Gashi: Kosova është me e rëndësishme se pushteti e karriga e kryeministrit

Opinione

Gashi: Kosova është me e rëndësishme se pushteti e karriga e kryeministrit

Nga: Hysni Gashi Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:44
Hysni Gashi

Kryeministri Haradinaj kur e kishte vendos taksën 100%,Serbisë edhe partitë që ishte ne koalicio me to i kishte kundër dhe pikrisht ato parti e rrëzuan dhe Kosova nuk fitoj gjë.

Ndërkohë ata që e kishte ne mbeshtetje ishte Kurti e LW.Sikurse tani LW që i ka kundër ne raport me targat.Unë e kam kritiku Haradinajn dhe çdo kryeminister për çështje të mbrendshme e kritikoj edhe Kurtin,mirëpo ne raport me Serbinë çdo herë kam qenë konsistent e ne mbeshtetje të tyre dhe do të jam ne vazhdimsi për çdo kryeminister pa dallim partie.

Me ç’rast dikush do të duhej t’i thot Vuqiqit e Serbisë mjaftë me ne Kosovë,sikurse që i thanë për zgjedhje,referendum dhe me targa me stikersa,po ashtu sikurse që i kanë thanë edhe ne 98 edhe atëherë me pas mendu se ne jemi të vegjel e nuk kemi tankse,blinda,avion,hilokoptera e tj e Serbia e madhe me të gjitha,ende ajo ish këtu.

Prandaj ne të drejten ndërkombëtare, qytetarët pa dallim bindje etnie e kombesie e respektojnë rendin kushtetues e shtetrore,sikurse që do të duhej t’i respektojnë edhe ne vendin tonë.

Presioni që po i bëhet për targa kryeministrit Kurti ne njëren anë nga Serbia e ndërkombetarët dhe ne anën tjetër nga opozita ne Kosovë,është e pa pranushme.

Teksa presioni do të duhej t’i bëhet Serbisë që është shteti i cili ka shkaktu luftra ne Ballkan e Kosovë dhe nuk përgjigjet për këto luftra dhe veç se ka prap ambicje për luftra dhe është shteti i vetëm që nuk i vendos sanksione agresorit rus Putinit.

Ndonëse e mira e saj do të ishte se pozitë dhe opozitë të ishin bashkë ne ketë betej kundër Serbisë ne Veri të vendit,sikurse që janë ne Serbi,kundër Kosovës,sepse qeveritë shkojnë e vinë,por Kosova është me e rëndësishme se pushteti dhe karriga e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat