Sjelljet me veçori dalluese agresive dhe destruktive janë dukuri tipike të njerëzve dhe popujve primitiv..!?

Opinione

Sjelljet me veçori dalluese agresive dhe destruktive janë dukuri tipike të njerëzve dhe popujve primitiv..!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 21:33
Ali Kelmendi

Nëse ne nuk e njohim ekzistencën e problemit, nëse nuk i mundim nxitjet agresive dhe destruktive, të cilat janë rrënjosur në historinë dhe shoqërinë tonë, atëherë nuk jemi në gjendje t’i përballojmë kërcënimet armiqësore dhe mbrojtjen e sovranitetit të shtetit.

Rëndom, agresioni e çrregullon rendin shoqëror, bashkëjetesën dhe vlerat kombëtare, ndaj morali varësisht nga qëllimi dhe nxitja për agresion dhe destruktivitet, shpeshherë ngrihet ose bie poshtë.

Nëse ne duam të mbijetojmë si shoqëri dhe komb, atëherë duhet që patjetër ta mundim ekzistencën e nxitjeve destruktive dhe kësaj nuk guxojmë t’i shtojmë utopi ose fantazi.

Freudi thotë se agresioni është pjesë organike e natyrës njerëzore.  Me siguri se nuk parashikohet se nuk do ketë shoqëri pa dhunë. Por, ne duhet t’i luftojmë prirjet e lindura, në vend se të kapitullojmë para tyre, ose t’i mbështesim e t’i festojmë ato!

Kur ishte vrarë Martin Luther Kingu, kishe folur kryetari John Kenedi para një mase të zezakeve në Indianopolis, kishte thënë si vijon:

«Në këtë ditë të vështirë, në këtë kohë të vështirë, duhet të pyesim vetën, se çfarë nacioni jemi dhe në çfarë drejtimi po duam të shkojmë. Ai që është i zi (zezak)… është mbushur me hidhërim, nga urrejtja me dëshirë për hakmarrje. Pastaj thotë, se ne si shtet po shkojmë në ketë drejtim, në një polarizim të madh – njerëzit zezakë në mes të zezakeve, ata të bardhet në mes të bardhëve, pasi që për momentin janë mbushur me urrejtje njëri ndaj tjetrit.

Ose, ne mundemi të përpiqemi, siç ka vepruar vetë Martin Luter Kingu, për ta kuptuar dhe me u përmbajt që në vend të çdo dhune, të çfarëdo njolle turpi dhe gjakderdhjeje që përhapet në vendin tonë, të bëjmë përpjekje ta kuptojmë me pjesëmarrje e dashuri. Ndërsa, presidenti Linkoln, me shpirt synonte që të përballohet dhuna dhe urrejtja.

Nga agresioni vijnë sjellje të pamira dhe të këqija. Nëse i njëjti drejtohet kundër armiqve, përcjellët me duartrokitje. Por nëse kuptohet që nuk ka prapavijë dhe dinakëri, atëherë ka një çikëz lehtësimi. Në raporte më kombet tjera, duhet të dihet se a janë  miqësore apo armiqësorë???

Në këtë situatë të përhershme duhet të shtrohen dy pyetje: me çfarë burimesh të energjisë shërbehet agresioni: dhe cilat janë kushtet nën të cilat agresioni bëhet shkatërrues, ose në të kundërtën ushqen aktivitete paqdashëse.

Freudi i radhitë agresionet si nxitje - shtytje të një grupimi nxitës si nevoja të bazës elementare.

Atëherë, çfarë nevojash e kërkesash me agresivitet të paparë kërkon haptas Serbia, që prej fillimit të dialogut në Vjenë dhe Bruksel se «çka do të fitojë Serbia» në dialog. Njëherësh, kërkuan dhe arritën ujdi sekrete pa farë transparence me qeveritë e shkuara për këmbim territoresh.!?. Kur e panë se nuk ka këmbime, iu kthyen prapë asociacionit «Zajednicës» me shumicë banorësh serbë në komunat ku jetojnë, duke ia shtuar këtyre komunave edhe të drejtat ekzekutive. Kuptohet të drejta paralele me qeverisjen e përgjithshme të barabartë me atë shtetërore!!!??? .

Kësaj i thotë populli «luaje macë kryet e buallit». Kjo nuk guxon  kurrsesi të ndodhë. Gjithë miqtë tanë e kuptuan, siç u deklarua më herët nga kryeministri Kurti se - «asociacion një-etnik» - që nënkupton se serbët në veri pas një kohë, do të mbanin referendumin për ndarje dhe bashkëngjitje Serbisë!?

Pra. «themelim edhe i një shteti serb në Kosovë”, analog me Republikën serbe në Bosnje. Andaj edhe miqtë tanë amerikanë përmes përfaqësuesit të tyre Gabriel Escobar, i cili ishte për vizitë në Prishtinë dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë deklarojë se: ne amerikanet nuk lejojmë një republikë serbe në Kosovë. Ashtu u deklaruan edhe të deleguarit gjermanë z. Sarrazin, ambasadori Rohde, por edhe Kancelari z. Scholz, i cili në bashkërendim edhe me presidentin francez z. Macron dërguan përfaqësuesit ekspertë të tyre, dhe më në fund pasi të njëjtit zhvilluan bisedime, si në Kosovë dhe Serbi, erdhën në përfundim dhe përpiluan plan-propozimin franko - gjerman dhe ia dërguan si qeverisë sonë ashtu edhe asaj serbe.

Ky propozim  shërben si bazë e mirë për bisedime të mëtejshme thuhet në komunikatën e z. Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat