A gaboi apo jo Albin Kurti për Oliver Ivanoviçin?

Opinione

A gaboi apo jo Albin Kurti për Oliver Ivanoviçin?

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:03
Autori Faton Mehmeti

Së fundi, opozita dhe kundërshtarët e Albin Kurtit shpërthyen në akuza ndaj Albin Kurtit për shkak të deklaratës së tij për politikanin Oliver Ivanoviq në pesë vjetorin e vdekjes së tij. Opozita akuzon Kurtin për hipokrizi pasi dikur ai dhe partia e tij e akuzonin Ivanoviqin për krime lufte. Të kujtojmë se në janar të vitit 2016, Lideri i Nismës Serbia, Drejtësia, Demokracia, Oliver Ivanoviq, ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg, nga këto dy vjet i mbajti burg.

Por në gjyqin e fundit në prill të vitit 2017 u la i lirë, duke mos pasur më probleme me drejtësinë. Pasi fitoi lirinë, ai bëri një deklaratë ku tregoi vlerësimin e madh për shqiptarët e Kosovës duke thënë se Serbia i ka nënçmuar pa të drejtë, duke shprehur vlerësim për traditat, kulturën dhe historinë e Kosovës. Nga kjo edhe duket se kanë dal fjalët e Albin Kurtit për politikanin serb, tekstualisht

"se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij". Qëllimi i Kurtit ka qenë, t’i godas politikanët serbë të veriut dhe bandat e tyre të cilët luftojnë këdo që mëton të vihet në funksion të institucioneve të vendit. Bandat që sot trazojnë veriun janë po të njëjtit që vranë Ivanoviçin, të cilët Albini synoi t'i godas me njeriun brenda llojit.

Gjithsesi, ka mënyra tjera për të goditur bandat në veri, pa pasur nevojë me vendos si personazh një kriminel lufte i akuzuar për vrasje të shqiptarëve. Nëse Ivanoviçi s’do ishte akuzuar për krime do të ishte krejtësisht në rregull me reagimin e Kurtit. Faktikisht, opozita përdori këtë gjë për të goditur Albinin, derisa Kurti s’ka bërë ndonjë deklaratë tjetër për rastin në fjalë. Mbështetësit e tij e arsyetojnë veprimin me goditjen ndaj bandave, derisa kundërshtarët e akuzojnë për rehabilitim të kriminelit, të dyja palët kanë argumentet e tyre të forta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat