Patriotët dhe tradhëtarët

Opinione

Patriotët dhe tradhëtarët

Nga: Dibran Demaku Më: 12 mars 2023 Në ora: 15:35
Dibran Demaku

Qëkur kombi shqiptar përqafoi Demokracinë,dhe qëkur u lirua nga Diktatura komuniste,sikur i ka humbur rruga në oborr,siç thotë populli.

Nën Diktaturë ai,pra kombi shqiptarë sikur i kishte identifikuar Patriotët dhe tradhëtarët!

Të gjithë ata që punonin për Diktaturën ishin Patriotë,ndërkaq ata që ishin kundër ishin hiç më pak se Tradhëtarë të kombit dhe të atdheut.

Si të thush kjo ndarje ishte dhe gjallonte në Shqipëri,Kosovë dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Nëse ndonjë qytetar i shtetit shqiptar,kalonte kufirin e atëhershëm shqiptar dhe gjente strehim në të ashtuquajturën Jugosllavi,i njejti shpallej tradhëtar dhe armik,jo vetëm në Shqipëri,por në të gjitha trojet etnike shqiptare?!

Ishte i tillë,ai që guxonte të kalonte kufirin e shtetit shqiptar dhe të arratisej dhe të gjente strehim në shtetin atmiqësor siç quhej atëherë Jugosllavia nga udhëheqja politke e Shqipërisë,nuk dihej,por ajo që dihej ishte si i ikuri do të fitonte damkën e tradhëtarit edhe nga shqiptarët e të gjitha trojeve etnike shqiptare.

Atëherë ndarja në mes të Patriotëve dhe tradhëtarëve ishte e gjerë si Atlantiku që ndanë kontinentet.

Dhe kjo ndarje kishte vërë shtresë të trashë në kokat dhe mendjet e shqiptarëve,saqë mendohej se ata që kishin fituar titullin si patriotë,të tillë do të mbeteshin për jetë të jetëve,ndërkaq atq që kishin fituar damkën e tradhëtarëve do të mbeteshin të tillë edhe në shekujt në vijim!

Por,erdhi Demokracia dhe gjithçka që kishte vendosur Diktatura u kthyen përmbys.Nga përmbysja Patriotët u shndërruan në Tradhtarë,ndërkaq Tradhëtarët u shnërruan në Patriotë.

Si ilustrim i kësaj që u tha në rreshtat e mësipërm do të mund të merreshin dy personalitete në Shqipëri: Bajram Curri,që në Diktaturë ishte shpallur si Patriot dhe hero i kombit(emri i tij i ishte dhënë një vendbanimi i cili edhe sot mbanë emrin e tij) dhe ish mbreti Zog i cili në Diktaturë ishte emërtuar si Tradhëtar dhe armik i kombit dhe i shtetit,ndërkaq tash në Demokraci ishr mbreti Zog,është rehabilituar dhe Demokracia emrin e tij ia ka dhënë një sheshi mjaftë të rëndësishëm të kryeqytetit shqiptar,si dhe i ka ngritë Shtatore në disa vende.

Duke ndjekur Shqioërinë,në këtë aspekt nuk ka mbetur prapa as Kosova.

Nën Duktaturën komuniste,Kosova ishte gjetur në kushte dhe rrethana krejt të tjera vizavi Shqipërisë(dhe ato rrethana historike dihen botërisht).

Të gjitha personalitetet shqiptare të Kosovës,që në kohën e Diktaturës komuniste ishin shpallur si Patriotë,nfërkaq kundërshtarët e tyre ishin shpallur Tradhëtarë dhe spiunë.

Pas përmbysjes së Diktaturës komuniste edhe në Kosovë,ata që në kohën komuniste ishin emërtuar si Patriotë,tash do të emërtoheshin si Tradhëtarë dhe spiunë të ish regjimit jugosllavë,ndërkaq ata që dikur ishin emërtuar si Tradhëtarë tash kanë fituar epitetin Patriotë dhe heronj të kombit dhe atdheut.

Është krijuar kështu një mish-mash që nuk i bie në fije as vetë dreqi i mallkuar.

Si ilustrim të kësaj mund të përmendet rasti i Xhafer Devës,i cili gjatë luftës së dytë botërore kishte qenë bashkëpunëtorë i Nazizmit,dhe të cilin për pak sa nuk e shpallën Hero,sikur të mos reagonte vetë Qeveria gjermane,kur e kishte kuptuar se të njejtit do t’i renovohej ish shtëpia dhe ai të shpallej Hero.

Nuk dihet se si veprohet në vendet e tjera,por shqiptarët në përgjithësi,kanë treguar se janë në gjendje ti shpallin Patriotë e Tradhëtarë,në njëfarë kohe,dhe pastaj,po të njejtëve të ua ndërrojnë vendet kur ndryshojnë kohërat dhe politikat?!…

Mbase edhe vetë kjo veti e tyre ka ndikuar që bota mos të merret seriozisht me shqiptarët?!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat