Linçi serbë ndaj shqiptarit

Opinione

Linçi serbë ndaj shqiptarit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 9 janar 2023 Në ora: 07:58
Gani Mehmetaj

“Plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me presidentin Vuçiq dhe ngjashmëri me rastin Panda ”, shkruan kryetari i republikanëve të Serbisë, Nikolla Sandullovic. Në rastin Panda shërbimi sekret serb vrau disa të rinj serbë në Pejë që të akuzonte shqiptarët. Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit, prandaj i di mirë punët e kurdisjeve të pista me vrasje e me plagosje. Edhe Sandulloviçi e njeh mirë mendësinë e serbëve -zyrtarë të kriminalizuar.

Mediat tona që nga fillimi e fshehën faktin se shqiptari që plagosi dy serbë, ishte rrethuar nga një turmë serbësh që e penguan të lëvizte dhe e kërcënuan me linçim. Ai në vetëmbrojtje e frikë mund të bënte dëme edhe më të mëdha. Pse e fshehën atmosferën e linçit policia e prokuroria?

Linçit serb i parapriu kondomi i Vuçiq-Ramës, Baton Haxhiu, i njohur si Baton Stanishqi, dhe D. Mulliqi të cilët thanë se Kurti po i trajton serbët si Millosheviqi shqiptarët dikur. Serbisë iu kundërvumë me luftë, prandaj edhe Kosovës serbët duhen t’i kundërvihen me luftë, del mesazhi i tyre.

Është fatkeqësi që zyrat e ambasadave të mëdha euro-amerikane nxituan të dënojnë shqiptarin që plagosi serbët pa i sqaruar rrethanat: ishte vetëmbrojtje a sulm? Zyrtarët ndërkombëtar dolën mbi gjyqin dhe mbi ligjin, ata e fundosën shqiptarin fatkeq.

Pastaj sikur të mos mjaftonte kjo histeri dënimesh, nisën sulmet ndaj shqiptarit mu si dikur kur i sulmonin me tërbim “nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë”. Ishin sulme të pista, të egra dhe të paskrupullta. A është fajtor shqiptari që plagosi dy serbë? Nuk e dimë. Pse nxitojnë ta “pushkatojmë” ndërkombëtarët e kombëtarët pra? Që ta lajkatojnë Vuçiqin dhe të godasin shqiptarët e Kosovës.

Serbët-paramilitarë të Beogradit, ashtu sikurse e bënë me dije edhe republikani nga Serbia ishin të përgatitur që më parë nga Vuçiqi, bllokuan rrugët mu si në Mitrovicën e veriut. Ajo që brengos më shumë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare nuk duan ta shohin është fakti se serbët nuk duan të integrohen, nuk e pranojnë shtetin e Kosovës, vazhdojnë të jenë instrument i shërbimeve sekrete të Serbisë e paramilitarë të tyre si në kohën e Millosheviçit. Kush do të përballët dhe kush do t’ua ul kokën paramilitarëve serb që po e destabilizojnë Kosovën me linçe, kërcënime e vrasje?

Duke i toleruar e përkëdhelur paramilitarët serbë, të yshtur nga Vuçiqi, që bllokojnë rrugë e kufij, Kosova do të zhbëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat