Pse? Pse, Plagët qenkan më të rënda së vrasjet?

Opinione

Pse? Pse, Plagët qenkan më të rënda së vrasjet?

Nga: Milazim Maraj Më: 10 janar 2023 Në ora: 22:48
Autori Milazim Maraj

Për rastin e plagosjes së dy personave në fshatin Gotovushë të Shterpcës në Republikën e Kosovës u angazhuam media kombëtare nga Kosova, shqiptare, serbe dhe ndërkombëtare. U dënua ky rast pa mëshirshëm dhe pa argumente. Ky reagim me përkujton dënimet e demonstruesve shqiptarë të viteve 1968, 1981 deri 1998 dhe me vonë deri në shpërthimin e luftës. Në atë kohë dënimet i bënte PKJ dhe LSJ e ne veçanti ajo e Serbisë dhe e Kosovës.

Për këta të plagosur në reagimi më e ekuilibruar ishte i familjes së të plagosurve. (Falënderojnë zotin që kanë shpëtuar dhe deklarohen së nuk dinë si ka ndodhur). Lajmi për mes të gazetave, të Kosovës, Serbisë, portaleve dhe partive politike u shndërrua në një garë kush më i pari për dënime e autorit të supozuar dhe të Qeverisë së Kosovës. Këta të plagosur janë qytetarë të Kosovës, institucionet e Kosovës merren më ndriçimin e rastit dhe dënimin sipas ligjit.

Kjo ngarendje për të dënuar shpejt e shpejt na bënë të dyshojmë a mos ky rast u montua sikur shumë raste të tjera që i planifikon Serbia tash e sa shekuj më parë. A mos është ky rast i projektuar për të ngritur serbet e këtyre fshatrave kundër Rada Trajkoviçit dhe Rashiqit? Pse rasti i sulmeve të pa ndërprera të autobusëve me udhëtarë shqiptarë nuk u bënë kurrë çështje në Serbi dhe as në Kosovë? Pse Kosova dhe Shqipëria nuk ngritën këto sulme në BE dhe OKB?

Pse nuk behet çështje vrasja e shqiptarit në burgun serb që kishte shqiponjë të vizatuar në trupin e vet. Pse mbajtja e një shqiptari tjetër tash e sa vite në burgun serb pa e dënuar ende nuk behet çështje? A nuk kemi shembuj të mjaftueshëm për projekte të tilla serbe ndaj serbëve në Kosovë?. Rasti i zbuluar para së të ndodhte nga “Shoqata Bozhur” në Fushë Kosovë për likuidimin e 25 fëmijëve serb për të akuzuar shqiptarët dhe për ushtruar gjenocid në Kosovë. Rasti “Panda” në Pejë, rasti “Martinoviq” raste të tilla pa ndërprerë anë e kënd Kosovës dhe të gjitha viseve të banuara më shqiptarë?.

Ishte lajm i ditës plagosja e policit shqiptarë në Mitrovicë nga kriminelet serb të udhëhequr nga Vuçiqi dhe komanduar nga krimineli Rakiq pushoj si akt. Ishin lajme të shkurtra gjithë ato dëmtime dhe djegieje e veturave serbe dhe pasurisë së tyre në Mitrovicë për të ushtruar presion mbi ata që duan të jetojnë të qetë dhe lirë në Republikën e Kosovë. Si nuk doli asnjë gazetë apo mjet tjetër informativ të sjellë me shumë informata dhe detale për këtë rast por lejuan që të behët informata e protestës së kriminelit Rakiqi virale për Rusinë dhe “Botën e pretenduar serbe” në veçanti, por edhe për institucionet e larta ndërkombëtare në përgjithësi. A na qenkan më të rënda plagët e serbëve fatmirësisht të pa rrezikshme për jetën e tyre; se vdekja e shqiptarëve? Çka është ky servi

lizëm? Dalja edhe e Ministrit Rashiq të përkujton serbët që propagandonin “Vëllazërim Bashkim”; por vrasjen e shqiptarit nga serbi e cilësonin kundërvajtje, kurse vrasjen e serbit nga shqiptari kërkonin dënim me vdekje. Pse nuk prisni pak të analizohet, te sqarohet dhe pas vendimit të gjykatës të dënohet krimi? A nuk është kjo fushatë tentim për ndikim në drejtësi për marrjen e vendimit të dëshiruar nga ju? Pse nuk hulumtohet Rakiqi dhe Lista serbe nëse ka apo jo gishte në këtë ekses.

Në këtë formë Serbia e Vuçiqit dhe e ndonjë tjetër Vuçiq do të ushtron kontroll të pa ndërprerë mbi shtetin e Kosovës. Pse nuk hulumtohet nëse kanë dalë më parë serbet për të festuar në rrugë automobilistike? Nëse kanë penguar kalimin e veturave? A ka pas shtirje më armë nga pala serbe para së ushtari shqiptarë të shtinte në tokë për të ndal turmën para ti etj? Pra një shqiptarë i vrarë në burg të Serbisë, një polic i plaguar nga grupet kriminale serbe e ruse që i udhëheq krimineli Vuçiq për mes e kriminelit Rakiq dhe një autobus plotë shqiptar i rrezikuar nga bandat kriminale të Vuçiqit, Daçiqit, Vulinit e Petkoviqit nuk qenkan të dhimbshme sa plagët e dy personave serb në Kosovë. Kjo shtypje dhe vet shtypje ndaj shqiptarëve është krejt e pa pranueshme dhe të kujton kohën kur ushtrohej presion që shqiptarët të gjunjëzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat