Fatmirësisht ata që mjellin frikë e defetizëm,janë të pakët në numër!

Opinione

Fatmirësisht ata që mjellin frikë e defetizëm,janë të pakët në numër!

Nga: Dibran Demaku Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Dibran Demaku

Lajmet dhe pamjet që vijnë nëpërmes të ekraneve të televizineve të ndryshme thonë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq e ka sjellë ushtrinë serbe tek kufiei i Kosovës dhe se nga çasti në çast mund të jap urdhër që të kalojë kufirin dhe të hyjë në Kosovë.Kësaj i fryejnë me të madhe ekranet e televizioneve serbe e për habi edhe ekrane të televizioneve shqiptare.

Përse e bëjnë këtë nuk dihet,por ajo që dihet është se ekranët e televizioneve serbe e bëjnë me qëllim që t’u thonë serbëve të Kosovës se ne jemi këtu dhe ju nuk keni arsye dhe as nevojë të bashkëpunoni me autoritetet pushtetore të Kosovës,sepse ne ju mbrojmë prej tyre.

Ndërkaq duke i transmetuar të njejtat pamje të televizioneve serbe,ekranet e televizioneve shqiptare,tek popullata shqiptare e Kosovës mjellin frikë dhe defetizëm.

Edhe më keq se kjo janë deklaratat e ish pushtetarëve të ndryshëm(si deputet dhe ministra)të cilët thuaja se për çdo ditë se po sulmoi Serbia,më pak se për gjashtë orë do të hyjë në Prishtinë?!

Sikur Kosova qenka një fushë që nuk e mbroka askush dhe po hyka e po dilka kushdo sipas dëshirës së tij?!

Të gjitha ekranet dhe gazetarët e moderatorët e tyre, duke i fryer kësaj ideje të armikut sikur bëhen bashkëpjesëmarrës në frikësimin dhe defetizmin në popull.

Duke e paraqitur ushtrinë serbe si tepër të fortë dhe të pathyeshme,ekranet e televizioneve tona sikur e këshillojnë edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur,t’u japin këmbëve dhe të ikin sa më shpejt!

Kësaj ideje i fryejnë edhe krijuesë të ndryshëm,poetë,shkrimtarë e artistë,kur në krijimet e tyre i këshillojnë fëmijët e tyre që t’u japin këmbëve dhe të ikin nga Kosova një minutë e më parë,sepse sipas tyre në atë vend nuk jetohet?!

Të gjithë këta harrojnë(me qëllim ose pa të)se Kosova është çliruar nga thundra serbe,dhe se ajo thundër nuk do të kthehet më kurrë.
Nëse Serbia militare kalon kufirin dhe futet në Kosovë,atëherë veprimi i saj do të adresohet si agresion dhe do të dënohet nga bota demokratike perendimore.Jo vetëm verbalisht,por edhe ushtarakisht.Këtë e di Aleksandër Vuçiqi dhe gjeneralët e ushtrisë së tij,andaj përveq propagandës,veprim konkret nuk guxojnë të marrin?!

Nëse ua ka pirë sorra mentë,siç thuhet në popull le të urdhërojnë dhe le të nisen,por do të kthehen në arkivole shumë më shumë se në fund të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar.

Kosova dhe populli shqiptarë i saj,kudo ku ndodhet do të bëhet grusht për të ia dhënë goditjen vdekjeprurëse çdo agresioni të mundshëm!

Fundi i fundit me armikun(në këtë rast Serbinë)duhet që edhe ne të flasim dhe veprojmë me gjuhën e forcës.

Fatmirësisht,ata që mjellin frikë e defetizëm,janë të pakët në numër!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat