Krimi që dridhi themelet e lirisë së Kosovës!

Opinione

Krimi që dridhi themelet e lirisë së Kosovës!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 6 janar 2023 Në ora: 15:06
Vrasja e Kolonel Tahir Zemajt, foto nga vendi i ngjarjes

20 vite më parë në Kosovën e ftohtë, ishte pikërisht kjo ngjarje e cila shtangu qytetarët e Kosovës dhe tronditi gjithë vendin.

Ish-bashkëpunëtori i afërt i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe këshilltar i tij për siguri, u vra pabesisht, së bashku me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

Koloneli Tahir Zemaj, këshilltar për siguri i presidentit Rugova, kishte arritur ditë me parë në Kosovë për konsultime në Ambasadën amerikane në Prishtinë, para udhëtimit për në SHBA, përkatësisht në Pentagon me mision: Formimin e Ushtrisë së Kosovës, por atentati ndaj tij përmbysi gjithë narracionin për ushtrinë dhe Kosovën!

Vrasja e kolonel Zemajt, Enisit dhe e Hasanit edhe më tej mbetet e pazbardhur. Atentati ndaj Komandantit të ZOD, Kolonelit Tahir Zemaj, atentat ndaj lirisë së Kosovës!

Atentati ndaj Sabahate Tolaj, Jusuf Haklaj dhe më pas edhe Q.K., mori me vete gjysmë të vërtetën e atentatit ndaj komandantit të ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj, derisa gjysma tjetër e së vërtetës, rëndon mbi Shkumbin Mehmetin i cili drejton gishtin për ndërhyrje politike tek disa persona.

Vrasjeve politike, u paraprinë politika anti-kombëtare e grupimeve mafio-krimnale të ekstremit të majtë sikurse është LPK-ja në sinkron me SHISH-in e Fatosave: Nano & Klosi, në krye të mediave të kapura (të shkruara dhe vizive), përmes politikes së linçit publik dhe anatemimit të figurave politike dhe publike me bagazh nacional, sikurse ishin bashkëpunëtoret e presidentit historik, Rugova.

Me pas, nuk ishte vështirë organizimi i skuadriles vrastare me pagesë, nga parat e taksapaguesve tanë, dhe ato të krimit të organizuar ; reketit dhe haraqit kryekëput nga Shtabi i "Rognerit" dhe i cili kishte shtrirë aktivitetin kriminal në gjithë territorin e Republikës së Kosoves përmes SHIK-ut anti-shqiptar, organizatë kjo klandestine, ilegjitime, ilegale dhe anti-shtetërore.

Në Kosovën e lirë & të çliruar prej armikut shekullor, por jo edhe të lënë plotësisht të lirë nga recidiv të ideologjisë sllavo-komuniste dhe mendësisë tribale në luftën për pushtet, pikërisht 20 vite më parë në Pejën e Haxhi Zekes, ra në pritë nga një atentat, Komandanti legjitim dhe legal i ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

"Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale" (NPK), siç e quan Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, qendron pas atentatit në Pejë dhe gjithandej në Kosovë!

Pse u vra Koloneli, cili ishte motivi, çfarë qoj në marrjen e një vendimi qyqar, armiqësor dhe anti-kombëtar ?

Ja arsyet :

Falangat e krimit nuk gëlltisnin dot kontributin enormë të Kolonelit, Komandant legjitim i ZOD-it në luftën çlirimtare në përballje me armikun shekullor në vija fronti gjithandej, dhe në beteja frontale siq ishte Beteja e Loxhes në të cilën Komandanti i kësaj beteje lapidare i kishte dhënë leksion armikut duk i dhënë goditjën poshtëruese dhe duke e tmerruar më nivelin dhe strategjinë e luftës, të pa parë dhe përjetuar deri atëherë.

Falangat e krimit, synonim i grupimeve majtiste dhe ideologjisë së kuqe sllavo-komuniste, nuk gëlltisnin dot, namin dhe lavdinë e Betejës së Loxhes, namin dhe lavdinë e Komandantit të kësaj beteje t ‘lavdishme, Kolonel Tahir Zemaj dhe as nivelin dhe përgatitjen ushtarake, profesionale të Brigadave të komanduara nga Koloneli dhe të subordinuara formacioneve dhe hierarkisë ushtarake të FARK-ut, edhe pse me uniformë dhe emblemë të UÇK-së, konform Marrëveshjes së Osllos.

Falangat e krimit, të identifikuara si NPK, nga ZPS e Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë, nuk lejonin që meritat dhe kontributi për betejat e fituara nga ana e FARK-ut, t'i atribuohëshin institucioneve legale të Republikës së Kosovës dhe bartësve të atyre institucioneve, por vetëm të vet-quajturit "SHP i UÇK-së" me seli në Tiranë dhe saktësisht në hotelin Rogner !

Retroaktivisht, mund të detektohet lehtë kurba e krimit dhe e vrasjeve politike të filluara para luftës, të shkaktuara gjatë dhe pas saj, duke filluar nga vrasja e Enver Malokut, Kolonel Ahmet Krasniqi në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes në FARK, alias Ministri i Luftës dhe deri tek akti kriminal dhe i shëmtuar i 25 prillit 2009, me; Vjedhjen në Dhomën e Dëshmive, me ç’ rast, ishin vjedhur dhe asgjësuar edhe dëshmit dhe faktet në lidhje me vrasjet politike dhe krimeve të rënda të kryera nga kasta mafio-krimnale në krye të piramidës shtetërore, alias në kapje të shtetit.

Rasti tjetër eklatant, atentati ndaj Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, që kishte synim dhe çellim humbjen e gjurmëve të vrasjes me atentat të Kolonelit Zemaj, të birit Enisit dhe kushëririt Hasan Zemaj, krim ky që ndodhi me atentatin ndaj dy hetuesve policor, përkatësisht, oficerëve të SHPK-së, me datë 24 nëntor 2003 në Dukagjin dhe me çrast u denua vetëm një autor i krimit, dhe ky ishte Bedri Krasniqi, ish turpërojë e Ramush Haradinaj-të, por duke mbyllë hetimet me kaq, fatkeqësisht.

Vrasja me atentat e Komandantit të Rugoves, ish deputetit të LDK-së në Parlamentin e Kosovës, z. Smajl Hajdaraj, me 17 janar 2002 në Pejë dhe afër banesës së të ndjerit, ishte sinjal se spiralja e vrasjeve politike për qëllimet e lartpërmendura nuk kishte të ndalur, deri në arritjen e qëllimeve të errëta dhe anti-kombëtare; eliminimin e kundërshtarëve politik potencial, përvetësimin e meritave dhe marrjen e pushtetit me çdo kusht, qoftë edhe me çmimin e vëllavrasjes.

Vrasja e Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, për faktin e vetëm se të njëjtit ishin shumë pran zbardhjes së vrasjeve politike në Dukagjin; pra atë të Smajlit dhe Kolonelit Zemaj, ishte një goditje e fortë shtetit ligjor dhe shtetit të se drejtës, dhe mbi të gjitha vetë shtetit të Kosoves, duke vra shpresën e brezit për një Kosovë demokratike me Rend dhe Ligj.

Sistemi i Drejtësisë në Kosovë, përfshi edhe atë të Misioneve Ndërkombëtare ; UNMIK & EULEX, kanë dështuar totalisht, deri në masën në të cilën, ma lehtë është të besohet se kanë bashkëvepruar në krim, se sa nuk ia kanë dalë të kapin autorët e krimeve dhe të nxjerrin para drejtësisë, kriminelet.

Lë të kuptohet se bashkëjetesa e Misioneve Ndërkombëtare për Rend dhe Ligj me bandat mafio-kriminale, produkt i Shtabit të Rognerit dhe i derivuar në "Krah i Luftes", ka qenë kompromis i dëmshëm dhe i dhimbshëm për viktimat, familjaret e viktimave dhe vetë shtetin e Kosovës.

Gjykata Speciale, dritë në fund të tunelit!

Edhe pse dihet mirëfilli se kapja e shtetit dhe me këtë fakt edhe e Sistemit të Drejtësisë nga vetë urdhërdhënësit e vrasjeve politike, ka arritur që në masë të madhe të dëmtoj dhe zhduk provat për krimet makabre, me gjasë ia kanë dalë që në masë të madhe, bashkë me zhdukjen e provave, të eliminojnë dhe dëshmitarët dhe vetë ekzekutoret katil, vrasësit me pagesë të cilët ishin dhe janë vartës të bosëve të krimeve të rënda, Komandantëve të fuqishëm, të gjithëpushtetshëm dhe mbi ligjin, të njohur në Dukagjin, Llap, Drenicë e gjithandej.

Ca prej mafio-oligarkëve dhe kriminelëve potencial, të akuzuar për vrasjet politike, tanimë janë në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, instancë kjo e fundit në të cilën kanë varë shpresat familjarët e viktimave dhe shumica absolute e qytetarëve të Kosovës, por shumë prej tyre (kriminelët potencial), ende janë të lirë dhe me ndikim të fuqishëm në jetën politike, publike dhe institucionale për fatin tonë të ligë.

LDK, si subjekt politik dhe familje politike e të vrarëve pas shpine dhe pa gjyq, duhet të bëjë të pamundurën që Sistemi i kapur i Drejtësisë, të shkapet dhe të njëjtit t'i krijoj kushte dhe hapësirë normale-demokratike të kryej misionin fisnik që ka, Shtet Ligjor dhe të së Drejtës, synim ky i qytetarëve të vendit dhe në interes të shtetit demokratik të Kosovës.

Pa zbardhjen e vrasjeve politike dhe ndëshkimin e autorëve të krimeve përfshi edhe vrasjen me atentat të Kolonelit Zemaj, liria e Kosovës nuk është e plotë dhe as e ardhmja e vendit s'mund të jetë ndritur dhe prosperuese, pra liria s'mund të ketë dimensionin e duhur, përkundrazi !

Këto vrasje dhe krime të natyrave tjera, mbajnë peng të ardhmen euro-perëndimore dhe veri atlantike të vendit, për çfarë na mallkojnë brezat që vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat