Kush janë shqiptarët që serbët edhe sot i quajnë, shqiptarë të ndershëm..!?

Opinione

Kush janë shqiptarët që serbët edhe sot i quajnë, shqiptarë të ndershëm..!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 15:25
Ali Kelmendi

Avazi i vjetër serb po vazhdon serish në diferencimin e «politikanëve të ndershëm» nga të rinjtë shqiptarë jo komunist, por si bijë të tyre. Në një mënyrë apo tjetër po i lavdërojnë me emra ata të cilët e shajnë dhe ofendojnë qeverinë e Albin Kurtit. Këta gjoja politikanë që Serbia s`i heq nga goja siç dhe shkruan për ta, dhe ne e dimë se kush janë ata, që mjerisht nuk janë pak bashkë me (b)analistet mediatik.

Këtyre (b)banalistëve mediatik dhe të tjerëve në vijim po ua rrëfej një barcoletë gjermane: « Të mençurit dinë se çka flasin, budallenjtë flasin atë që nuk e dinë»!

Po i marrim disa si shembuj: Dardan Molliqaj i cili e ofendon gjithnjë Kurtin për qeverisje të keqe etj. etj.!!!??? Më tutje ai vazhdon duke thënë se qeveria e Kosovës mos të rrëshqasë në atë fashiste, kur është fjala për serbët e veriut. Po ashu e mbështet kasapin Millosheviq, kur deklarohet në ngjashmërinë në trajtimin e serbëve të veriut, njëjtë si me trajtimin e shqiptarëve nga ana e regjimit të Millosheviqit!!!???

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, i cili e ndryshon tërësisht nocionin e tradhtisë kur thotë se: Ta lesh Kosovën pa aleatë është tradhti. Sot në kryesinë e LDK-së duhet të bindemi se Lumiri po e imiton Isa Mustafën me tradhtitë që ai bëri me Ҫakorrin dhe Zajednicën, e që po i vuan krejt Kosova e tani edhe qeveria e Kurtit, nën udhëheqjen e një intelektuali të vërtetë, kur është fjala për tradhtitë kombëtare të gjithë “intelektualëve” dhe pseudo-politikanëve në ish qeveritë e mëparshme.

Lumir, mos harroni si vepruat me qeverinë “Kurti- I-“, në bashkëpunim me Grenellin, i cili është gjithnjë musafir i Vuçiqit në Beograd, duke i bërë muhabet deri në gju me raki e “kobasica dhe pevaçica», kur vinte i dehur tek ju në Prishtinë dhe ju ndërsente të shani dhe ofendoni Kurtin për antiamerikan. Iu bindi dhe së bashku me Hashimin dhe companinë e tij, Abdullah Hotin dhe Skendër Hysenin etj, u niset me aeroplan për Amerikë, por zonja Merkel duke e ditur qëllimin tuaj për ndarje të Kosovës iu detyroi të ktheheni me aeroplan në Vjenë. E patët ftuar edhe z. Kurti, por ai e dinte qëllimin tuaj dhe nuk fluturoi me ju..!?

Pra, i mençuri dinë çka bën dhe si vepron, ndërsa ju vasalë me krejt opozitën po e bëni atë që nuk e dini. !!!

Lumiri e tha një të vërtetë por jo të plotë: “Ishte tradhti bashkëpunimi me Vuçiqin për të ndryshuar kufijtë dhe ndarë Kosovën”, atëherë Lumir pse pranove ta marrësh udhëheqjen e LDK-së nga tradhtari Isa Mustafa, dhe edhe ti e ke votuar faljen e Ҫakorrit dhe Kullës Malit të Zi, Isa yt e ka nënshkruar « Zajednicën», andaj edhe ti ke bërë tradhti kombëtare më të tërë LDK-në, e cila me aklamacion i detyronte deputetët të votojnë marrëveshje antikombëtare. Dije se shqiptarët dhe historia nuk do t`i harrojë kurrë tradhtitë që ia bëtë Kosovës dhe amanetit të 15 mijë heronjve dhe dëshmorëve të Kosovës..!?

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së, një djalë i vocërr, dikur me pantallona të shkurtra «trefërtalka» po synon me u bë kryeministër, nëse Kurti dorëhiqet, që PDK-ja ta merr udhëheqjen. Ndal Memli, se ka punë me ardhur deri te posti i kryeministrit. Nuk vihet me sharje, gënjeshtra, ofendime dhe propagandë anti-qeveri. Mos e rritë mendjen nëse të kanë ftuar amerikanët. Mendo, se ndoshta edhe munden me t`i ngrehë veshët se kurrfarë meritash nuk ke, djalosh?

Për kryeministër duhet të flet sovrani dhe nuk bën ashtu “ad-hoc” siç po mendon ti. Edhe babai yt ish anëtar i LDK-së dhe bashkëpunëtor i Dr. Rugovës, kur e pa sa ishte gjallë Rugova se askush nuk mund ta zëvendësonte atë, iku nga LDK-ja, kuptohet se nuk kishte as para, ndaj e lëshoi LDK-në, si shumë intelektualë tjerë.

Ramushin nuk dua ta kritikoj kësaj radhe, sepse i ka meritat e luftës bashkë me vëllezërit e ndjerë, dhe po e përfundoj me kaq, edhe pse ai po mendon se nuk e ka humbur Ҫakorrin, të cilin e ka mbrojtur derisa nuk u bë kryeministër, por ne e dimë mirë se ai vetë e dërgoi marrëveshjen për ratifikim në Kuvend, të cilën me “dhunë” e aprovuan 80 deputet. Kështu që shpeshherë po rrëshqet keq në akull, dhe kam frikë se mos po sakatohet një ditë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat