“Të rrosh apo të mos rrosh,kjo është çështja”!

Opinione

“Të rrosh apo të mos rrosh,kjo është çështja”!

Nga: Dibran Demaku Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Dibran Demaku

Kushtetuta e Kosovës e hartuar sipas Dokumentit të Ahtisarit,ia ka lidhur këmbë e duar shtetit të Kosovës.Sipas Dokumentit të Ahtisarit,Kosova e pavarur çdoherl dhe në çdo legjslacion duhet të ketë dhjetë(10) vende të rezervuara për komunitetin serb.
Dhe ata dhjetë deputetë serbë,mund të zgjidhen edhe nga Beogradi dhe të punojnë në të mirë të Beogradit dhe në dëm të Kosovës dhe të pahuhen nga taksapaguesit e Kosovës.

Perveq kësaj ata mund të bëjnë edhe lojëra politike sa herë këto lojëra i shkojnë për shtati Serbisë dhe në dëm të Kosovës.
Këta dhjetë deputetë serbë,të Kuvendit të Kosovës të zgjedhur dhe të emëruar nga Beogradi,kinse të fyer dhe të pakënaqur me vendimet e Qeverisë së Kosovës,dhanë dorëheqje kolektive.Dhe jo vetëm që ata dhanë dorëheqje,por i ftuan të gjithë serbët që t’i lëshojnë institucionet e Kosovës!

Serbët,pra,dhanë dorëheqje,ndërkaq institucinet e Kosovës,që nga Presidenca,Qeveria,gjykatat e prokuroritë mbetën të zbrazëta nga elementi serbë.

Me këtë shantazhim të fundit nga Serbia,institucinet e Kosovës kanë mbetur jofunksionale.
Kuvendi i Kosovës,thuhet se nuk mund të funksionojë pa dhjetë deputetët serbë.

Dhe sipas Kushtetutës,deputetët e dorëhequr duhet të zëvendësohet me deputetë të tjerë të komunitetit serbë!?
Të shpresosh se do të gjesh dhjetë deputetë t komunitetit serbë,pas situatës së krijuar politike,do të thotë se ti nuk e njeh fare mantalitetin politik ballkanik.Sepse,pas kësaj ndodhie,vështirë që do të gjesh edhe një serb të vetëm,edhe sikur atë ta paguash me qindra kilogram ari!

Prandaj,pas kësaj katrahure politike,të krijuar për shkak të Kushtetutës së vendit,sipas Dokumentit të Ahtisarit,e vetmja zgjidhje do të ishte ndërrimi i Kushtetutës së vendit,në atë mënyrë që mos të egzistojë më neni për vendet e rezervuara për komunitetin serbë!

Por,lind pyetja:A është në gjendje Kosova që në këtë moment ta ndërrojë Kushtetutën e saj,dhe a do ta pranojë atë kushtetutë,bota perendimore,ajo botë që na ka bërë shtet dhe na ka mbrojtë deri më tani?!

Klasa aktuale politike e vendit ndodhet para asaj hamletianës së njohur:-Të rrosh apo të mos rrosh,kjo është çështja?!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat