Shantazhet dhe presionet e ish qeveritarëve dhe të opozitës së sotme mbi kryeministrin dhe qeverinë aktuale, nuk kanë të ndalur..!?

Opinione

Shantazhet dhe presionet e ish qeveritarëve dhe të opozitës së sotme mbi kryeministrin dhe qeverinë aktuale, nuk kanë të ndalur..!?

Nga: Ali Kelmendi Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 10:03

Gjykatësit, nëpunësit e gjyqit dhe ata të policisë, të cilët ditë për ditë bien në kontakt me publikun gjatë ushtrimit të detyrave, posaçërisht me të gjithë ata që merren me veprime të pazakonta, anormale të individëve të caktuar, parashtrojnë shpesh pyetje: Si është e mundur që njerëzit të bëjnë vepra delikuente dhe të rënda..!?

E drejta për t`i dënuar delikuentet e ka zanafillën e vet e cila shkakton instiktin e vetëruajtjes – vetëmbrojtjes, të një reaksioni spontan të njerëzve kundër të tjerëve, pasi që atij /atyre u dhemb e vërteta për t`u deklaruar mbi veprat delikuente të bëra..!?

Njëjtë po ndodhë edhe me deputetët opozitarë të Kuvendit të Kosovës dhe për reagimet e publikut ndaj sjelljeve të pamira të tyre, nuk i japin «pesë pare» pasi që nuk kanë të raportojnë drejtpërdrejtë para organeve hetuese të policisë dhe drejtësisë, mbase kanë prapavijë të heshtur në mbrojtjen të hajnive, mashtrimeve dhe tjetërsimit të tokave tona përmes nënshkrimeve të ish liderëve, shpeshherë në marrëveshje me ndërkombëtarët.

E kanë ditur shumë mirë, sipas Kushtetutës sonë, që para së të nënshkruheshin marrëveshjet është dashur ta njoftojnë Kuvendin dhe të marrin pëlqimin për nënshkrime. Këlyshët serbofilë, le që i kanë nënshkruar marrëveshjet pa e pyetur askënd, por për të qenë të sigurt, se gjoja kanë bërë punë të mëdha ( tradhtare) për vendin, i kanë dërguar menjëherë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës. Për ta mbërri numrin e 2/3 të votave kanë bërë presione dhe shantazhe brutale mbi deputetët për t`i ratifikuar ato marrëveshje shumë të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Më kujtohet shumë mirë kur përfaqësuesja austriake në Parlamentin Evropian për Kosovën, zonja Lunachek shumë dashamirëse për Kosovën, i kishte thënë Hashimit: Hashim, është dashur apriori t`i kesh numrat e deputetëve për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, dhe pastaj ta nënshkruash marrëveshjen. Sipas saj, edhe më keq, kur Hashimi ka shkuar në Parlamentin evropian dhe ka insistuar që ta fus në rend ditë çështjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, kinse si kusht për liberalizimin e vizave, siç është folur asokohe se ky gjoja ishte kushti i liberalizimit të vizave.!? Kjo është folur më të madhe në Kosovë, dhe populli janë gëzuar dhe bindur se do të ndodhë liberalizimi i vizave. Por, ky liberalizim nuk ndodhi kurrë deri më sot.!!!???

Hashimi e bëri krejtësisht të kundërtën dhe pasi që e nënshkroi pas dy-tri viteve bëri presion mbi deputetët dhe Ramushin, i cili pasi që u lirua nga burgu i Francës, i etshëm për t`u bërë kryeministër e hëngri karremin e Hashimit dhe marrëveshjen për demarkacionin me MZ e dërgoi në Kuvend e cila u ratifikua nga 80 deputetët e pa dinjitet të cilët bën tradhti kombëtare duke ia falur malazezve 826 hektarë toka të trevës së Rugovës heroike..!?

Bile, z. Anton Quni qe deklaruar se ka qenë mirë të ishin prezent në Kuvend edhe dy tre rugovas me tirçi dhe shalla në kokë, veshjes rugovase për me e hijeshuar Kuvendin, por «me hile dhe prapavijë ironike, se gjoja vetë rugovasit na paskan qenë të pëlqimit për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit»..!? Rugovasit kurrë nuk e kanë dhënë pëlqim për të humbur 8.260 ha të tokave të parëve të tyre që ua kanë lënë në trashëgim..!

Së pari e nënshkruan Zajednicën; (Hashimi - Mustafa ) pa e pyetur Kuvendin, pastaj e ratifikuan në Kuvend, dhe kur u pa se marrëveshja e cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që nuk ishte as në përputhje me Kushtetutën tonë, atëherë kryetarja Atifete Jahjaga e dërgoj këtë marrëveshje në kushtetuese. Shtrohet pyetja, pse nuk e dërguan në kushtetuese para se ta sillnin në Kuvend, por pas aprovimit nga Kuvendi? Mjerisht, kjo është bërë me qellim, pasi Hashimi dhe Isa kanë qenë kryekëput bashkëpunëtorë të Serbisë, që njëkohësisht kanë menduar me ua lanë «këmbët e arushës në dorë deputetëve të Kuvendit», siç edhe vepruan..!?

Mbase, të njëjtit aktorë të marrëveshjeve të tradhtisë së madhe me Serbinë, sot i sulën pozitës, se qeveria e Kurtit nuk është transparente me dialogun, është arrogante, se nuk ka njohuri me udhëheq shtetin, andaj sipas tyre, duhet sa më shpejtë ta rrëzojnë qeverinë për ta kapur vetë pushtetin si në kohërat e PAN-it.

Këto grupime të partive opozitare në thelb janë egoiste dhe në rend të parë mendojnë për interesa personale dhe të grupeve të tyre oligarke. Sjelljet e tyre autoritare dhe intoleranca janë të qarta. Ata lëshojnë urdhëresa, organizojnë ndryshime programesh partiake, propozojnë kërkesa me qellim qe t`i imponojnë mendimet e tyre, të cilat gjoja janë të vërteta dhe të arsyeshme për interesat e shtetit. I kritikojnë dhe injorojnë me paturpësi çdo gjë që nuk iu përshtatët..!!

Për të vërtetuar trashëgiminë e anëtarësisë të partive të opozitës, po e citoj një vështrim të këtyre ditëve të Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, i cili tha: “Opozita më shumë pajtohet me kërkesat që vinë nga Beogradi, se sa me vendimet e Qeverisë. Pra, kështu na i vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj qeverisë së Kosovës..”!!!

Edhe serbja Sonja Biserko u deklarua haptas se «Vuçiqi i ka njerëzit (spiunët) e vet në Prishtinë dhe Tiranë», No coment..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat