Z. Ahmeti mos i besoni çdokujt që ju lëvdrojnë e ju thurrin fjalë të bukura e të ëmbla sepse disa e kanë thjeshtë për interes

Opinione

Z. Ahmeti mos i besoni çdokujt që ju lëvdrojnë e ju thurrin fjalë të bukura e të ëmbla sepse disa e kanë thjeshtë për interes

Nga: Ejup Berisha Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:42
Ejup Berisha

Njerëzit kanë thënë se për ta pasur mik të mirë dhe dashamirë të vërtetë dikend me të duhesh ta hashë një thes kripë. Kjo është një thënie simbolike sepse njerëzit një thes kripë nuk mund ta hanë kurrë në jetën e tyre por kjo e ka kuptimin se me dikë duhesh të jeshë mik shumë gjatë kohë për ta kuptuar dhe për tu bindur se të njëjtin e ke me të vërtetë mik dhe dashamirë në jetë.

E shoh se kohëve të fundit njerëzit u janë vënë prapa politikanëve si kategori e vetme e njerëzve që mund tu ofrojnë shumë të mira materiale dhe mundësi jo materiale njerëzve, prandaj shumica e këtyre u janë vënë në shpind politikanëve dhe po mundohen ti bëjnë dhe ti kenë miq me çdo kusht, disa me dëshirë dhe shumica e njerëzve edhe disi si me zor nëse munden ta bëjnë këtë gjë. Një rast i tillë po ndodh edhe këtu te ne në RMV ku një shumicë e konsiderueshme e nejrëzve me lavde dhe me fjalë të bukura po i vardisen Liderit të BDI-së Z. Ali Ahmeti.

Unë këtij si një njeri me përvojë të gjatë në politikë nuk dua që ti shes mend e ti themë që mos tu besoj fjalëve të gjithkuj por të njëjtin dua ta përkujtoj se duhet tu besoj vetëmse atyre njerëzve që i ka miq dhe dashamirë të vërtetë e jo të gjithë atyre që po thurrin dhe po shprehin fjalë të bukura me shumë lavde për të. Dua të themë se nëse për ta kuptuar dikë se sa mik dhe dashamirë e ke me të duhesh ta hashë një thes kripë atëher për ta kuptuar dikë se sa jo mik dhe jo dashamirë e ke me të duhet të hashë shumë pak kripë. Nëse në jetën e përditshme është rritur numri i njerëzve interesxhinjë atëher në politikë ky numër i tyre është dhjetëfishuar më shumë apo dhe është stërtepruar.

Z. Ahmeti duhet ta din se njeriun mund ta mpijnë fjalët e bukura të ëmbla dhe lavdet por të gjitha këto mund të merren si të vërteta dhe të realta vetëm nëse janë të sinçerta. Në mesin e atyre që po të lëvdrojnë ka të tillë që këtë e bëjnë për interes apo për të marrë poste dhe për tu pozicionuar më mirë në institucionet shtetërore dhe publike. Gjatë shpalljes së pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 në çdo kënd të Kryeqytetit të Kosovës në Prishtinë ishte shkruar një parullë shumë interesante e ajo ishte kjo “Bac u kry”. Kjo parullë i referohej Komandantit legjendar Adem Jasharit kontribuesit më të madhë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës. Dhe me të atij dëshirohej që ti dërgohej porosi në kuptimin Bacë rri i qetë atje ku je tani se amaneti yt shkoi në vend. Mirëpo në një skaj të Kryeqytetit dikuj i kishte shkuar në mendje që ta shkruaj një parullë tjetër e ajo e kishte këtë përmbajtje Bacë nuk u krye mos ju beso se po të gënjëjnë. Edhe me rastin e lavdeve të shumta dhe fjalëve të bukura ndaj jush Z Ahmeti mos ju besoni të gjithave sepse shumica e tyre nuk janë të sinçerta dhe të realta pra të mos themë se janë gënjeshtra.

Z. Ahmeti shumica e atyre individëve autor të tyre pra e kanë qëllimin që përmes lavdeve dhe fjalëve të ëmbla të arrijnë që të marrin ndonjë post të lartë apo ndonjë të mirë materiale nga ju. Prandaj Z. Ahmeti prej të gjitha këtyre lavdeve dhe fjalëve të bukura dhe të ëmbla një pjesë e tyre janë të pasinçerta apo janë edhe të pavërteta. Porosia ime pra është se në përditshmëri nuk duhet ti besohet çdo njeriu dhe individi që ju lëvdron dhe ju shpreh fjalë të ëmbla dhe të bukura. Kështuqë gjithkush që ju thurr lavde dhe fjalë të bukura dhe të ëmbla nuk është edhe njeri i mirë dhe mik i realtë e me këtë edhe njeri i sinçertë. Në këtë rast më mik mund ta keni një njeri që ua jep një kritikë të realtë e të sinçertë dhe me vend sesa 99 njerëz që ju lëvdrojnë dhe thurrin fjalë të ëmbla dhe të bukura të cilat janë jo të realta, të pa sinçerta e pa vend.

Z. Ahmeti njerëzit në të shumtën e rasteve janë në rrezik të përhershëm sepse këta nuk arrijnë që ta kuptojnë realitetin rreth asaj se kend e kanë mik të vërtetë dhe të sinçertë dhe kend nuk e kanë mik të tillë pra të vërtetë dhe të sinçertë. Ajo që dua tua themë me këtë rast Z Ahmeti është se ata që ju lëvdrojne së tepërmi dhe ata që ju kritikojne shumë nuk i keni miq por i keni armiq. Prandaj keni kujdes nga këto dy kategori njerëzish. Nuk i besohet asaj që nuk është për ti besuar kështu që çdo lavd dhe çdo kritikë duhet të peshohet dhe analizohet me vemendje dhe në hollësi për kuptimin që me të vërtetë e kanë të njëjtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat