Historia e shqiptarëve i ngjan asaj thënies popullore “si kofini pas të vjelit”

Opinione

Historia e shqiptarëve i ngjan asaj thënies popullore “si kofini pas të vjelit”

Nga: Dibran Demaku Më: 2 prill 2023 Në ora: 14:56
Dibran Demaku

Kur para dy vitesh u arrestuan ish udhëheqësit e UÇK-së dhe të Luftës Çlirimtare,pothuajse askush (kur themi askush kemi parasyshë ndonjë protestë masive) nuk protestoi. Dhe nuk e ngriti zërin.

Mbase kjo ndodhi edhe për arsyen e paarsyeshme që Gjykatën speciale e kishin kërkuar me ngulm dhe po me ngulm e kishin votuar po të njejtit?!

Se përse e kishin kërkuar me aq ngulm dhe po me aq ngulm edhe e kishin votuar po të njejtit e dinë vetëm ata që e kanë votuar dhe asnjëri nga protestuesit e sotëm?!…

Që të jemi të sinqertë, njëri nga ata të katërt që sot ndodhen në Hagë(Rexhep Selimi)e kishte kërkuar me ngulm mos votimin e saj,në fillim duke i kërkuar Jakup Krasniqit,ish kryetar i Kuvendit,që mos ta lejonte hapjen e votimi të asaj gjykate dhe disa minuta më vonë edhe duke ia rrëmbyer mikrofonim e sallës së Kuvendit Kryekuvendarit.

Kanë kaluar vite dhe edhe mund të gaboj,se ishte Rexha(Selimi)ai që e pat rrëmbyer mikrofonin,apo të njejtin e pat rrëmbyer,atëherë deputeti e tash kryeministri i vendit Albin Kurti.Por,tashmë kjo nul është e rëndësishme.

E rëndësishme(e rëndësishme e tmerrshme)është fakti se e njejta gjykatë do t’i gjykojë ish themeluesit e asaj gjykate?!

Atyre që kanë mbamendje më të freskët,ju kujtohet se më i zëshmi për themelimin e gjykatës në fjalë ishte vetë z.Hashim Thaqi,në atë kohë në postin e kryrministrit të vendit,i cili bënte edhe presion të jashtëzakonshëm tek deputetët e kuvendit që ta votonin gjykatën me fjalët:(parafrazim) se ata që nuk e votojnë atë janë armiq të vendit (Kosovës) dhe demokracisë!

Nga kjo distancë kohore, tash mund të supozojmë se kryrministri i vendit në atë kohë duhet të i jetë eksponuar presioneve të ndërkombëtarëve që ajo Gjykatë duhej të themelohej.

Siç dijmë ne shqiptarët të spekulojmë,angazhimin e pashoq që bënte në votimin e gjykatës në fjalë,ish kryeministri e bënte(gjithmonë në stilin e spekulimeve),pasi që autoritetet ndërkombëtare do ta kenë siguruar atë se nuk do të ishte në Listën e të akuziarëve!

Pastaj gjërat rrodhën si rrodhën,dhe në Listën e të akuzuarëve u gjend edhe ish kryeministri dhe presidenti i vendit,z.Hashim Thaqi?!
Në ditën kur ish presidenti i vendit z.Hashim Thaqi,do të jepte dorëheqjen dhe po atë pasdite do të trensferohej në Gjykatën speciale të Kosovës në Hagë, në Kosovë dita do të kalonte sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Tash,kur do të fillojë gjykimi i Thaqit dhe të tjerëve  - lajmet thonë se do të fillojë nesër(me tre prill)dikujt i erdhi në mend se populli i Kosovës duhet të protestojë?!

E kanë mirë apo keq ata që e kanë nxjerrë sot popullin në prostë do ta tregojë koha.

Veçse protesta e sotme (e vonuar,madje tepër e vonuar) mund të prodhojë gjithçka,por asesi që do të ju shkojë për shtati të akuzuarëve. Dhe as ndihmë, jo se jo!…

Nga gjithë kjo që u tha më lartë,mbetët të shpresohet se gjykata do ta provojë pafajsinë e tyre dhe t’i lirojë nga aktakuza, (këtë besoj se e dëshirojmë të gjithë) mbase jo indivindualisht për ata,sa për vendin.Sepse nëse ndodhë më e keqja (fajsia dhe dënimi i tyre) do të ishte dëm kolateral dhe tepër i dëmshëm për vendin dhe popullin tonë!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat