Arroganca e diktatorit Vuçiq, simptomë e ngushtimit të rrethit dhe rënies së maskës së tij

Opinione

Arroganca e diktatorit Vuçiq, simptomë e ngushtimit të rrethit dhe rënies së maskës së tij

Nga: Hafiz Shala Më: 12 mars 2023 Në ora: 13:58
Hafiz Shala

Maskat, definitivisht po bien që nga Vuqiqi deri të klasa politike dardane dhe asaj ndërkombëtare.

Sado që po tentojnë që ato t’i fshehin në mënyrë artificiale, megjithatë, ato po bien sepse, kur dikush vjen në pushtet me vullnetin e popullit me mbi 50%, të përkushtuar që të angazhohen për shtet e jo për pushtet, me gjithë vështirësit dhe gabimet të cilat i përcjellin si rezultat i politikave të gabuara për më tepër se 20 vite, megjithatë, të pastër, të pa shantazhuar, të pa korruptuar dhe jo të pasuruar mbi kurrizin e popullatës me gjendje të rëndë sociale, me kokën lartë, ballin hapur dhe me guxim, po i sfidojnë që të gjithë sepse, në çdo paraqitje publike, nuk e kanë frikën se dikush mund t’iu drejtohet me fjalët, hajn, abuzues, të pa denjë dhe të pa guximshëm.

Këto sllogane, nuk i takojnë kësaj udhëheqje shtetëtore me gjithë tentativat që, opozita i sulmon të cilët më parë, bëzanin për të gjithë atë që ka ndodhur gjatë qeverisjes së tyre, pa i numëruar sepse, lista është shumë e gjatë.

E, kanë ndodhur, gabime politike me pasoja të cilat po i përjetojmë sot në procesin e bisedimeve me Serbinë si rezultat i lëshimeve drastike, pranimit të marrëveshjeve qoftë edhe ato të cilat i takojnë marrëdhënieve të brendshme shtetëtore duke i pranuar dhe nënshkruar, si marrëveshje ndërkombëtare.

Tani, Serbia, po na lufton me armën të cilën ia kemi dhënë vet.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani, po e bëjnë të pa mundurën që në këto biseda, të shpetojnë dhe të nxjerrin më të mirën të mundshme në rrethanat e çrregulluara në gjeopolitikën ndërkombëtare dhe krizave të shkaktuara nga ato shtete diktatoriale, fashiste e gjenocidale, siç janë, Rusia dhe Serbia, të cilat, qëllim kryesor e kanë, përpos Ukrainës edhe të disa shteteve të vogla, edhe destabilizimin e Ballkanit Përëndimor, Evropën dhe dobësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qellim që të hapin kriza të reja krahas asaj në Ukrainë, me shpresë se, një okupim i tillë do të jetë i “suksesshëm” për ta vazhduar aneksimin dhe gllabërimin e tokave tjera duke u mbështetur në fuqinë e tyre ushtarake dhe aleatëve si Kina, India të cilat, për qëllim e kanë dobësimin e SHBA-ve qoftë edhe krijimin e zonave monetare duke i unifikuar, rublen ruse dhe juanin kinez, duke tentuar bllokimin e dollarit amerikan dhe ikjes sanksioneve ekonomike.

Në këtë mënyrë, duan të krijojnë krizë monetare botërore deri të tentativa e ndezjës së luftës së tretë botërore.

Rusia putiniane, është në krizën më të rëndë ekonomike, posaqërishtë në vendet rurale, ku luftohet për mbijetesë, ndërsa, në mos duket çdo gjë “normale”.

Fati qëndron edhe nga lëvizjet e brendshme të cilat nuk ua bëjnë me dije publikut sepse çdo gjë kontrollohet, kanë filluar bisedat dhe iniciativat e ish Repunlikave Socialiste Sovjetike, të ndahen dhe të pavarësohen nga diktatura e pushtetit të Putinit, të cilin, përditë e më shumë po i largohen edhe njerëzit më të besueshëm, të orientuar nga e ardhmja sepse, shtetet diktatoriale kanë përfunduar tragjikisht.

Prandaj, fjalori i Vuqiqit, shpesh mund të jetë i ashpër duke e fshehur të vërtetën se çka mund t’i ndodhë shtetit dhe popullit serb. Është në krizë, politike, ekonomike dhe, vetë ai, psikike.

Prandaj, klasa aktuale politike, duke i patur parasysh të gjitha këto tentativa ruso-serbe edhe aleatëve te tyre, me mençuri u rreshtuan në mënyrë të pa luhatshme në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me gjithë akuzat e pa baza dhë qellimkëqija të opozitës, duke i kualifikuar si “anti amerikan” e që në të vertetë, u vërtetua e kundërta sepse, turizmi opozitar në Uashington, ishte një ofrim siç e quajshin, alternativë të “qeverisë së dështuar”, duke i bërë presion kryeminstrit në mënyrë qellimkeqe që mos të lëshojë pe për asociacionin të cilin, vetë e kishin pranuar, nënshkruar dhe, marrë për obligim zbatimin si marrëveshje ndërkombëtar ligjërisht të obligueshme.

Qëllimi, largimin e kësaj qeverie dhe marrjen e pushtetit në dëm të shtetit, është për të vazhduar me avazin e vjetër, duke tentuar që t’iu ikin përgjegjësive për keqpërdorime, hajni, abuzime e pasurim enorm të jashtëligjshëm dhe frika e konfiskimit të pasurisë, posaçërisht pas miratimit të ligjit për konfiskimin e saj, pasuri e cila në mënyrë komulative, arrin shuma miliardëshe. Duke harruar për një moment, përgjegjësinë politike, shtetëtore e penale, për vepra anti-shtetërore.

Diktatorit Vuqiq, iu ka ngushtuar rrethi, anipse, jo i pa njohur por, tani i pranuar nga ai vet i cili, ndoshta për nevojat e tij të brendshme politike por, vazhdon të kundërshtojë çdo marrëveshje ndërkombëtare siç ishte, Plani franko-gjerman respektivisht evropian me përkrahjen e SHBA-ve.

Kryeministri Kurti, me mençuri, i zbuloj qëllimet e vërteta të Vuçiqit por jo edhe vetem të tij.

Menjëherë, u deklarua se e pranon Planin evropian ashtu siç është plasuar në opinion por, duhet të bisedohet për planin dhe detalet për zbatimin e tij gjithnjë duke e pasur prioritet, së pari njohjen bile defakto para çfarëdo lloje forme të organizimit të komunitetit serb por assesi jashtë kushtetutës të një organizimi monoetnik në shtetin multietnik, anipse me 95% shqiptarë, për hirë të paqës, u pranua një lloj “diskriminimi pozitiv”.

Këmbëngulësia, mençuria, përkushtimi për shtrirjën e autoritetit dhe funksionimin e shtetit në tërë territorin, në një mënyrë, i solli para aktit të kryer, Serbinë por edhe disa qarqe evropiane, aleate e mike të saj se, sipas tyre, duhet pasur kujdes rreth sjelljeve dhé veprimeve ndaj serbëve të veriut, anipse bëhej fjalë për krim, korrupcion e kontrabandë si dhe zbulimi i trafikimeve të ndryshme qoftë edhe ato të armatimit dhe mnicionit, për t’i furnizuar grupet kriminal- terroriste përfshirë edhe ato të grupeve të ushtrisë private mercenare ruse të quajtura Wagner, të themeluara nga biznismeni rus, Yevgeni Prigozhin.

Veriu, u shndërrua në një oazë i të gjitha veprimeve të rrezikshme me qëllim të krijimi të një konflikti të armatosur lokal, qoftë edhe duke i vrarë vetë pjestarët e komunitetit serb si metodë prefide për t’i sulmuar shqiptarët, për ta shndërruar veriun në një zonë e pa kontrolluar nga shteti i Dardanisë por nga forcat ndërkombëtare, për ta zgjatur agoninë e defunksionalizimit të shtetit demokratik me të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetit, me theks të veçantë për atë të komunitetit serb, si asnjë komunitet në rruzullin tokësor. Këtë, Serbia nuk e pranon.

Përderisa Vuqiq më këmbëngulje dhe arrogancë, kërkon asociacion me kompetenca egzekutive, kërkesën e Luginës së Preshevës që të futen në procesin e bisedimeve që të kenë të njejtën formë organizimi për shqiptarët atje, ai nga një vizitë në Bujanoc, këtë e quan “marrëzi”.

Në Luginën e Presheves, ushtrohet segregacion, ku të drejtat e shqiptarëve atje janë maksimalisht të kufizuara.

Prandaj, me plot të drejt përfaqësuesit e Luginës kërkojnë reciprocitet dhe barazi.

Në takimin e 12 shkurtit me Senatorin Bob Menendez, i organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Ametikane, cili ishte i suksesshëm, përpos çështjes së asociacionit është potencue edhe çështja e formimit të formatit të njejtë për shqiptarët e Luginës si një lloj i reciprocitetit, të cilin kryeministri Kurti gjithnjë e ka kërkuar.

Delegacioni nga Lugina e cila ishte për vizitë në Uashington dhe New York, e sponzoruar nga Qeveria e Republikës së Dardanisë dhe e organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, në krye me zotin DioGuardi, Sherley Cloys-Dioguardi dhe Bordi Egzekutiv, u takuan së pari me Senatorin Bob Menendez, pastaj, Kongresmen e Senator me ndikim si dhe në OKB, duke ua lënë me shkrim kërkesat e tyre si dhe gjendjen e të drejtave të nëpërkëmbura, duke ua mohuar gjërat elementare, përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare në mënyrë asimetrike me ato të serbëve në Dardani, duke ua çlyer adresat e banimit për ta zvogëluar artificialisht numrin e banorëve shqiptar.

Në Parlamentin e Serbisë, Lugina është e përfaqësuar vetëm më një deputet, ndërsa, serbët i kanë 10 vende të rezervuara në Parlamentin e Dardanisë, edhe të drejtën e vetos kur janë në pyetje interesat nacionale, rast unikal në rruzullin tokësor.

Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, si, ideatore, iniciatore, promotore dhe gardiane e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe asaj dardane në veçanti, me këto veprime të fundit, e trazojë Serbinë e cila, ne gazetat e shumta të tyre, alarmuan se, Lobi Shqiptar, pra, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, e ka ngritë seriozisht çështjen e shqiptarëve në Dardaninë Lindore apo siç e quajmë, Luginën e Preshevës.

Pas përfundimit të kësaj vizite, me delegacionin e kemi analizuar dhe biseduar për veprimet e mëtejme për t’u organizuar dhe vepruar në bazë të represionit të pushtetit diktatorial serb.

Liga Qytetare, lobimin e bënë në baza konfidente, gjithnjë duke e pasur parasysh veprimin e inteligjencës serbe por, edhe të atyre të cilët, nuk hezitojnë t’i bëhen argat i saj.

Ne, e kemi një strategji me të cilën duam që këto çështje të ngriten aty ku është fuqia politike, demokratike, ekonomike e ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Mos të harrojmë se, aty kur përmendet emri i zotit DioGuardi, Serbinë e kapin të dridhmet politike sepse, Millosheviqi, gjatë gjykimin në Hagë, të vetmin emër të cilin e ka përmend ishte ai i zotit DioGuardi, cili e ka satanizue shtetin serb dhe atë personalisht, duke e zhveshur nga gënjeshtrat dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, kontribut të veçantë në këtë veprimtari, e ka dhënë ish Senatori njëherit Kryetar i Komitetit për Politikë të jashtme, tani President aktual i SHBA-ve, Joe Biden.

Prandaj, udhëheqja aktuale e Dardanisë, duhet të bëjë çdo gjë që, bisedimet me Serbinë, të finalizohen gjatë mandatit të tij sepse, përposë simpatisë dhe përkushtimin për shqiptarët, njëherit është edhe njohës i çështjës së Dardanisë, po ashtu edhe i Serbisë së Millosheviqit, tani të Vuqiqit.

Shqiptarët, i janë mirënjohës përjetësisht për kontributin e tijë më peshë historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat