Pse Albini nuk e shkarkon Martin Berishajn, për inat të opozitës apo i beson atij?

Opinione

Pse Albini nuk e shkarkon Martin Berishajn, për inat të opozitës apo i beson atij?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 18 shkurt 2023 Në ora: 10:22
Martin Berishaj dhe Albin Kurti

Pas Albin Kurtit, emri më i goditur nga opozita është Martin Berishaj, edhe kjo për të goditur kryeminstrin Kurti.

Ka muaj që në çdo diskutim akuzohet nga opozita për përfshirje në aferë korruptive.

Ambasadori i Kosovë në Kroaci, para pak kohësh u raportua të jetë përfshirë në një skandal të madh financiar në të cilin dyshohet se janë të përfshirë edhe Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë në Slloveni.

Ndonëse një gjë e tillë u mohua edhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, e ka quajtur trillim të pastër përfshirjen e tij në ndonjë aferë me mabasadorin Berishaj duke e quajtur "trillim të pastër".

Opozita, ashtu edhe siç është pritur reagoi fuqishëm duke kërkuar largimin e tij, ndërkohë që krerët e vendit, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mbronin ambasadorin Martin Berishaj. Para se të reagonin krerët e shtetit, akuzuar i ka mohuar vetë ambasadori në një postim të bërë në Facebook, teksa ka shtuar se do të padisë mediumin slloven.

Të kujtojmë se për këtë skandal u raportua se fjala është për mbi gjysmë milioni euro, para të gatshme, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit të parave e ka kryer Berishaj.

Pavarësisht se është apo jo fajtor, ambasadori Berishaj do të duhej të jepte dorëheqje deri në përfundim të hetimeve, pastaj mundësitë ekzistojnë për tu rikthyer prap nëse nuk është fajtor. Për më tepër që hetimet për shpërlarje parash tash nuk i ka mohuar as Prokuroria e Sllovenisë.

Nëse një akuzë të tillë do e bënte opozita në Kosovë mund edhe të mos merrej seriozisht, pasi bëhet fjalë për një medium të huaj, besoj se është dashur që qeveria të ndërmerrte veprime të tjera për të treguar opozitës se nuk jemi si ju. Mes atyre që sulmojnë Berishaj dhe atyre që e mbrojnë mbi të gjitha duhet të triumfojë e vërteta, me ligjin që sa më parë të kryejë punën e vet.

Po të isha në vend të Martinit do kisha dhënë dorëheqje, qoftë si akt moral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat