Padi ndaj Serbisë gjenocidale, dhe jo hajni, fjalë boshe e dolli

Opinione

Padi ndaj Serbisë gjenocidale, dhe jo hajni, fjalë boshe e dolli

Nga: Rexhep Torte Më: 5 prill 2023 Në ora: 18:20
Rexhep Torte

Kryeministri Albin Kurti javën që shkoi dha një arsyetim naiv dhe qesharak duke thënë se, “cakërrimin e gotave me raki me Ramush Haradinajn në Gllogjan më 24 mars 2023, në ditën e shënimit të Epopesë së Dugagjinit, e ka bërë në nderim të kësaj epopeje dhe se ishte mysafir i Ramush Haradinajt”.

Është e drejtë e Albin Kurtit të thotë çka të dojë, por gabimi mbetet gabin, sepse nderimi më i madh dhe më i vyer i dëshmorëve të lirisë që e dhanë jetën e tyre të çmuar për çlirimin e Kosovës, si edhe nderimi i tërë viktimave të krimeve serbe në Kosovë, do të ishte po qe se Qeveria e Albin Kurtit fillimisht do të kishte ngritur padi kundër Serbisë gjenocidale dhe kundër tërë kriminelëve serbë, gjë që derisot nuk e ka bërë.

UÇK-ja, Epopetë e lavdishme të UÇK-së dhe tërë dëshmorët dhe viktimat e gjenocidit serb në Kosovë, nuk meritojnë homazhe për përfitime politike ditore të shoqëruara me fjalë e premtime boshe, por meritojnë veprime dhe rezultate konkrete konkrete.

Qeveritë e derisotme në Kosovë punën e pare që është dashur ta kryejnë duhej të ishte padia ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, gjë që derisot nuk e kanë bërë.

Po rikujtoj se, dëshmorët e lirisë dhe viktimat e krimeve serbe në Kosovë do të nderoheshin në mënyrë tejet dinjitoze dhe me respekt të lartë kombërar shqiptar, po qe se qeveritë e derisotme në 20 vitet e kaluara në Kosovë dhe Qeveria aktuale e Albin Kurtit, do ta kishin paditur Serbinë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë, gjë që derisot nuk e kanë bërë.

T’i kishin paditur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq si bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq.

T’i kishin paditur edhe të gjithë kriminelët serbë të cilët kryen krime në Kosovë dhe që njihen me emër e mbiemër.

Ngritja e padive të sipër theksuara, do t’i qetësonte shpirtrat e dëshmorëve të lirisë dhe do ta çonte në vend amanetin e tyre.

Ngritja e padive të sipër theksuara, do t’i qetësonte shpirtërat e mijëra e mijëra viktimave të pafajshme shqiptare që u vranë dhe u masakruan nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale.

Ngritja e këtyre padive të sipër theksuara, do t’i qetësonte shpirtërat e 20 mijë motrave tona të pafajshme shqiptare që u dhunuan mizorisht dhe shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale.

Ngritja e këtyre padive të sipër theksuara, do t’i qetësonte shpirtrat e më shumë se 1600 shqiptarëve të pafajshëm që Serbia gjenocidale i rrëmbeu nga shtëpite shëqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhuir.

Ngritja e këtyre padive të sipër theksuara do t’i qetësonte shpirtrat e tërë familjarëve, shokëve dhe miqve të dëshmorëve të lirisë, të viktimave të pafajshme shqiptare të vrarë e të masakruar, të motrave tona shqiptare të dhunuara dhe të personave të rrëmbyer me forcë nga Kosova.

Paditë e sipër theksuara ndaj Serbisë gjenocidale dhe ndaj kriminelëve serbe, do të kishin efekt të madh shumë dimensional denigrues të Serbisë gjenocidale para botës demokratike.

Është e pafalshme, anti kombëtare, anti njerëzore dhe mekat i madh, që qeveritë e derisotme në Kosovë kanë neglizhuar dhe po neglizhojnë në ngritjen e këtyre padive kundër Serbisë gjenocidale.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij ngritjen e këtyrte padive kundër Serbisë gjenocidale dhe kriminelëve të saj, duhet ta kishte një nga detyrat e para.

Mosngritja e këtyre padive ndaj Serbisë gjenocidale, tregon pa mëdyshje se Kosova është e paaftë t’i del zot vetes së saj, dhe se Kosova është e paaftë t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e dëshmorëve të Kosovës që e dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Se Kosova është e paaftë, t’i del zot dhe ta mbrojë dinjitëtin dhe nderin e mijëra e mijëra viktimave të pafajhme shqiptare, që ishin pre e krimeve serbe në Kosovë.

Se Kosova është e paaftë, t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra motrave tona shqiptare, që ishin pre e dhunimeve dhtazarake e makabëre të ushtarëve, paramilirtarëve dhe policëve serbë.

Se Kosova është e paaftë, t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitëtin dhe nderin e më shumë se 1600 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Se Kosova është e paaftë, t’u del zot dhe ta mbrojë dinjitetin dhe nderin e mijëra e mijëra shqiptarëve nga Kosova që Serbia gjenocidale i vrau dhe i masakroi në Kosovë dhe transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, të lejohet që Serbia gjenocidale ta mashtrojë botën me rrena, duke mos i pranuar krimet e kryera në Kosovë.

Serbia gjenocidale po i mohon më shumë se 400 msakrat në Kosovë, duke e mohuar edhe msakrën e Reçakut, të cilën në vend të ngjarjes e konfirmoi Wilijam Walker- asokohe ambasadori i OSBE-së.

Është e pafalshme dhe turp i madh për Kosovën, që duke i patur mijëra e mijëra fakte të krimeve serbe në Kosovë, derisot nuk e ka ngritur një muze për krimet serbe në Kosovë, apo që intitucioni përkatës ende nuk e ka bërë digjitalizimin e krimeve serbe në Kosovë.

Me këtë rast, po e ritheksoj, për të satën herë se, është e pafalshme dhe turp për Kosovën dhe për mbarë shqiptarët, që ende nuk e kanë themeluar një grup pune për të hartuar projektin për botimin e librit me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, si përgjigje librit gënjeshtar serb me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shkullin e 20-të”, që Serbia gjenocidale e botoi në vitin 2020 ne gjuhn angleze dhe e shpërndau nëpër botë, libër fund e krye me mashtrime dhe falsifikime të historisë.

Kosova duke e paditur Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, duke i paditur kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, dhe tërë kriminelët e tjerë serbë që njihen, si edhe duke e botuar librin “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, do t’ua lehtësojë shpirtin familjarëve dhe miqve të viktimave të gjenocidit serb, do t’ua lehtësojë shpirtrat dëshmorëve të lirisë dhe vitimave të pafajshme shqiptare të gjenocidit serb në Kosovë.

Ky është amaneti dhe kjo është detyra jonë që mund ta kryejmë pa ndihmën ndërkombëtare, për të clën nuk kemi nevojë që ta pyesim askend, veç zëmrës dhe ndjenjave tona kombëtare shqiptare.

Kërkojmë nga Albin KLurti dhe Qeveria e tij që për një kohë sa më të shkurtër të japin një njoftim publik për çështjet e sipër theksuara, a po punohet në to dhe gjer ku ka arritur përgatitja?

Dialogu me Serbinë gjenocidale ka dëshmuiar se Kosova ka dhe do të ketë edhe shumë punë me Serbinë gjenocidale, ndaj padia ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjënocidin e kryer në Kosovë, padia ndaj Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit dhe kriminelëve tjerë serbë, krijimi i një muzeu të luftës në Kosovë, digjitalizimi i krimeve serbe në Kosovë dhe përgatitja e botimi i librit ‘Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, janë nga më të domosodoshmet dhe nga më urgjentet që ne duhet t’i kryejmë sa më shpejt sepse jemi shumë të vonuar.

Ramush Haradinaj në shënimin e përvjetorit të Epopesë së Dugagjinit, duhej të vetëdijësohej që t’ia kthejë Kosovës pasurinë e fituar përmes korrupsionit.

Kjo është njera anë e medaljes, ndërsa ana tjetër është ngritja e dollisë në ditën e dytë Muajit të Shenjtë të Ramazanit mysliman.

Kjo ka të bëjë me edukatën, etikën dhe kulturën njerëzore individuale dhe familjare ndaj njerëzve tjerë të besimeve të ndyshme me të cilët jetojmë.

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, muaji i agjërimit është një nga pesë shtyllat e fesë Islame të bazuar në Kur’anin Famëlartë, shpallja e të cilit nga Allahu i Madhërishëm ka filluar pikërisht në këtë muaj.

Kur’anin Famëlartë e ka shpallur Allahu i Madhërishëm pas shpalljes ve Teuratit dhe Ungjillit, për t’I korrigjuar devijimet që u bënë në këto dy libra të shpallur paraprakisht.

Ku’rani Famëlartë është libër ishenjtë i shpallur për mbarë njerëzimin, pa marrë parasysh racën dhe ngjyrën e njerëzve.

Allahu I Madhërishëm është Një, se po të kishte më shumë Zota, bota do të ishte në rrëmujë të vërtetë.

Postullatet e Kur’anit Famëlartë janë vetëm paqja, respekti, mëshira, drejtësia dhe solidariteti në familje dhe mes tërë njerëzimit.

Në Kur’an thuhet se nuk është mysliman i devotshëm ai i cili e ka sofrën përplot me ushqime, ndërsa fqinji i tij vuan nga uria.

Feja nuk është komb. Besimi fetar është besim hyjnor shpirtëror që njeriu e zgjedh sipas dëshirës dhe bindjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat