Një opozitë që i ngjanë çakalleve të mullinjve, në vend se ta ndihmojë qeverinë për ta ruajtur veriun e Kosovës..!?

Opinione

Një opozitë që i ngjanë çakalleve të mullinjve, në vend se ta ndihmojë qeverinë për ta ruajtur veriun e Kosovës..!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:28
Ali Kelmendi

Kur pretenduesi i ndonjë posti me syrin e vet parapëlqen diçka, qoftë edhe e paarritshme, atëherë atij, ose atyre, u rritën bebëzat e syrit, si p. sh. kur lojtari në lojën e pokerit mashtrohet me një letër të mirë (konstatim i ekspertëve amerikanë). Ose më konkretisht kur në Parlament partitë opozitare e shikojnë pozitën dhe kryesinë e saj në krye të vendit, duke folur dhe herë-herë duke e kritikuar opozitën për të kaluarën e mbrapshtë antikombëtare të qeverisjes 20 e ca vjeçare, atëherë opozita i hapë aq fort sytë saqë në mendjen e tyre krijohet gogoli i zi, se si ta rrëzojnë qeverinë me kryeministrin dhe kryetaren e shtetit, qoftë në bashkëpunim edhe me armikun serb, Vuçiqin dhe vëllain e tij, Edvin Kristaq Ramën..!?

Të tri partitë opozitare, janë bashkuar që së bashku, secila në sojin e vet, të gjejë mënyrën dhe metodat për qëllimet e njëjta, si ta rrëzojnë qeverinë, ani se dinë shumë mirë që nuk i kanë shumicën në Parlament dhe kjo ua pamundëson rrëzimin e qeverisë.

Opozita mbetët të përcaktohet pse nuk janë të kënaqur edhe pse vetë mirë e dinë se si prapavijë e kanë mbrojtjen e hajnive në vlera milionëshe, maskarallëqet, tjetërsimin e territoreve që ia shitën Malit të Zi, dështimin e dialogut në Vjenë dhe Bruksel, ku dialogun e bënë sipas interesave të Serbisë pa asnjë kundërshtim!!!

Siç thonë turqit «Lepe, peqe.», duke mos e mbrojtur fare interesin e Kosovës, por kanë nënshkruar çdo gjë që u është ofruar nga Serbia.!!!

E nënshkruan marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, me të cilën Ҫakorrin, Hajlën dhe Kullën ia falën malazezëve duke humbur 8.270 ha. toka të trevës së Rugovës, edhe Mitrovicën veriore ia ofruan Serbisë pa kurrfarë kompensimi, pa njohjen e Kosovës shtet të pavarur nga Serbia. Kërkesat e Luginës së Preshevës i kishin vetëm për kamuflim, e jo sikur Albini, që tani kërkon të drejta të barabarta për shqiptarët atje të njëjta me komunat me shumicë serbe në Kosovë, pra të njëjtat t`i fitojë edhe Lugina e Preshevës. Në Kosovë nuk ka komuna serbe, ka vetëm komuna me banorë shumicë serbe.

Gazetarët e Beogradit morën përgjigje nga Albini; pse në Serbi nuk ka komuna boshnjake, hungareze, rumune dhe shqiptare. Atë që Serbia nuk ua jep të tjerëve të drejtat e komunave që u përmendën, atëherë nuk do ketë as në Kosovë komuna serbe, por komuna me shumicë serbe.

Populli ynë po turpërohet kur po i dëgjon kritikat absurde, për gjoja mos punë, paaftësi të deputetëve dhe z. Kurti përditë e sulmojnë dhe ulërojnë, ose të shkohet në zgjedhje ose të largohet nga qeverisja me vendin. Këtë e përsëriti edhe Daçiqi para ca ditësh nga Beogradi, dhe kërkoj nga BE-ja dhe Amerika ta largojnë Kurtin nga pozita e tij. Për serbët kuptohet, ata e dinë mirës se çka po kërkojnë, por pse i bashkëngjitën edhe opozita jonë dhe Edi Rama, është gjë shumë trishtuese. Edi Rama është vërejtur që kaherë është vëllazëruar me Vuçiqin dhe Serbinë, e cila po e përkrah Rusinë fashiste të Putinit.

Kështu që pakënaqësia e gjërave të tyre ka filluar një lëvizje gjoja të padukshme për nevojat, ankesat dhe lakminë për pushtet. Filozofët e antikës këtë rrënjë të keqe të këtij soji të tradhtarëve, sa më e thellë që të jetë - është më jo njerëzore. Pasi që njeriu është masë e gjërave, thoshte dikur Pitagora në Athinë. Por, në përgjithësi, edhe gjërat njerëzore duhet të ndalën në një mase. Nevojitët masë në ankesa dhe në lakmi. (Aristo Teli).

Dikur nëpër fshatrat tona, por edhe në qytete kishim mullinj për bluarjen e drithërave. Si karakteristikë e veçantë të mulliri janë rraplluesit (çakallat) që rrapëllojnë kur sillet guri i mullirit dhe bëjnë zhurmë të madhe.

Një thënie popullore thotë, se çakallat po rrapëllojnë zëshëm, por mielli fare nuk po rrjedhë në hambar.» Njëjtë edhe deputetët e opozitës po rrapëllojnë por, kurrfarë punësh nuk po iu shihen në dritë !

Po shtihen si deputetë me përvojë, disa janë që 20 vite në Parlament, si zonja Ganimete Musliu e shumë e shumë të tjerë. Mirë, nëse 20 vjet je deputet në Parlament, është dashur të mësohet diçka për të mirë, të bëhen edukues për të tjerët, e jo fillim e mbarim të fillojnë si servil mbështetës të elitave qeverisëse, vetëm e vetëm duke kritikuar, zgërdhirë e ulëritur si hienat vend e pavend.

Pra, ata që kanë përvojë të gjatë në parlamente, fjala është për opozitën, që për ta Parlamenti është bërë odë llafesh të kota, sepse nuk kanë se çka të thonë të re, e që populli nuk e ka dëgjuar në fjalimet e tyre plotë sharje, fyerje dhe ofendime, siç bëri sot njëfarë Abelard Tahiri, i cili e shau me pafytyrësi zv/kryeministrin B. Bislimi..!

Kur ishte puna për ta votuar «Zajednicën» pas nënshkrimeve të Thaçit, Mustafës dhe Skendër Hysenit, e tërë pozita militantë e atëhershme, kur ishit deputetë vrapuat jurish dhe votuat në Parlament Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por për fat ish- presidentja Atifete Jahjaga, kur pa së çfarë tradhtie ndodhi, menjëherë e dërgoi Marrëveshjen për shqyrtim në Kushtetuese, e cila nxori 23 nene që nuk janë në përputhje me normat kushtetuese.

Si për përfundim po e ftoj opozitën t`i japim të gjithë së bashku mbështetje kryeministrit A. Kurti që ta përfundojë marrëveshjen mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke u bazuar në Projektin Gjermano- Francez, kuptohet me korrigjime eventuale që nuk prekin në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Nuk besoj kurrsesi që Amerika dhe Gjermania do jenë kundër, pasi që të dy qeveritë përmes deleguesve të tyre ta kenë thënë se «nuk lejojnë një Republikë serbe në Kosovë”.

Pra, mos u shitni më shumë patriotë seç jeni, se e kaluara e juve nuk fshihet dot nga historia jonë mbarëkombëtare plotë tradhti dhe hajni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat