Serbët me gjashtë kamionë kanë bllokuar rrugët, ku janë 60 mijë veteranët?!

Opinione

Serbët me gjashtë kamionë kanë bllokuar rrugët, ku janë 60 mijë veteranët?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:12
Foto nga vendngjarja

Po bëhen pesë ditë nga kur bandat serbe kanë bllokuar rrugët. Barrikadat me automjete të rënda në disa prej rrugëve që çojnë në dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë në pjesën veriore të Kosovës.

Barrikadat ruhen nga pak serbë, as kjo nuk u jep zemër mbi 60 mihë veteranëve të largojnë gjashtë kamionë. Ata që thirrën në emër të luftës ulin veshët kur duhet, veç mes njëri tjetrin bëjnë trimin. Dikur, po këta veteranët që dogjën flamurin e propozuar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova.

Janë po këta veteranë që nuk lanë njeri që kanë njohur pa e bërë veteranë, duke e quar numrin e tyre me mbi 60 mijë. Po e marrim si të mirëqenë faktin se janë 60 mijë, pyetja ime është: Ku janë sot këta 60 mijë veteranë që s’po ndihen të gjallë, e lejojnë bandat serbe të bëjnë trazira e me gjashtë kamionë të bllokojnë rrugët. E di se veteranët edhe s’mund të shkojnë atje nga prezenca e KFOR-it, por së paku të shprehnin pakënaqësinë.

Por jo, të gjitha janë mashtrime. Për më tepër këta veteran që kanë mbështetur Hashimin, le ta kuptojnë se për të shpëtuar vetën e tij Hashimi e solli këtë Gjykatë, ishte ai që bënte thirrje për ta votuar, dhe i njëjti deklaronte se “kam qenë larg frontit”. Asnjë reagim nga veteranët, heshtin, kur bëhet fjalë me kërkuar para nga shteti ngrihen në protesta, sulmojnë policinë dhe gjuajnë drejt objektit të qeverisë.

Tani i kanë futur veshët në lesh dhe s’po bëjnë zë, asnjë reagim për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen në veri. Reagim i vobektë për kërcënimet e Vuçiqit, veteranët nuk e kanë ruajt dinjitetin dhe nderin; flas në përgjithësi, ka të atillë që meritojnë me u heq kapelën. Veteranët duhet të jenë zëri i çlirimtarëve, mbrojtës të atdheut kurdo që kërcënohet, qoftë edhe verbalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat