Ftesa e sinqertë e Alibeajt për bashkimin e demokratëve, kërkesë z. Igli Cara

Opinione

Ftesa e sinqertë e Alibeajt për bashkimin e demokratëve, kërkesë z. Igli Cara

Nga: Skender Kapiti Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:11
Autori Skener Kapiti

Ka ardhur koha që demokratët të reflektojnë qartë dhe të mos mbeten peng e retorikave, interesave të ngushta personale dhe të historisë të së shkuarës , sepse historia e PD-së nuk i përket vetëm nje njeriu, as disa individëve dhe as vetëm se shkuarës por edhe të tashmes e të ardhmes, ndryshimit dhe progresit evolutiv.

PD-ja institucionale pavarësisht se njëherë u sulmua fizikisht e dhunshëm për ta pushtuar Selinë e saj, dhe pavarësisht se me një vendim të shkallës së parë , Alibeaj ua la foltoristëve dhe Berishës Selinë e PD-së duke besuar se mos mund të bëhej bashkimi i PD-së dhe duke moslejuar përplasje mes demokratëve; pavarësisht se gjykata me vendim të formës së prerë nuk e njohu Foltoren si PD dhe as Berishën si kryetar të PD-se; pavarësisht se foltorja nuk është regjistruar as si Parti në zgjedhje dhe madje as në kualicionin me Ilir Metën; pra, pavarësisht gjitha këtyre dhe kësaj veprimtarie të Foltores, Partia Demokratike institucionale , pikërisht kryetari në detyrë, z.Alibeaj dhe sekretari i saj z. Bardhi me tolerancë, me modesti, me kulturë politike e qytetare dhe me shumë sinqeritet e pjekuri demokratike dhe patriotike nuk ekspozuan asgjë si fitore e triumf të tyre personal, por iu drejtuan të gjithë demokratëve që të dalim me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, madje duke edhe njohur, pranuar dhe mbështetur edhe kandidatët që i ka nxjerrë edhe vetë Foltorja.

Tani, me që unë jam antar i hershëm PD-së me shumë të afërm të mi, njëkohësisht edhe kontributorë të vërtetë për PD – në dhe demokracinë ashtu si dhe shumë të tjerë, por që PD-ja nuk na ka vlerësuar dhe as nuk ka integruar në politikë shtresën e persekutuar dhe të djathtët,por nga PD kanë pëfituar të pamerituarit dhe më shumë ishkomunistët dhe ishspiunët e sigurimit të shtetit, dhe si banor dhe votues në Durrës po i bëj disa pyetje dhe kërkesë z. Igli Cara, kandidat i dalë nga primaret në Durrës, dhe këto pyetje dhe këtë kërkesë po ua bëj edhe atyre të cilët e votuan për kandidat bashkie z. Cara që :

Si të duket ftesa që u është bërë edhe Juve për të kandiduar si kandidat i Partisë Demokratike Institucionale, Partisë të cilën e njeh ligji, kushtetuta, drejtësia, institucionet shtetërore dhe ato zgjedhore? Së pari në demokraci, demokracia është ligj dhe drejtësi, dhe kur është e tillë demokracinë dhe fitoren në zgjedhje e jep verdikti i popullit dhe jo partia.Partia është aktor politik në demokraci dhe nuk është mbi ligjin askush, pra as partitë.

Z. Cara a jeni dakord që të jeni kandidat i PD-së të cilën e njohin dhe e përkrahin edhe SHBA-të dhe ndërkombëtarët apo me një grupimin deri më sot jashtinstitucional?

Z. Cara nuk vihet në dyshim ndershmëria,pastërtia, karakteri, kapaciteti dhe personaliteti e dinjiteti juaj personal, sepse e meritoni te jeni kandidat për kryebashkiak të Durrësit, dhe e meritoni që të jeni edhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit 2023 ,dhe për këtë shprehen demokratët , dhe jo vetëm ata por dhe opinioni i gjërë durrsak, por ama a është e justifikueshme dhe e moralshme që Ju të kandidoni në kualicionin ku nuk bën pjesë Partia Demokratike institicionale e cila ka edhe mbështetjen e SHBA-ve? Ky është një realitet politik dhe juridik

Z. Cara a do ishit dakord që ju dhe demokratët të bëni fushatë për antarë të këshillit bashkiak për individë socialistët të ishLSI-së, një aleancë e jashtënatyrshme ideologjiko-politikisht?

Për kujtesë z. Cara kjo gjëndje sotme a nuk i erdhi PD-së pikërisht për faje të ishlidershipit të PD-së që bashkëqeverisi katër vite me LSI-në, dhe ku prej kësaj bashkëqeverisjeje i erdhi edhe humbja katastrofike e vitit 2013?

Z. Cara në zgjedhjet vendore të 14 Majit nuk votojnë vetëm ata që të votuan në primare ,por atë ditë flet dhe vendos shumica e popullit , dhe ai ia beson votën atij që sjell shpresë dhe besim.

Ju e meritoni besimin dhe votën popullore si kandidat i demokratëve por jo si kandidat i këtij e as i atij kryetari, por për meritat tuaja dhe për atë se cfarë ju gëzoni te antaresia e PD-se dhe te qytetaria durrsake.Është e vërtetë se në Durrës ka 22 vite që nuk fiton Partia Demokratike kjo edhe për shkak se qytetaria nuk voton të preferuarit dhe të deleguarit , pra nuk voton kandidatët e kryetarit, dhe në rastinkonkret ka vështirësi të mëdha dhe është pengesë fakti se kualicioni me LSI-në nuk është i pëlqyeshëm as nga ndërkombëtarët.

Prandaj që të jeni akoma më i besueshëm dhe më lehtëfitueshëm në këto zgjedhje, juve u duhet edhe guximi për të sakrifikuar dicka edhe nga vetja, duhet pozicionimi i duhur si përfaqësues i PD-së, i asaj PD-je që ka mbështetjen edhe të SHBA-ve.

Jam i sigurt se edhe shumica e atyre që iu kanë votuar kandidaturën në primaret edhe ata janë dakord dhe kanë si parësore vetem fitoren tuaj me 14 Maj 2023.

Z. Cara duhet t’a dini që në këto kohë të vështira për PD-në, pushteti i Ramës do përdori spekulimin kundër jush sikur ju jeni kandidat i non gratës dhe i ishspiunit të sigurimit, dhe kjo do të ketë efekt negativ nëse në fushatë do të vijnë e të mbështesin Berisha e Meta.

Ju si figurë gjithbashkuese për të dëbuar nga Bashkia e Durrësit pushtetin zullumqar të Partisë Socialiste duhet të jipni mesazhin dhe shëmbullin e unifikimit dhe bashkimit të demokratëve dhe të popullit opozitar për të fituar qeverisjen vendore në Durrës, duhet bashkimi i të gjithë demokratëve dhe i të gjithë kontributorëve të vërtetë të PD-së dhe të demokracisë shqiptare.

Edhe poqese Ju nuk do të kandidonit me siglën e PD-së zyrtare do kishte qenë mirë që PD institucionale të mos nxirrte kandidat për kryebashkiak në mënyrë që të gjithë demokratët ta dërgonin votën te kandidatura juaj që të ndëshkohet superkeqeverisja vendore e superskandaleve të rilindjes së Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat