Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të (Kosovës) Dardanisë

Opinione

Me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorit të Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të (Kosovës) Dardanisë

Nga: Hafiz Shala Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:56
Hafiz Shala

25 vjetori i Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare, pastaj 15 vjetori i pavarësisë, nga sakrifica e martirëve dhe heronjve, emrat e të cilëve përjetësisht do të mbesin në kujtesën dhe mburrjen kombëtare me çka i tërë kombi do të jetë krenar, si begati dhe krenari për gjeneratat e reja të cilat do ta shijojnë dhe do të mburren para botës se si flijimi për atdhe, është obligim për te jetuar krenar si komb.

Familja emblematike, martire e heroike e Jasharajve, ku i madh e i vogël, 58-të nga e cila doli pinjolli i kësaj familje, Komadantin Legjendar, Adem Jasharin, që u shndërrua në kushtrim drejtuar të gjithë shqiptarisë se, po e deshe lirinë, duhet ta japësh më të shtrenjtën - jetën, sa herë që duhet e nevojitet.

Ishte kushtrimi më domethënës ndonjëherë në historinë tonë kombëtare se, armikut shekullor duhet t’i kundërvihemi të gjithë së bashku, nëse duam ta heqim qafe njëherë e përgjithmonë.

Këmbanat po bien gjithkah, sepse, tani kur duhet ta finalizojmë sakrificën me rezultatin e pavarësisë reale e jo fragjile, pa marrë parasysh dallimet të cilat në këto momente janë aq minore në krahasim më vendosjen e kurorës stabile të pavarësisë, sovranitetit, dhe integritetit territorial të Republikës, me ndihmën e mikut tonë historik e të pazëvendësueshëm na i kuptojë dhimbjet shekullore të shkaktuara nga fqinji ynë i cili, pa pikë turpi e pa ndjenja njerëzore e humane, nuk e ka gatishmërinë e as guximin që, atij populli të cilit i shkaktoi gjenocid në shekullin 19-të, t’i shpreh shenjat e pendimit deri te kërkimfalja sepse, të përkdhelur e përkrahur nga Rusia cariste e atëhershme dhe nga kjo e sotme të carit Putin, ende nuk mund të çlirohet nga ëndrrat ekspansioniste me shekuj.

Presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ëoodroë Ëillson atë kohë ishte i vendosur: shteti shqiptar do të ekzistojë, ani pse i cunguar, i sakatuar por, asnjëherë i shuar siç e kërkonin fqinjët tanë, nga veriu e jugu.

Ai, atëherë edhe deklaroi se: shqiptarët kurrë nuk do t’i sakrifikojmë për interesa të fqinjve. Ashtu do të mbetet edhe në ditët e sotit, ndërsa, ne duhet të shikojmë se, ku jemi dhe a jemi në nivelin e duhur atdhetar.

Marrëveshjet për paqe e stabilitet, gjithmonë janë të dhimbshme dhe të ndjeshme, andaj, duhet të përfundojë saga e trishtimit, ankthit dhe pritjeve se çka do të na ndodhë nesër, e ajo neser, është se, rinia e jonë e cila nuk e meriton të mbetet në paqartësi për kombin dhe atdheun, duke hamenduar se, “çka është e jona e çka jo”.

E jona ishte ajo që na u uzurpue me dhunë e gjenocid deri në kufijt e sotëm e përtej këtyre kufijve, nuk ka kalim.

Dje, në Nju Jork, Konsullata Gjenerale e Dardanisë e organizoi një pritje me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë dhe 25 vjetorin e Epopesë së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, nga Ambasadori, Akademik Blerim Reka. Ishin tubuar si zakonisht shqiptarët nga të gjitha anët e Shqipërisë natyrore.

Takime e bisedime te pa funda, përshëndetje të përzemërta e vëllazërore, evokime dhe, ajo që më bëri krenar, ani pse edhe dhimbje kur, në këtë eveniment të rëndësishëm në përkujtim të këtyre datave, ishte, invalidi i UÇK-së, për të cilin u ngrita me krenari por edhe me dhimbje kur një i ri, ishte invalid për atë që ne sot e festonim aty bashkë me të.

E shfrytëzova rastin që, me rastin e përkujtimeve të këtyre datave të rëndësishme, Ambasadori Blerim Reka, t’ia dhuroja dy botimet e fundit të librave të mia, “Opinione” dhe “Në mbrotje të Dardanisë” e botuar nga shtëpia botuese “ Meshari” në Prishtinë, një vështrim i rrjedhave nga periudha e pas luftës por, të përfshira në shkrimet që nga viti 2018, sepse, u hamendoja se vërtetë duhet ta bëjë një përfshirje në keto dy libra por edhe në përgatitje të librit të tretë.

Përveç, Konsullatës Gjeneral në Nju Jork, këto dy vëllime ua dërgova edhe krerëve aktuale shtetërore, Presidentes, Kryeministrit, Kryeparlamentarit dhe Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Nga vogëlsia ime, kjo ishte ajo që mund t’i dhuroja, lexuesve, dhe autoriteteve shtetërore e diplomatike, duke tentuar që pëmes këtyre vështrimeve, narracioneve dhe perceptimeve, t’i nxis mendimet e opinionet e të tjerëve që, me siguri se do të kenë edhe mospajtime e kundërshtime por, gjithnjë duke e inicuar të menduarit ndryshe si diçka të shëndetshme për demokracinë, përmes mendimit të lirë.

Prandaj, të gjithë shqiptarëve të Dardanisë dhe të atyre në kuadër të Shqipërisë natyrale, me theks të veçante në diasporë, ku mërgata e jonë, posaçërisht këtu në SHBA, e vuri gurin e artë themeltar të shtetit të Dardanisë, me ndihmën dhe mirëkuptimin e popullit demokratik e liridashës amerikan i përbërë nga pothuajse, të gjitha kombet e botës

Porosi për çdo shqiptar kudo që jeton e vepron që, të kontribuoj në zhvillimin e vendit, ekonomikisht, ushtarakisht e intelektualisht, nëse dëshirojmë që të jetojmë në paqe, liri e pavarësi, pa pasur nevojë që miqtë tanë të përkujdesen për ne, por, i duam që t’i kemi afër përjetësisht.

Gëzuar.

Hafiz Shala

17 shkurt 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat