim timin, pos tjerash e theksova se, aty ku Franca i futë duart, aty, nuk ka zgjedhje drejtë kur është fjala në marrëdhëniet Dardani-Serbi, sepse Franca është në anën e Serbisë, që i bie se, nuk ka paqë të sigurt.

Si t’i besohet propozimit Franko-Gjerman, kur këto dy shtete rivale dhe më të fuqishme të Evropës, i’a acaruan marrëdhëniet kur pritet përafrimi i palëve në bisedime, Dardani -Serbi. Franca, u rreshtua në anën e Serbisë. Kurrfarë befasie.

Pas përfundimit të luftës në Dardani, kur NATO- e përzuri ushtrinë, policinë dhe grupet paramilitare serbe, në një darkë rasti me Gjeneralin Wesley Clark, Komadant i forcave të Natos, ai, pos tjerash theksojë se, gjatë fluturimit të avionëve luftarak franqez nga baza ushtatake e NATO-s, në Aviono të Italisë, prej 33 fluturimeve, asnjëra nuk i ka goditur caqet ushtarake serbe.

Pse? Sepse, intelegjenca ushtarake franqeze i ka paralajmëruar forcat ushtarake serbe për t’i ndërruar pozicionet duke iu shpëtuar goditjve të forcave të NATO-s.

Dhe, siç shpjegon Gjenerali Clark, nga ai moment i është desht të veprojë pa u konsultua me aleatët tjerë.

A nuk mjafton kjo për t’u vërtetuar se, Franca po luan lojëra të dyfishta dhe, përsëri, ani pse marrëveshja e shteteve të Kuintit në konfidencë, megjithatë rrjedhi informata që, Vuqiqin e bëri që zëv. Kryeministrin ta ndalojë pas dhënies së lejës paraprake pak para arritjës në Beograd.

Lidhur me vendimin e ri të Qeverisë, ka reaguar Lista serbe, organ i dirigjuar dhe kontrolluar nga Vuqiq se, nëse ndodhë dënimi i parë, do të haset në rezistencë të fuqishme nga serbët e veriut. Pra, kërcënim për konflikt të hapur me pasoja të rënda për sigurinë, në rëndë të parë për serbët e veriut duke i vrarë nga vetë serbët për t’ua vesh shqiptarëve për t’iakuzuarnpara botës së shqiptarët janë ata të cilët po duan t’i përzënë serbët nga shteti i Dardanisë, duke vërë në pyetje sigurinë dhe paqen në vend.

Me siguri se janë të inkurajuar përderisa në takimin e Vuqiqit në Beograd me përfaqësuesit serb të komunave veriore, në mesin e të cilëve ishte edhe Radojqiq, i kërkuar nga Intetpoli për vepra kriminale, vrasja e liderit partiak, Oliver Ivanoviq, i cili, mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve në veriun e Mitrovicës gjatë masakrave të vitit 1999. Shtetet e Kuintit, heshtin. Pse?

I njejti, është njeriu i parë në organizimin e barikadave, gjuajtja me armë ndaj policisë së Dardanisë, por, fatkeqësisht për ish udhëheqësit të Dardanisë, ishte në biznese të pista po me këtë kriminel.

Pyetje direkte shteteve të Kuintit: si mund të pajtoheni, me sjelljet e forcave ushtarako-policore ilegale në veri të cilat, le që nuk e njohin dhe nuk zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e Dardanisë por, edhe e bëjnë ligjin e vetë të përkrahur nga Serbia duke mos u përfillë as juve e as Republikën e Dardanisë te cilën ju zotëri, e keni njohur, përkrahur e ndihmuar, së pari me u çliruar nga gjenocidi serb, por, edhe po u bëni lëshime, jo vetëm shtetit kriminel por edhe forcave kriminale ne veri?

Dhë, në një mënyrë, po e amnestoni Serbinë nga krimet e bëra për të cilat ka dëshmi të sakta, më emra e mbiemra të viktimave përfshirë edhe 1420 fëmijë.

Një gjë duhet ta keni të kjartë se, pa u pastrua veriu i Mitrovicës nga strukturat kriminale të cilat po e rrezikojnë, jo vetëm paqën e sigurinë në mes këtyre dy shteteve por, edhe atë në Ballkan, Evropë dhë më gjerë.

Pse, zotëri, nuk e keni guximin që, Serbisë t’i jepni ultimatum qe t’i tërhjekë ato forca nga veriu si nevojë e arritjës së paqës ose, shteti i Dardanisë në bashkëpunim më KFOR-in, ta pastroni veriun.

Në të njejtën mënyrë duhet drejtuar edhe Serbisë e cila bëri gjenocid ndaj shqiptarëve ashtu siç po vepron, Putin ndaj popullit ukrainas, të vëni rend, zbatim të ligjeve dhë Kushtetutës për të gjithë qytetaret padallime etnike, religjioze ose partiake?

Pse nuk deklaroheni dhë pranoni publikishtë se, Serbia, qëllimin kryesor e ka, aneksimin e pjesës veriore e cila, po qe se e sheh vetëm ëndërr, do të ndodhë konflikt me përmasa të pa parashikueshme. Populli shqiptar i Dardanisë kurrë nuk do të falë asnjë pjesë të teritorit të sajë, kushdoqiftë në pyetje sepse, derdhi gjak për tokën e saj shekullore autentike, Iliro-Dardane.

Pa marrë parasysh se kush është në krye të qeverisë shqiptare, Shqipëria, në ndonjë konflikt eventual i cili na imponohet, nuk do të qëndrojë indeferente sepse, pretendimet e Serbisë, nuk janë vetem veriu, Dardania, por, sipas iniciativave sikur Ballkani i hapur, ishin indikacione për një pushtim të tokave shqiptare nën ombrellën e të adhtuquajturës “Serbia e Madhe”, sipas teorisë së tyre se, edhe aty ku gjindet vetem një serb, është tokë Serbe.

Di mund të pranohet kjo teori evrrezikshme kur, historikishtë se ata erdhën nga shpellat e Karpatëve dhë në këto troje, 2000 vjet më parë, ishin shqiptarët.

Pra, i debuan, i tkurrën deri ne kufijt e sotit duke i vrarë e masakruar qe nga vitet 1844 deri ne vitin 1999.

E gjithë kjo, nën preteksin e lëvizjeve të lira të njerzëve dhe mallrave, ku, Serbia do ta ketë primatin, ekonomik, ushtarak e politik, me ndihmen e Rusisë, duke gjetë fatkeqësisht, edhe kolaboracionist të tipit të, Edvin Kristaq Ramës dhe bashkpunëtorët e tij, të cilët, edhe ishin iniciator të korrigjimit- ndarjës që e inkurajoj Serbinë deri në këto momente që Dardanisë ia vështirësuan rrugën në bisedimet rreth procesit të dialogut, duke nënshkruar marrëveshje të dëmshme, në kohën kur po tentohet të arritet marrëveshja me njohje reciproke në qendër.

Dhe, tani e shiqoni se si Serbia, pas të gjitha këtyre konqesioneve qe iu bënë asaj, paraqitët gjoja, “si e brengosur për paqë” përderisa iu fryen erave të luftës me kërcënimet në baza ditore duke e manifestuar forcën ushtarake per rreth kufirit me Dardaninë.

Presioni ndaj viktimës dhe jo ndaj agresorit, vërtetë, nuk është humane, nuk është njerëzore dhe, në vete përmban rreziqe me pasoja të rënda për paqën dhe sigurinë.

Ende, shtetet e Kuintit, nuk po e kanë vendosmërinë që, Serbisë t’ia thonë troq se, është shtet agresor dhe se është nën direktivat e Kremlinit nga të cilat nuk po mund të qkëputet.

Në “pritje” të hamendimit apo largimit të Serbisë nga Rusia dhe bashkangjitja perendimit-Evropës, thjeshtë po bien në grackën ku Serbia donë të përfitojë në kohë, duke i pritur zgjedhjet në Amerikë dhë Evropë, në pritje të aleatëve dhe përkrahësve të saj dhe Rusisë.

Dhe, pyetja e fundit, ndoshta edhe e përsëritur se, a mund ta marrin përsipër shtetet e Kuintit spastrimin e veriut nga forcat kriminale paralele, në të vërtetë, çlirimi definitiv të Dardanisë nga Serbia dhe bashkimin e qytetit të Mitrovicës, ku do të qarkullojnë lirshëm qytetarët serb dhe shqiptar pa pengesa dhe, a do t’u mundësohet shqiptarëve të dëbuar më dhunë në vitin 1999, për t’u kthyer në shtëpitë, banesat dhe tokat e tyre, përderisa, kolonet serb janë vendosur në veri në shtëpitë e ndërtuara nga Serbia pa kurrfarë leje ndërtimi, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë banor të Dardanisë por, kolon të ikur nga Kroacia për të ndikuar në ndryshimin demografik krahasuar me popullatën shqiptare.

Zotëri të ndëruar, silluni sikur silleni në vendet e juaja demokratike, ku askush nuk është mbi, ligjin prandaj, përdorni standardët e njejta si në të gjitha vendet demokratike të botës.

E pyes veten, vërtetë, a jam në vitin 1878 kur Rusia diktonte rreth sferave të interesit, edhe atëherë në krahë të Serbisë apo, jemi në fundvitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat