Z. Kryeministër thuaj: Yes-Po, Amerikës, ashtu si Zelensky

Opinione

Z. Kryeministër thuaj: Yes-Po, Amerikës, ashtu si Zelensky

Nga: Hfiz Shala Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 12:06
Hafiz Shala

Bashkësia Ndërkombëtare e as Qeveria, nuk duhet të zhvillojnë kurrfarë bisedimesh me Serbinë, pa u larguar barrikadat e grupeve terroriste

Qeveria, bëri hap historik duke u bashkërenduar me SHBA-në.

Për fatkeqësinë tonë shoqërore e shtetërore, opozita në mënyrë qëllimkeqe, e akuzonte Qeverinë se pse nuk po vepron si shtet sovran dhe të “ndërmerr hapa sipas Kushtetutës” krye në vete rreth largimit të barrikadave, ani pse është obligim, e drejtë dhe imperativ që, në tërë vendin të sigurohet liria e lëvizjes, e demonstratave demokratike për çështje të cilat një grup, komunitet ose grupe jo qeveritare duan që të ngritin çështjet të cilat i brengosin por, jo bllokimin e rrugëve duke e pamundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve gjithandej.

E akuzuan si “mashtrues, bile edhe rrenc”, duke tentuar që ta fusin në veprime të ngutshme pa konsultim me SHBA-të, në rend të parë, e në anë tjetër e akuzonin se na i “prishi marrëdhëniet me mikun tonë historik”.

Opozita, e akuzon qeverinë se nuk po e ushtron pushtetin në tërë territorin, gjithnjë duke tentuar që ta armiqësojë me Amerikën duke marrë veprime të njëanshme aty ku janë në pyetje interesat strategjike gjeopolitike amerikane, me theks te veçantë, me rastin e vendosjes së barrikadave, provokim jo vetëm për qeverinë e shtetit të Dardanisë por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nuk po e përmendi Evropën e cila, dorën në zëmër, ishte e njëanshme, e pavendosur, bile, edhe nen akuza se qeveria po do të merr veprime të cilat e eskalojnë situatën.

Ama, asnjë veprim apo qortim serioz ndaj agresorit, sponziruesit të terroristëve të armatosur të cilët i sulmonin forcat e sigurisë me ç’ rast u plagos një, polic i cili për fat i shpëtoi me të keqes.

Pse tolerohen këto veprime nga Evropa?

Qeveria, ishte e gatshme që të intervenonte rreth largimit të barrikadave kur, në momentin e fundit, Ambasadori Jefrey Hovenier në orët e vona të mbrëmjes, u takua me Kryeministrin Kurti për t’i kërkuar shtyrjen e vendimit i cili, do të ishte i dëmshëm dhe i rrezikshem për organet e sigurisë-policinë e Dardanisë, sipas informatave të cilat i posedonte ai, qe, nuk është kurrëfar befasie se ato i ka të siguruara nga shërbimi inteligjent amerikan, më i avncuari në botë.

Po të veprohej me nguti, do te ishte një shans e mirëseardhur për Rusinë e cila, duar-hapur e priste një reagim të tillë të organeve të sigurimit për t’i aktivizuar edhe formacionet serbo-ruse duke krijuar një konflikt mes forcave lokale terroriste të mirëpërgatitura dhe ushtruara me variante të ndryshme për situata të ndryshme, duke i dhënë shkas Rusisë që, të bëjë ndonjë veprim i cili, do ta tërhiqte vëmendjen nga ndihmat ushtarake të SHBA-ve ndaj Ukrainës, duke aktivizuar me urgjencë vatrat tjera në rajonin aziatik si, çështjen e Tajvanit, inkurajimin e Kores Veriore ndaj asaj Jugore dhe Japonisë por, ndër me të rëndësishmet, do të ishte Ballkani, Evropa, definitivisht, Dardania, si pjesa më fragjile të marrëdhënieve në mes dy popujve historikisht të hasmuara të provokuara nga Serbia me ndihmën dhe përkrahjen e Rusisë kur ishin në pyetje tokat shqiptare dhe copëtimi i tyre pa mëshirë, ashtu siç ndodhi ne vitin 1878, por të filluara me përzëniet, vrasjet dhe gjenocidin qe nga viti 1844-1999.

Opozita dhe argatet e Serbisë-Vuçiqit të cilët, për interesa personale karrieriste por para se gjithash, frika nga e vërteta e marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga ish pushtetet, me të cilat po përballemi tani kur situata e përgjithshme e sigurisë pas sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës që po e veshtirëson më shumë ndonjë marrëveshje me Serbinë e cila qëllimisht po i prolongon për interesa të saj.

Luftimi me sukses i krimit, korrupsionit, zvogëlimi i manipulimit rreth pasurimit të jashtëligjeshëm, marramendës, hajnisë dhe keqpërdorimeve të cilat, do të hetohen, posaçërisht kur nga Komisioni i Venecias, u dha pëlqimi rreth Vettingu dhe Ligji për Konfiskimin e pasurisë, pastaj themelimi i Komisioneve përkatëse rreth kësaj natyre, i ka trembur bile edhe i ka tronditur pa masë keqpërdoruesit, pronarët e vilave ne Brezovicë e vende të tjera sa që, janë ne gjendje të ndërmarrin veprime qoftë edhe në dëm te shtetit mu ashtu siç vepruan paraardhësit e tyre të cilët për ta shpetuar lëkurën nga Gjykata Speciale, bënë veprime anti kombëtare me konotacione tradhtie ndaj atdheut.

Kryeministri, veproi me mençuri i cili, duke e analizuar situatën me gjak ftohtësi, erdhi në përfundim se, pa u konsultuar me atë që na shpëtoi nga gjenocidi, ai që e përzuri ushtrinë policinë, paramilitarët të liruar dhe amnistuar nga burgjet për të vrarë sa më shumë shqiptarë, të urdhëruar nga Millosheviqi për ta vazhduar Millosheviqi i sotëm me emrin Vuçiq pjesëmarrës në vrasjet dhe masakrat, kërkoi që të bashkëveprojnë ngusht me SHBA-të, duke i koordinuar të gjitha veprimet ne vazhdim.

Prandaj, barrikadat, duhet të largohen vetëm në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar për t’ia pa mundësuar Putinit hapjen e një vatre krize shumë të rrezikshme në Ballkanin fragjil.

Vizita e Kryetarit Ukrainas në SHBA, pritja nga Presidenti Biden dhe, ajo qe ishte me interesante, fjalimi i tij ne Kongresin Amerikan ku, të dy partitë rivale, ajo Republikane dhe Demokrate të unifikuar si shembull konkret demokratik e patriotik, i duartrokiten se bashku Presidentit Zelensky duke i dhënë përkrahje, morale, politike dhe, ajo me e rëndësishmja, ndihma ushtarake me miliarda dollar, si parakusht i suksesit i kundërvënies së forcave barabare, kriminale e gjenocidale ruse i cili, me veprimet e tij si burrështetas i pa luhatur gjithnjë në mesin e luftëtarëve në vijat e para të frontit, është shembull, impuls dhe moral i pa thyer për luftëtarët e lirisë.

Një detaj me rëndësi historike për Ukrainen dhe marrëdhëniet miqësore të dy shteteve në momentet më të vështira, ishte ai kur, njëri nga gazetarët i shtroi pyetje Zelenskit se, a do ta vazhdojë luftën me Rusinë edhe pas kërcënimeve të Putinit me përdorimin e bombës nukleare?

Para se ai të jepte përgjigjen, Presidenti Biden ndërhyre dhe në emër të tij, anglisht iu përgjigj, Yes- Po, dhe Zelensky i tha: I Agre- unë pajtohem.

Prandaj, o popull, siç thoshin përpara të vjetrit, duhet me ia ditë hallin vetit.

Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nuk mund të mbijetojmë, as të zhvillohemi ekonomikisht dhe forcohemi ushtarakisht dhe para se gjithash, ta shtrijmë sovranitetin në tërë territorin.

Duhet t’u behet me dije grupeve terroriste në veri, se, nuk ka më bllokim të lëvizjeve të lira nga kushdo qoftë, përndryshe do të ballafaqohet me ligjin dhe drejtësinë e barabartë për të gjithë.

Zoti Kryeministër, thuaj Yes-Po, Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat