Patronazhistët e piktorit në siklet!

Opinione

Patronazhistët e piktorit në siklet!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:23
Sherif Ramabaja

Ishte instaluar një pushtet që funksiononte më mirë se ora zvicerane. Gjithçka ishte vendosur në vendin e vetë.

Piktori qeveriste përmes rrjeteve sociale. Klasa e tij politike zbatonte urdhrat e shefit të tyre, kurse ai kujdesej për mirëvajtjen e procesit.

Brenda çdo institucioni i kishte patronazhistët që i luftonin kundërshtarët e tij, dhe e lartësonin në qiell, punën e shefit të tyre.

Piktori, krahas qeverisjes, përkujdesej që ta mbante veten edhe si artist, me hapjen e ekspozitave në Hong Kong, Itali dhe kryesisht jashtë vendit.

Të gjithë i kishin humbur shpresat në ndërrimin e pushtetit të çeliktë të piktorit. Ai duhej  gjithmonë të fitonte. Ëndërr e tij si lojtar basketbolli, që në të shumtën ndahej si humbës.

 Për këtë e kishte trasuar rrugën brenda strukturave, duke i grumbulluar votat me ndihmën e patronazhistëve, kurse për rivalët e tij dhe opozitën, përkujdesej edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ndodhi një moment i pakoordinuar dhe piramidës iu lëkundën themelet. Një femër e panjohur për opinionin e gjerë, e filloi shthurjen e dramës.

Lugatin tha se do e fusë në shishe. Piktori u zhduk për një kohë nga skena. Teatri i rrëzuar nga ai, e paralajmëroi pranverën dhe hapjen e skenës.

U paralajmërua se skenari ka filluar të shkruhej nga autorët vendas, po do të plotësohet edhe nga autorët nga Dardania, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi, Sanxhaku, Çamëria, Kalabria etj.

Në skenë po ashtu do të ftohen aktorët e njohur vendas, të shoqëruar edhe nga ata nga viset e lartpërmendura shqiptare, pse jo edhe nga Hollywood.

Regjinë kush do e merr përsipër ende nuk është vendosur, por supozohet se do të ketë regjisor nga SHBA, mund të ketë edhe nga EU, por nuk do të mungojnë as vendorët.

Për shkak të kompleksi tetit të shfaqjes, mendohet se do të angazhohen disa regjisorë.

Sapo të përfundojnë detyrat, do të filloi edhe ndarja e roleve mes aktorëve, në mënyrë që të fillojnë përgatitjet për skenë.

Skena është paraparë që të stoliset me pikturat e piktorit, në mënyrë që shfaqja të jetë sa më madhështore.

Mysafirët e ftuar do të jenë nga vende të ndryshme të botës duke filluar nga SHBA, EU por nuk do të mungojnë as shikuesit vendas dhe nga trevat shqiptare.

Nga institucionet e ftuara pa tjetër të pranishëm do të jenë pjesëtarët e FBI, që me pjesëmarrjen e tyre do ta nderojnë teatrin tonë.

Në qendër të skenës pritet që të vedoset piktori me takimet e tij të famshme  spektakolare. Nuk do të mungojnë as dialogët dhe monologët mbi opozitën, figurat politike vendase, krerët opozitar siç janë Luli, Berisha, Meta etj. marrëdhëniet diplomatike në rajonin e Ballkanit, ecuritë politike, Kosovë – Serbi, Ballkanin e Hapur, vëllazëria Rama - Vuçiq dhe raportet e tij me Rusinë etj.

Pati propozime që në skenë të përfshihen edhe raportet e piktorit me Turqinë dhe posaçërisht në relacion me Erdoganin, pastaj raportet e tij me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Disa deklaruan se do të ishte mangësi, nëse nuk përfshihet në skenë edhe koha e bujshme e Thaçit dhe raportet vëllazërore mes tyre.

Njëri nga regjisorët e njohur vendas tha se patjetër duhet të përfshihet edhe roli i piktorit, mbi ndarjen e Kosovës. Shfaqja pritet të zgjoj interesim të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat