Ambasada amerikane “shuplakë” LDK-së dhe PDK-së - mund të ndëshkohen nga SHBA

Opinione

Ambasada amerikane “shuplakë” LDK-së dhe PDK-së - mund të ndëshkohen nga SHBA

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 mars 2023 Në ora: 18:46
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Përfundimisht opozita e ka humbur arsyen deri në pikën e dëmtimit të shtetit për inate politike. Më shqetësuese është gjendja me LDK, e njohur për pragmatizëm dhe respektim të institucioneve. Aq dëshpëruese është gjendja me opozitën sa edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian, duke i referuar kundërshtimeve që i kanë shfaqur së fundi partitë opozitare LDK e PDK ndaj propozimit të BE- së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Jo veç ambasada amerikane, por edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka kërkuar nga opozita e Kosovës, që formimin e Asociacionit ta shohin me një sy ndryshe. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK nuk do ta votojë në Kuvend këtë marrëveshje, duke veçuar disa defekte që ka në vete ky plan.

Derisa, ish kryeministri Avdullah Hoti thotë se LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës duke shfaqur qëndrim më ndryshe se Luta. Pra, brenda LDK s’ka unitet lidhur me çështjen në fjalë çka pasqyron krizë të thellë të saj.

Për më tepër LDK është nënshkruese e Asociacionit që tani është brenda planit franko-gjerman, mirëpo urrejtja e madhe ndaj qeverisë i ka verbuar sytë partisë që dikur shquhej për maturi. Sa për PDK nuk është e habitshme fare reagimi i saj, hipokrizia dhe mashtrimet, pasi mbi to është e ndërtuar.

Mirëpo, LDK me ra në nivel të PDK është shqetësuese aq sa detyron edhe ambasadën amerikane të reagojë me shqetësim. Nuk mbaj mend që LDK të jetë përballë me kundërshtim nga ambasada amerikane, kjo dëshmon se e ka humb busullën, është tjetërsuar nga ajo LDK e themeluar mbi vlerat evropiane dhe amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat