BE dhe SHBA, bëni presion Serbisë agresore e kriminale, e jo viktimës, Dardanisë

Opinione

BE dhe SHBA, bëni presion Serbisë agresore e kriminale, e jo viktimës, Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 15:22
Autori Hafiz Shala

Për çfarë arsye Dardania të lëshojë pe ndaj gjakatarit i cili qëllimin kryesor dhe përfundimtar, e ka grabitjen e territoreve, pjesët më të pasura të vendit deri në okupim total, sipas mendësisë së saj, nën kërcënime me trazira dhe luftë.

A është në pyetje, interesi gjeopolitik i superfuqive apo frika dhe nga kush. Rusia, Serbia apo nga njëri tjetri.

Nuk ka Asociacion në territor të Dardanisë, nuk ka shtet mbi shtet i kontrolluar dhe dirigjuar nga Serbia.

Tani, kur e përkthej kjo situatë në kohën e ofertave, Trump-Grenell, duket e njëjtë me një dallim se, këta, nuk po bëjnë puç klasik por me një tempo me të butë, deri me tani por, që lë të nënkuptohet se edhe këta do të veprojnë në të njëjtën mënyrë nëse Kurti i refuzon kërkesat e tyre, por shumë të dëmshme për Dardaninë, nëse nuk ka një garancion dhe sa mund të jetë i sigurt.

Kryeministri Kurti e as Presidentja Osmani, nuk i shesin interesat shtetit të tyre për kurrfarë posti prandaj, i keni gjetur këta që po u vet-ofrohen pa i lutë por me dëshirë sepse, janë të zhytur në punë të pista dhe e vetmja mënyrë për ta shpëtua lëkurën e tyre, është ta eliminojnë Kurtin pasi, me vullnetin dhe votën e popullit, kjo opozitë u hodh atje ku e kishin vendin.

Nëse është nevoja, le të shkohet në zgjedhje të reja le të maten dhe populli le të vendos.

Nëse vendos t’i ri sjell përsëri në pushtet, atëherë është zgjedhje e tyre dhe, nuk kanë të drejtë të ankohen as ta akuzojnë askënd.

Nëse shërbehem me teorinë e konspiracionit, mendja me shkon se, SHBA po shantazhohen nga Franca dhe Gjermania -Evropa, kjo e para mike historike e Serbisë që t’i dalin zot në procesin e dialogut duke bërë presion mbi Dardaninë që t’i pranoj të gjitha marrëveshjet sado që ato janë të dëmshme, pasi, Amerika e ka dhënë fjalën se do ta ndihmojë Ukrainën e cila është duke e bërë dhe nuk zmbrapset duke e mbajtur premtimin fuqishëm dhe pa luhatje.

Franca dhe Gjermania, përmes propozimit të tyre, nëse është i tyre pasi, disa përfaqësues evropian po deklarojnë se, është propozim evropian, që me angazhimin e tyre të drejtpërdrejtë, të ndihmojnë qe Dardania t’i pranoje kërkesat e armikut-Serbisë me të cilat, do ta shtyjë afatin për targa dhe ta formojë Asociacionin, në kompenzim që Serbinë ta qetësojnë dhe marrëdhëniet Dardani-Serbi, t’i kthejnë në “normalitet”, gjoja ta shkëpusin nga ndikimi i Rusisë dhe t’i afrohet Evropës. Pak e besueshme.

E krejt kjo, nëpër kurrizin e popullit shqiptar të Dardanisë, siç ka ndodhur me shekuj qe fatkeqësisht po na përsëritet sepse, kjo, është ashtu si është, e dobët, ekonomikisht, e përçarë politikisht dhe e shantazhuar edhe ushtarakisht, po qe se nuk i pranonë këto kushte nënshtruese duke e sjellë veten nga një shtet sovran në atë të varur, jo funksional dhe të kontrolluar nga Serbia përmes Asociacionit i cili, më vonë do t’i luaj lojërat tjera sipas diktatit të Beogradit, duke e shpallur një Autonomi deri në shkëputje, pastaj bashkim me Serbinë dhe, finalja okupim definitiv i Dardanisë duke e përfshirë edhe Shqipërinë, nëse në pushtet do ta kenë një Edvin Kristaq Rama.

Nëse dikush mendon se kjo do të kalojë me çfarëdo presioni, do të gabojë.

Kryeministri Kurti, nuk besoj që do t’u nënshtrohet këtyre presioneve e shantazheve, me gjithë parullat e hajdutëve se po na prishë me Amerikën, të cilët, nuk e kanë hallin e shtetit por të pushtetit më arsyen kryesor, për t’i ikur drejtësisë.

Jam i bindur se Kryeministri Kurti, nuk do të pranoj shtyrjen e afatit rreth targave dhe nuk do të pranojë Asociacion një etnik. Dhe, assesi nuk duhet ta pranoj.

Le të formojnë Këshill Nacional si Dardania Lindore pra një reciprocitet të dy pakicave, të cilat mund t’i artikulojnë kërkesat e tyre institucioneve përkatëse.

Nëse Evropa na akuzon se e keni nënshkruar këtë marrëveshje ne Bruksel dhe e keni aprovuar ne Parlament me 2/3-tat e votave, që është e vërtetë dhe obligative, e ata të cilët e nënshkruan këtë marrëveshje të dëmshme, nuk janë pushtet, disa ne burgje i disa jashtë pushtetit por, që e sollën shtetin e Dardanisë në këtë situatë kritike, të cilët për ta shpëtuar lëkuren e tyre të cilën e shiten shumë shtrenjtë për Dardaninë, nen shantazhet të cilët ishin që vetëm ata e dinë, do të ishin në gjendje ndoshta të nënshkruajnë edhe kapitillimin.

Shtrohet pyetja e thjeshtë se, a duhet të pranohet dhe a mund të anulohet nëse vlerësohet së është jashtëzakonisht e dëmshme sepse, po e sjell në pyetje funksionimin e shtetit dhe ardhmërinë e tij të sigurt.

Si do të vepron një shtet normal i konsoliduar dhe i vetëdijshëm për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet në të ardhmen, bile edhe jo fort të largët.

A mendoni zotëri se dikush do ta pranojë një marrëveshje të tillë e cila, me të njëjtën procedurë mund të anulohet me arsyen se, shtetin e Dardanisë e sjellë në pozitë vasale ndaj Serbisë. Kush është ai qe do ta nënshkruante një vetëvrasje shtetërore pas të gjitha atyre premtimeve të dhe popullit gjatë fushatave elektorale.

Kush është ai i cili, do të shkel mbi amanetin dhe gjakun e derdhur të martirëve dhe heronjve të cilët ranë në altarin e lirisë për shtet të pavarur dhe të lirë, për ta kthyer këtë popull në robëri dhe përjetësisht në pa siguri.

Ndoshta, këta vizitorët e Uashingtonit mund ta bëjnë një akt të tillë pasi, paraardhësit e tyre nuk hezituan pasi “ i kanë arsyet e veta, mos të prishem më Amerikën”. Parullë e konsumuar për ditët e sotme, ama, me këtë parullë në gojë, nuk lan gjë pa bërë. Këtë, populli e din mirë.

Bota demokratike por, në rëndë të parë populli i Dardanisë e kupton se, historikisht në proceset gjeopolitike të superfuqive, gjithmonë janë zhvilluar në dëm të shqiptarëve, ani pse pa kurrëfar obligimi nga këto superfuqi se mund të ofrohet “ njëlloj garancioni” si në rastin e Krimeas ku u nënshkrua Marrëveshja për paqe në mes Rusisë dhe Ukrainës me 31 maj 1997-të në cilën thuhej se nuk do ta sulmojnë njëra tjetrën, me 2014 kur filloj lufta ne mes të këtyre dy shteteve, Ukraina paralajmëroj se nuk do ta vazhdoj këtë marrëveshje me 2018, kur i kalonte afati me 31 mars 2019, ku nga intermediatorët evropian “ garantohej” se, Ukraina nuk do të posedojë armë nukleare ndërsa, Rusia kurrë nuk do ta sulmoj Ukrainën.

Krimea u okupua, për të vazhduar invazioni ndaj Ukrainës i cilin po zgjatë afro 270 ditë.

Shtrohet pyetja se, kush mund dhe a do të garantojnë po këto superfuqi qe Serbia nuk do ta sulmoj Dardaninë po t’i jepet rasti, prandaj, populli, duhet të jetë unik në kërkesa se, nuk duan kurrfarë kanceri në trupin e shtetit të tyre, Asociacion sipas kërkesave serbe përndryshe, nuk u mbetet zgjidhje tjetër përpos se të rezistojë sikur në luftën e fundit të viteve, 1998/99.

Pa unitet, vendosmëri dhe kërkesa të qarta, kurrë nuk do ta zgjidhet problemin i sovranitetit dhe tërësisë territorialë, prandaj, askush nuk e ka autorizimin për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për periudhe afatgjatë, duke e sjellë në pyetje, sovranitetin, integritetin dhe tërësinë territoriale dhe pavarësinë të shpallur me 17 shkurt 2008.

Nëse nuk je i vendosu te luftosh për interesa dhe të drejtat tua legjitime e legale sipas vullnetit të popullit, mos prit se dikush tjetër do ta bëjë më përkushtim dhe vendosmëri.

Çdo popull, pa marrë parasysh a është i vogël apo i madhe, i fortë apo i dobët, nëse e ke moralin dhe dashurinë ndaj atdheut, do t’ia arrish, ani pse me çmim jo të vogël.

Hafiz Shala, New York, 18 nentor 2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat