Injorohet Kurti në München, “flakaresh” Kosovës!

Opinione

Injorohet Kurti në München, “flakaresh” Kosovës!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:24
Autori Fatmir Bajraj

Me pa-përgjegjësinë tonë shtetërore, sot Kosova po shkon drejt një marrëveshje jo-finale me Serbinë dhe pa njohje reciproke, e cila nuk shërojnë plagën, por e mbulon atë për një kohë të pacaktuar, madje duke i hedhë edhe kripë asaj plage!

Aksidentalisht, sot Kosova e ka humbur juridiksionin dhe sovranitetin shtetëror në veri të vendit, me fajin tonë, duke rrëshqitë me apo pa vetëdije në agjendën serbe për Kosovën.

Konferenca e Sigurisë në München vuri në dukje ; izolimin ndërkombëtar të Kosovës dhe depërtimin e Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Lidershipi i Kosovës u injorua nga liderët nacional dhe shtetëror të vendeve perëndimore, përfshi këtu Sekretarin amerikan të shtetit, z. Antony Blinken, Presidentin francez z.Macron dhe gjithë të tjerët, përjashto nikoqirin e Konferencës së Münichut, Kancelarin gjerman z.O.Scholz, i cili për sens dhe çështje kurtuazie, takoj Kurtin!

Kosovës shkopin, Serbisë karrotën pse?

Diskursi kontradiktor i dy liderëve të Ballkanit në Dialog përballë BE-së & SHBA-vë, përkatësisht, i Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, dhe i Presidentit serb, Aleksandër Vuqiç, ka prodhuar një qasje të dëmshme për Kosovën, dhe të favorshme për Serbinë, dhe kjo tanimë po shihet e dihet botërisht.

Nga diskursi i "guximshëm & sovranist" i Kurtit në Dialog përballë këshillave të SHBA-vë, si partner dhe aleat strategjik i Kosovës, përfitoj Serbia e Vuqiçit, dhe tani është ajo palë konstruktive e përendimit dhe e vetë SHBA-vë, përkundër faktit se e njëjta është ende aleate e Rusisë dhe jo Kosova martire.

Izolimi i Kosovës, kambanë alarmi për Ne!

Nga Dialogu pa kushte dhe në një marrëveshje finale me njohje reciproke, me diskursin anakronik të Kurtit & Osmanit, po shkojmë drejtë një marrëveshje normalizimi me Serbinë, dhe të një plani franko-gjerman, por fatkeqësisht me dy parakushte të panegociuara të Serbisë në Dialog :

Krijimi i menjëhershëm i Asociacionit, dhe

Nuk e njohim kurrë pavarësinë e Kosovës !

Kosovës i është shkelë "bishti"!

Sot, veriun e Kosovës e kemi të zhveshur nga institucionet politike, nga juridiksioni shtetëror, përfshi sistemin e drejtësisë dhe organet e rendit, pra kemi shumë më pak Kosovë në atë pjesë të territorit të Kosovës, dhe gjasat që atje të ri-kthejmë sovranitetin shtetëror dhe kushtetutshmërinë pa ndihmën e partnerëve tanë strategjik në BE, NATO dhe SHBA, janë të barabarta me zero (0)!

Me 27 shkurt në takimin e liderëve të Kosovës & Serbisë, përkatësisht të Kurtit dhe Vuqiçit në Bruksel, në tavolinën e Dialogut, palët i pret një plan-marrëveshje politike e stilit dhe formës: merre ose leje !

Një marrëveshje e pafavorshme për Kosovën për shkak të kontekstit dhe kontributit të palëve në Dialog, por që Kosova nuk ka komoditetin ta refuzoj, për shkakun se nuk është palë e cila mund tëi imponohet Brukselit dhe as Uashingtonit.

Kosova, për shkak të gabimeve kardinale në diskursin politik karshi Dialogut dhe partnerëve tanë strategjik ; BE & SHBA, në dy vitet e fundit, do të detyrohet të "gëlltis" një marrëveshje normalizimi me Serbinë, e cila është marrëveshje e përkohshme dhe jo përfundimtare dhe e cila mbanë "plagët e hapura" për një periudhë të mëvonshme dhe të panjohur!

Si Republikë e Kosovës!

Nga dy të këqija, s'na mbetët tjetër, veç të marrim të keqën ma të vogël, pra ta pranojmë marrëveshjen dhe të mësojmë leksionin nga gabimet tona, pra nga gabimet trashanike të pushtetit tonë aktual në krye me binomin anakronik; Kurti & Osmani!

Refuzimi i planit të perëndimit në këtë rast, do të ishte fatal për integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe ecjen tutje në shtet ndërtim dhe në integrimet e Kosovës në BE & NATO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat