“Lugina e Diellit” projekti serb për ndarjen e veriut

Opinione

“Lugina e Diellit” projekti serb për ndarjen e veriut

Nga: Faton Mehmeti Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:34
Autori Faton Mehmeti

E filluar pesë vjet më parë, lagjja Lugina e Diellit në veri është drejt përfundimit. Projekti etnik i ardhur pas zhvendosjes së më shumë se 12 mijë shqiptarëve nga Mitrovica e Veriut, djegien e rreth 300 shtëpive dhe uzurpimin e rreth 500 banesave të shqiptarëve, synon sjelljen e serbëve nga Serbia për banim.

Është projekt nacion, anti shqiptar për ndarjen e veriut, me insitucionet e vendit të heshtura përballë hegjemonisë serbe. Është dashur me çdo kush të parandalohet ky investim në vlerë rreth 14 milionë euro që është duke u kryer në një sipërfaqe prej 24 hektarësh, kur pos shtëpive dhe ndërtesave për banim kolektiv,parashihen edhe ndërtimi i shkollës dhe shtëpisë së shëndetit duke kompletuar kështu infrastrukturën për të bërë të mundur sjelljën e sa më shumë serbeve.

Kundërshtimi duhet të ishte bërë për përzierje të punëve të brendshme të Serbisë si dhe qëllimeve të errëta, pa harruar këtu se ndërtimi i lagjes në fjalë ka nisur dhe mbaruar pa lejen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Serbët po ndërtojnë lagje moderne, derisa tek shqiptarët asnjë shtëpi të djegur e rrënuar nuk kanë mundur ta rindërtojnë. Derisa mes vete bëjmë akuza se kush është më patriot kush tradhtar, Serbia po vazhdon të krijojë baza të forta për të fshirë çdo gjurmë shqiptare në veri.

Politika s’ka pasur synim për të penguar projektin nacional dhe fashist serb kundër Kosovës.

Në marrëveshjen përfundimtare duhet të futet si kusht edhe prishja e këtyre shtëpive si dhe të ndalet ardhja e serbëve nga Serbia, për të shmangur tendencat e krijimit të veriut në enklavë të sponsorizuar nga Serbia.

Lugina e Diellit është produkt i politikës fashiste ndaj shqiptarëve, si e tillë duhet rrënohet.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat