“Like”-ja e penalizuar!

Opinione

“Like”-ja e penalizuar!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 06:59
Autori Zejnullah Jakupi

Edhe për një „Like“ që ja bënë dikujt në rrjetet sociale mund të rezultoj penalizimi në Gjermani. Kujdes! A ne shqiptarët nuk bëhemi merak fare për gjëra të tilla, simbolike- flini të qetë!!!

Për X-in dhe Y-in mbi 40 vite përvojë pune në gazetari, po e ndaj me ju publik i nderuar, miq e mikesha në FB dhe gazeta online, t´ju tregoj se jo vetëm fyerja klasike, shpikja me fjalët që i thoni ose i themi në TV, gazeta online, në rrjetet sociale, por edhe klikimi me „ LIKE“ e „pëlqej“ konsiderohet në Gjermani si vepër penale- gjëgjësisht mund të rezultojë me penalizim.

Sipas Christian Solmecke, specialist i internetit i cili punon për firmën ligjore të Këlnit, WBS Law, thotë se në Gjermani mund të vërehen gjithnjë e më shumë ndjekje penale të klikimeve "Like". "Megjithatë, ende nuk është sqaruar nga gjykata më e lartë nëse "pëlqimi" në Face Book apo në rrjetet tjera sociale, mund të jetë vërtet i dënueshëm. Vetë ligji nuk thotë asgjë për këtë, por ligjet mund të interpretohen", shpjegon Solmecke. Avokati vazhdon: “Arsyetimi që qëndron pas kësaj është se “like”-i miraton një koment të dënueshëm, sepse shprehet se është dakord me deklaratën dhe e mbështet atë. Kjo mund të rezultojë në penalizimin e pëlqimit sikur ta kishin bërë vetë deklaratën”. Një „ Like“ është miratim publik.

Prokurori i Përgjithshëm Dr. Jürgen Brauer ka deklaruar për gazetën „Stern“: "Jo çdo Like është e rëndësishme sipas ligjit penal. Megjithatë, përgjegjësia penale sipas nenit 140 nr. 2 të Kodit Penal (për faljen e një krimi) mund të merret parasysh nëse një postim që miraton dhe lavdëron vrasjen e dy oficerëve të policisë pra, kur e miratojnë publikisht. Kjo mund të bëhet edhe duke "pëlqyer" (ose duke i dhënë një bravo me gishtin tregues ose të ngjashme ), sepse përdoruesi miraton në këtë mënyrë deklaratën, mbështet autorin (kryerësin e veprës) dhe rrit ndikimin e postimit."

Tematizimi për të cilin bëhet fjalë pse është bërë „ LIKE“ penalizuese sipas gazetës „Stern“ erdhi pasi në fund të janarit 2022, dy oficerë, një oficere policie 24-vjeçare dhe kolegu i saj, një kryeinspektor 29-vjeçar, u qëlluan për vdekje gjatë një kontrolli trafiku në një rrugë qarku pranë qytetit të rrethit Kusel. Hetimi për rastin është në vijim, ndërsa autoritetet kanë shënjestruar edhe mesazhet e urrejtjes për të ndjerin në rrjetet sociale për t´i ra në gjurmë krimit, atyre që kanë shpërndarë urrejtje, nxitje të krimit ose solidarizohen me krimin (Citatet e huazuar nga autori Ch. Hensen botuar në revistën gjermane STERN me datën 21.06.2022).

PS: Shtrohet pyetja: Pse të mos vlej edhe për shqiptarët, për media ekspertët tanë, e sidomos për ata që thonë; Jo nuk bënë të bëhet një krahasim i tillë se ne nuk jemi në Gjermani plus, kjo bie ndesh me lirinë e shprehjes dhe natyrisht nuk e parasheh ligji, pra, nuk shkruan askund, nuk gjendet në asnjë ligj, nen, paragraf të ligjeve të Kosovës!!! A po a?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat