Lumir, nuk reformohet partia me Shqipe Pantinën

Opinione

Lumir, nuk reformohet partia me Shqipe Pantinën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 janar 2023 Në ora: 17:07
Lumir Abdixhiku dhe Shqipe Pantina

Riciklimi i figurave të njëjta nuk është reformë, është vazhdimësi e njerëzve që kanë prekur fundin. Propaganda e gjoja reformave me njerëz të tillë është mashtrim i hapur, në rastin konkret nga kryetari i LDK-së. Me ardhjen e tij në krye të opozitës, Lumir Abdigjiku premtoi reforma të cilat nuk i ka bërë deri tani.

Afrimi i fundit në LDK i Shqipe Pantinës, e endur nëpër parti të ndryshme, nuk legjitimon reformat e premtuara. Të kujtojmē se Shqipe Pantina ka qenë pjesë e VV-së, deputete në radhët e VV për t'u rreshtuar në anën e puçistëve në marrjën e LDK-së. Bashkë me puçistët e larguar nga VV, "zaptuan" PSD-në për t'u zgjedhur nënkryetare.

Edhe aty dështuan, fal servilizmit të saj dhe amatorizmit të tv-ve tona u bë analiste e zhvillimeve politike. Promovuese e fortë e majtizmit, Shqipja aderoi në partinë më të djathtë në vend. Aq me fanatizëm e mbronte majtizmin sa akuzoi Besnik Bislimin se "Besniku se fundi pranoi të bëhet nënkryetar i nje subjekti të majtë e në anën tjetër hartoi politika të djathta", duke shpërfaqur mendimin toksik ndaj të djathtës. Një njeri të tillë Lumir Abdigjiku e quan "profesioniste me përvojë të shquar në jetën publike", pa specifikuar për çfarë shquhet zonja Pantina, e njohur veç se për dështime.

Për një njeri të tillë, Lumriri shprehet se "Jam jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen e Shqipes në LDK. Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në". Ja pra pse LDK s’ka të ardhme të ndritur, nga njeriu mashtrues, pa ide, vizion për të ardhmen e partisë.

E quan pasurim ardhjen e dikujt të konsumuar. Hipokrite u tregua Shqipja në adresimin e saj me elozhetë drejt LDK-së si parti "ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie", krejtësisht e pavërtetë. Fatkeqësisht ardhjet në LDK janë të pakëta, edhe ato s’janë cilësore, soji i Shqipes, e dështuar në kërkim të një strehe politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat