Të jesh shqiptar i vogël dhe musliman ose katolik i madh!

Opinione

Të jesh shqiptar i vogël dhe musliman ose katolik i madh!

Nga: Agron Shabani Më: 13 janar 2023 Në ora: 19:01
Agron Shabani

Të jesh "katolik ose musliman i madh" dhe shqiptar i vocër ose hiç shqiptar: Në Kosovë dhe Shqipëri, si duket kjo është formula ose sinteza e mbijetesës ose ekzistencës-përballë tezave ose antitezave të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe abakronike që i dikton ose imponon vazhdimisht 'xhungla e madhe" e atyre ligjëve të pashkruara dhe pashkelura fetare, kulturore, informative, gazetareske, publicistike, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë dhe Shqipëri!

Ata që vetveten, femijët dhe familjet e tyre i kanë mbajtur largë flakës, zjarrit, prushit dhe hirit të luftës së fundit në Kosovë, sot i keni në kolonën ose rrjeshtat e parë të "intelektualëve ose patriotëve të zjarrtë fetar, intelektual, kulturor, politik, ushtarak (luftarak), diplomatik, gazetaresk ose analitik"  të gazetave, portaleve, facebookut, twiterit, instagramit ose internetit në shqip.

Ata pra, të cilët gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk i gjeje dot as me dylbi, mikroçip, lasër, teleskop ose mikrosof. E sidomos ata që iu pëlqen me kenë (qenë) ose me u dukur me tepër si 'musliman ose katolik të mëdhenjë" dhe shqiptar të vegjël ose hiç shqiptar!  (Një i njohuri ose miku im, speciet e atilla me fytyrë "njeriu", do i quante dikur si "gabel të Krishtit dhe Muhametit"!) Nejse!

Megjithatë, si prind ose si babë i katër femijëve (juristë të specializuar, gjykatës, student ose akademik etj.), si ish student i politologjisë dhe gazetarisë ( e jo i "shkollave" ose kursëve të natës, si djalë (birë) i njërit prej doajenëve ose veteranëve të arsimit shqip në Kosovë, si vëlla i ish luftëtarit të lirisë ose UÇK-së (pa i cekur këtu angazhimet ose sakrificat personale ) dhe kështu me radhë....Si të thuash e kam të pamundur për të mos e rikujtuar "Robinson Kruson", i cili duke u bërë mik, si dhe duke vënë raporte të shkëlqyera me atë "Nomadin fisnik" të Daniel Defosë, kishte fituar mbështetje dhe simpati të shumëta ndër qarqët e ndryshme fetare, kulturore, politike dhe artistike të kontinentit plak, apo edhe Monteskiun, i cili me anë të "Letrave Persiane", do ia mundësonte edhe një të padituri ose parsimuari që të vështronte dhe analizonte asokohe në menyrë kritike mbi të metat dhe strukturën e atëhershme shpirtërore, emociinale, mentale ose psikologjike të kontinentit plak. Nejse!

Imagjinoni ose paramendojeni veç për një çast ose moment të vetëm "heroizmin dhe sakrificën personale"të  filan "analistit" ose fistek "patriotit virtual" për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarëve zyrave, birucave, haremëve ose bordelëve të ndryshme të UDB-s ose KGB-s....! Atyre pra që nuk kanë lenë prapanicë pa lepirë, si dhe murriz pa i kruar ose giciluar të pasmët e tyre.

Imagjinoni ose paramendoni për një çast ose moment të vetëm "figurat supreme" ose "madhështore" që i "zotëroninë" ose "komandonin" dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me "gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit"!  Kokat e përulura dhe të nënshtruara që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së zgjatur të pushtuesve ose sundimtarëve të ndryshëm. E sidomos kokat e përulura (nështruara) ose fare boshe, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. 

Ata sot i keni ministra, deputet, ambasador, diplomat, bisnesmen, afarist (oligark), themelues ose drejtor agjensish të lajmëve, analist, shkrimtar, publicist, moderator, ligjërues ose profesor univerziteti, kryespiun ose shefa të intelegjencës kosovare dhe të ngjashme.

Kjo mund të ndodhë vetëm në shtetet ose shoqëritë pseudomoderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të "industrisë propagandistike", e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie dhe praktike shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera, parime, postulime dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në Kosovë, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë e Kosovës, shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève shqiptar ose kosovar, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), patriotike etj. 

Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar, edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka ndikime, reflektime ose influenca të shumëta eksterne ose eksplikative, duke iu përshtatur në një masë të madhe ideologjisë sundimtare ose dominuese.

Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, popullin (elektoratin), politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në disa media të shkruara ose elektronike: Nuk ka qenë dashur të afirmohen, valorizihen, glorifikohen, zgjedhën, kandidohen, trafikohen ose kontrabandohen kurrë njerëzit e panjohur, të paditur, të dyshimtë, stupid, nebuloz dhe mediokrit në politikën dhe politikëbërjen e Kosovës. E sidomos në botën ose jetën e njohur kulturore, informative, pedagogjike ose akademike të Kosovës.

U mor vesh se e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit....Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori...Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi...dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.

Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe "botës moderne" materialiste dhe surealiste të kaosit dhe anarkizmit. Bota jonë shqiptare (e sidomos ajo kosovsre) sikur po tkurret dhe zventohet. Sidomos hapësira jetësore ose gjeografike e shqiptarëve. 

Ndërkaq, shkenca dhe teknika ose teknologjitë e larta europerëndimore, akoma janë të pakapshme dhe të paarritshme ose të paprekshme, imagjinare ose fiktive për shqiptarët ose popujt e vegjël. 

Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..?  E sidomos kultivimin ose blerjen marramendëse ose astronomike të spermës së kalit, magarit (gomarit) ose shtazëve (bishave) tjera, për të lindur ose krijuar "mëshkuj ose burra të fortë" për luftë etj....?! 

 

Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit ?

Shkenca dhe teknika (teknologjia) e lartë ushtarake (luftarake), petrokemike, agrare (ushqimore), biokimike, farmaceotike, molekulare, nukleare ose atomike, në instancë të fundit, nuk komunikojnë më fare me ne.

Ndërkohë që shkrimtarët, artistët, filozofët, sociopsikologët dhe politologët, sikur janë të paaftë ose të pa fuqi, për t'i bërë të kapshe dhe t'kuptueshme shkencën dhe tekniken në një kohë kur shkenca dhe teknika, shkëlqejnë dhe lulëzojnë nga futurizmi, imagjinata dhe fantazia. 

U mor vesh se edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës ose përbuzjës së skajshme të aristokracisë dhe borxhezisë së lartë industriale, teknologjike ose makrokapitaliste.

Për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia, gazetaria, publicistika, shkenca (filozofia), politologjia, politika ose diplomacia, nëse nuk na bëjnë me racional, me human ose me njerëzor?  

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.

Nuk është aspak e lehtë të jetosh me ankthin dhe stresin e madh të frikës nga luftërat ose sëmundjet e ndryshme vdekjepruese si Covid 19, lufta në Ukrainë etj....

Të gjithë janë të përballur me kancerin, stresin, frikën dhe pasigurinë individuale dhe kolektive. 

Në Kosovë njerëzit çdo ditë jetojnë me pasiguri individuale dhe kolektive në kontekstin e njohur objektiv dhe subjektiv...S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptar ose kosovar. 

Në anën tjetër ndërkaq, zbulimët ose teknologjitë e reja ushtarake (luftarake), kimike, biologjike, baktereologjike, mikroskopike, mikroçipike dhe të tjera, e rrezikojnë seriozisht jetën, qetësinë, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetit dhe autenticitetin e sëcilit veç e veç. 

Teknologjitë e reja, sikur i shkurtojnë, thjeshtëzojnë, konektojnë, vibrojnë, detektojnë (deshifrojnë) dhe i  rrobotizojnë madje, edhe shpirtin dhe mendjen (logjikën) ose intelektin tonë. Na bëjnë të pa ndjenja dhe të pashpirtë....Dhe, kjo është "blasfemi industriale ose teknologjike"! Apo...?!  

Tek e fundit, kush jam unë, kush je ti, kush jemi ne, apo kush jeni ju me i zgjidhur çështjet ose problemet e globit?!  

Imagjinoni një botë futuriste, inkarnative, ataraktive ose interaktive ku neurokirurgjia, neurokimia ose neurobiologjia astrale, interstelare ose galaktike, mundohen të na shpjegojnë edhe "gjuhën e Zotërave ose Perëndive" së bashku me gjuhën e alienëve ose jashtëtokësorëve....!?  Ndërkaq, ne shqiptarët e shkretë, akoma nuk po i njohim dhe kuptojmë "gjuhën e lartë hyjnore ose profetike" të disa "intelektualeve dhe patriotëve të pazbuluar" virtual të cilëve u pëlqen shqiptar të vegjël, dhe musliman ose katolik të mëdhenjë.Ble, edhe me katolik se papa! 

Në të kundërten, siç e kam cekur ose potencuar shpesh, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë qenkan (qenkësh) hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk kemi asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë. 

E sidomos kur e shihni dhe vërtetoni se "patriotizmi i madh fetar ose kulturor", ua largojnë (tretin) apetitin e bukës, duke u humbur edhe albuminet, kaloritë, vitaminat ose lëngjët e trupit. 

Aiii...! Veç thashë (fola) pa lidhje!

Në Kosovë populli (mileti) i atjeshëm "legjendar" dhe "patriotik", mund të jetojnë edhe pa bukë, pa ujë, pa liri, pa shtet, edukatë, kulturë...por jo edhe pa kisha, manastire, mejtepe ose xhamia!

P. S.

Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, fetare, kulturore, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional, distinksioni, imagjinata, fantazia, anomia, anomalia, afazia (sëmundja e rëndë e të folurit si pasojë e problemëve mendore ose psikoorganike etj.), narkolepsia, skizofrenia, idiopatia dhe të tjera.

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat