Vazhdon “lufta” mes Lumir Abdixhikut dhe Skënder Hysenit, pse Isa hesht?!

Opinione

Vazhdon “lufta” mes Lumir Abdixhikut dhe Skënder Hysenit, pse Isa hesht?!

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:43
Autori Faton Mehmeti

Ka kohë që brenda LDK-së ka përplasje të forta mes "gardës së vjetër" dhe asaj aktuale që vetën e quan "gjeneratat e artë". Në veçanti dueli po zhvillohet mes kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Skënder Hysenit, ish zyrtar i lartë i saj, njëheri edhe ish ministër i jashtëm. Konfrontimet e tyre kanë shkuar deri aty sa Abdixhiku e ka bllokuar Hysenin edhe në facebook.

Për këtë tregoi vet Skender Hyseni, ish-ministri i Jashtëm, thotë se është bllokuar në momentin kur e ka komentuar atë në shkrimin e tij të fundit në të cilin ka konstatuar se Kurti ka bërë gabime të pariparueshme në Ohër. Gjithashtu Skënder Hyseni i ka reaguar ashpër liderit të LDK-së, që sipas tij po merret me “armiqtë e brendshëm” të LDK-së.

Ai ka akuzuar Abdixhikun se e kishte sulmuar kur ky kishte kritikuar binomin Kurti – Osmani.

“Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skënder Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjetër pos “marrëzi”.

Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!”, ka shkruar ai.

Lumiri akuzon me të drejtë Skënder Hysenin dhe Agim Veliun për degradimin e LDK-së, kjo është gjysma e të vërtetës, gjysma tjetër i përket edhe të tjerëve, në mesin e tyre edhe vet Lumirit.

Pra, s’ka dyshim se Skenderi dhe disa të tjerë kanë rrënuar si mos më keq LDK-në, por s’duhet harruar as përgjegjësitë e Lumirit. Të gjithë në kryesi, përveç Vjosës dhe atyre që u larguan, kanë qenë servilë të tij. Lumirit, disa herë ka deklaruar se nuk është dëgjuar zëri kritik, mirëpo Isa e ka demantuar dhe besoj se kjo është e vërteta. Kështu që, edhe Lumiri ka përgjegjësi, megjithatë e mbështes për të çrrënjosur nga LDK njerëzit që degraduan partinë si mos më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat