Masakra e Reçakut ishte këmbana e alarmit për botën demokratike

Opinione

Masakra e Reçakut ishte këmbana e alarmit për botën demokratike

Nga: Gjon Keka Më: 15 janar 2023 Në ora: 12:58
Gjon Keka

Kur i kthehemi e flasim për masakrat e popullit shqiptar në përgjithësi e në këtë rast masakrës së reçakut në veçanti, do të thotë se në po i rikthehmi plagëve tona, plagëve të dhimbjeve të shumë nënave e baballarëve tanë që mbetën pa më të dashurit e tyre ,po i kthehmi gjakut i cili flet edhe sot dhe mbi të cilin është ndërtuar liria, pavarësia dhe shteti i Kosovës. Me këtë rast, është në fakt edhe detyrimi ynë që sa herë t'i kthehemi masakrave ndaj popullit shqiptar të mbajmë një minut heshtje kombëtare për të gjithë të rënët për atdheun tonë -Kosovën tonë.

Kur shkruajmë sot për masakrat në Kosovë e në këtë rast për masakrën e Reçakut i kujtojmë plagët tona si popull,duke i risjellë në kujtesë edhe një herë nëpërmjet fakteve të bazuar në shtypin perëndimor, i cili fliste e shkruante për Kosovën e cila ishte duke vuajtur ,e duke u persektuar e masakruar pafajësisht nga regjimi serb i asaj kohe.

Shtypi europian dhe botëror ka përcjell me vëmendje të madhe ngjarjet në ballkan e në këtë rast në Kosovë, edhe masakra e Reçakut nuk ka mbetë pa iu dhënë këmbana e alarmit për botën demokratike se çfarë në të vërtetë po ndodhte ndaj popullit të pambrojtur të Kosovës.

Unë zgjodha këtu një artikull në shtypin austriak e cila mbetet si fakt si në shumë media tjera perëndimore dhe ky fakt as nuk mund të shtrembërohet e as të zbutet me terma ideologjik, sepse është fakt që flet për një masakër që e thirri më zë të lartë botën demokratike e të civilizuar që t'i dilte në ndihmë një populli të pambrojtur i cili masakrohej e dhunohej në mënyrë sistematike.

Ky artikull i shtypit austriak i botuar në „Kleine Zeitung „ i datës 17 Janar 1999 përshkruan në mënyrë të saktë tëmerrin e asaj dite , masakra e reçakut u cilsua nga William Walker si masakra më e tmerrshme apo „vrasje gjakëftohtë „që sytë e tij kanë parë në jetën e tij, ai ishte i shokuar nga ajo që kishte parë atë ditë.

Image
Shkrimi i shtypit austriak

Poashtu edhe reagimet e faktorit ndërkombëtar si NATO, ShBA dhe vendeve tjera, kjo masakër e përshpejtoi ndërhyrjen ndërkombëtare dhe Kosova e pa dritën në fund të tunelit në të cilën e kishte futur pushtuesi i asaj kohe.

Duke mos e zgjatur më shumë, po e nënvizoj edhe këtë me pak fjalë; askush ,dhe as një politikë e ideologji e pushtet qoftë vertikalisht e as horizontalisht nuk mund ta ndryshoj faktin e masakrave ndaj popullit shqiptar të Kosovës, sepse është gjaku i pafajshëm, i fëmijëve, pleqëve, nënave, motrave e vëllezërve tanë që flet edhe sot, është fakt poashtu që është regjistruar si në analet e historisë së plagëve të dhimbjeve të popujve në botë, ashtu edhe në shtypin e asaj kohe që e ka regjistruar e përshkruar me fakt e me imazhe e më të gjitha. Prandaj, fakti nuk mund të mbulohet as të ndryshohet ajo mbetet ashtu si është vulosur, nuk mund të shpiket një vulë tjetër e as të modifikohet,por mbetet vulë e plagë e cila flet me tone të sotme të lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat