Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!

Opinione

Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 2 prill 2023 Në ora: 15:02
Fatmir Bajraj

Liria ka emër, por a është ky emri me t'cilin e pagëzoni ju?

JO! 

Liria jonë s'është dhe s'do jetë kurrë e plotë, pa zbardhjen e vrasjeve politike, pa ndëshkimin e urdhërdhënësve dhe autorëve të  krimeve makabre, për të cilët, ju "Marshues për Drejtësi" nuk e ngritët zërin kurrë, përkundrazi keni heshtë dhe fërkuar duartë, fatkeqësisht.

"Marshi për Drejtësi", është Marshi për Padrejtësi.

Cili është mesazhi që përcjellë dhe përçonë Marshi për Drejtësi ?

Kundër Gjykatës Speciale, edhe pse kjo Gjykatë është e Kosovës.

Kundër procesit gjyqësor ndaj "heronjëve" të tyre: Thaqi, Veseli, Krasniqi & Selimi.

Kundër zbardhjes së krimeve dhe ndeshkimin e a utorëve, dhe me këtë fakte, edhe ;

Kundër viktimave dhe satisfaksionit të dëmtuarve që do sillte verdikti i Drejtësisë.

Dhe me këtë standard, dhe diskurs tribal, dyertë e integrimeve në BE, e anëtarësimëve në NATO dhe rrumbullaksimi i shtetësisë së Kosovës si projeksion, mbetët ende larg, dhe për pasojë ; zbrazja dhe shkretënimi i vendit me ikjën në trend të të rinjëve do bëhet dukuri rrënqethëse, për çfarë faji bie mbi Ne dhe jo mbi të tjerët.

Neve si komb & atdhe historikisht kemi vuajtur mungesën e drejtësisë, dhe për pasojë-padrejtësitë.

Prejudikimi publik i procesit gjyqësor si "padrejtësi", realisht është presion mbi procesin dhe lëndon & dëmton Drejtësinë.

Mos na fyeni intelegjencën !

"Marshi për Drejtësi", dëmton rëndë platformën :"Liria ka emër", ngase kjo e fundit është universale dhe jo selektive, pra ka kuptim vetëm atëherë kur si dimension u takon të gjithëve dhe jo një pale në dëm të tjerëve, në këtë rast të viktimave.

Fajësia dhe pafajësia provohet n'Gjykatë me verdikt valid të gjyqësorit  dhe jo me marrshe-farsë të cilët shpërfaqin hipokrizinë e një mëndësie tribale me premisa fashizmi !

"Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit", akuzat që ngarkojnë ish "krerët" e UÇK-së !

Viktimat kanë nevojë & të drejtë për Drejtësi, dhe këtë të drejtë legjitime dhe legale të tyre, Ne duhet t'ua mundësojmë si shoqëri dhe si  shtet, dhe kjo nuk arrihet me aksione që realisht pengojnë e paragjykojnë proceset gjyqësore.

Gjykata Speciale është e Kosovës dhe vetëm selinë e ka në Hagë, për shkaqet të cilat tanimë botërisht dihën dhe të cilat lidhën kryesisht më integritetin dhe sigurinë e deshmitarëve në procesin e gjykimit dhe pasojat për deshmitarët si përvojë e hidhur e së kaluarës kur eleminiohëshin dhe ekzekutohëshin të njëjtit.

Investimin finansiar të këtij tribunali e ka marrë përsipër BE, deri sa personelin e saj e mbulon përndimi.

Procesi nuk është i drejtuar kundër  luftës së drejtë të UÇK-së, Levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi, dhe as kundër të drejtës dhe kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje, përkundrazi ;

Kjo e drejtë e natyrshme, mori mbështetjën dhe admirimin e botes së qytetëruar euro-perendimore, duke marrë bekimin e ndërhyrjes ushtarake të aleancës ma t'fuqishme luftarake në 75 vitet e fundit (NATO), mbi Serbinë për çlirimin definitiv të Kosovës, që nga 24 marsi i vitit 1999, deri me invadimin triumfalist në Kosovën e çliruar me 12 qershor 1999.

Ky fakt, demanton katërcipërisht pretendimet fallco të organizatorëve të "Marrshit për Drejtësi", së gjëja në bankën e të akuzuarve në DHS të Kosovës në GJS me seli në Hagë, është UÇK-ja dhe lufta e saj e drejtë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Në këtë proces, në bankën e të akuzuarve janë emrat e përveqëm për krimet e pretenduara nga ana e Prokurorist Special, dhe në mesin e tyre ; Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët në këtë proces gjyqësor do të kanë rasti e marrjes së pafajësisë dhe të kundërtën, pra të shpallën fajtorë siq ngarkohën nga aktakuza.  

Krimet janë individuale dhe s'janë kolektive, e mësëpaku të një populli siq ishin shqiptarët etnik të Kosovës në kerkim të lirisë si dimension i mirëqenjës dhe zhvillimit kombëtar në atdheun e tyre, dhe si të tilla do të gjykohen e trajtohen të akuzuarit në fjalë.

Me rastin e ngritjës së aktakuzës për Thaqin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin, këta do duhej të zhvishnin vetën nga çdo "uniformë" dhe përpjekje e kujtdoçoftë që krimet e tyre të pretenduara të mbajnë cilësime uniforme të UÇK-së, strukturave të saja dhe vijën hierarkike të subordinimit dhe komandimit, dhe të gjitha "pretendimet" t'i bartin mbi supet e tyre poqëse e duan vendin, dhe jo të ndodhë e kundërta...!

Leternjoftimi i shkurtër i protagonistëve të "Marshit për Drejtësi" dhe platformes: "Liria ka emër"

Hashimi njihet për linqimët & kërcënimet publike të kundërshtarëve politik deri të presidenti Rugova, madje të njëjtin nuk e do n'shpi as Rifat Jashari,

Rexha e komplotoj Komandantin legjendar Adem Jashari duke i'a përvetësuar bashkë me Azemin (vjedhur) edhe fondet finansiare dedikuar e destinuar enkas familjës Jashari.

Jakupi e shpalli tradhëtar presidentin Rugova, duke e linquar publikisht në luftë, dhe në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, e largojedhe nga muralet e parlamentit të Kosovës foton e Atit themelues të shtetit, Dr.Ibrahim Rugova.

Kadria, emri i të cilit lidhet me sherbimin famëkeq të sigurimit klandestin & ilegal (SHIK), dhe dyshimet se ky sherbim ka dorë në atentatet politike kundër bashkëpunëntorëve besnik të presidentit historik Rugova...!

Një shoqëri e cila nuk dënjon t'i denoj krimet dhe kriminelët, nuk ka të ardhme të sigurt dhe aq më pak të ndritur, përkundrazi !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat