Pushteti dhe hijet e tij të zeza!

Opinione

Pushteti dhe hijet e tij të zeza!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 6 prill 2023 Në ora: 06:40
Zejnullah Jakupi

Pushteti të bënë bishë- egërsirë, ai të bënë të mos kesh më mëshirë për askënd. Kur ke pushtetin, në emër të tij do bësh të gjithë të zezat- por natyrisht ka edhe njerëz-liderë, të lindur për të bërë gjëra të mirat ose që nuk joshen nga ai, deri në djallëzi, dhe ky është dallimi.

Vrasja e kundërshtarëve politikë, e „tradhëtarëve“ është dhe mbetet në histori mekanizmi – mjet për ta forcuar dhe ruajtur pushtetin. Fenomeni i viktimës – dhe dorasit- kriminelit etj, është interesant dhe na shfaqet në të gjitha epokat e historisë. Ndodhi me Hitlerin dhe Stalinin, Enverin dhe Milloshin- (e sfundi shih fenomenin V.Putin), populli i varë dhe i viktimizuar i përjetonte si shpëtimtarë, ideol, heronj dhe liderë politikë të pazëvendësueshëm!!!

Pushteti të pasuron, të rritë vëmendjen dhe natyrisht mund edhe të pësosh nëse e keqpërdorë atë.

Në një intervistë javët që lam pas Vuk Drashkoviç dhënë një televizioni serb i tha shumë gjëra, edhe në lidhje me Kosovën, për historinë e saj nga viti 1998 e këndej, dhe tematizoi shumë çështje që lidhen me Rusinë dhe KGB-në - shërbimin sekret rus. Drashkoviq tha në këtë intervistë se KGB ka vrarë shumë rusë, ashtu siç ka vrarë Stalini dhe Hitleri, prandaj rusët e duan Stalinin, e himnizojnë atë, ashtu siç bëjnë nacistët me Hitlerin dhe të kaluarën e tij. Vrasjet kryhen dhe legjitimohen në emër të interesit shtetëror. Sipas tij, Vladimir Putin zbaton urdhërat e KGB-së, e cila nuk dëshiron një rusi demokratike dhe në çdo kohë kur Putini nuk pëfillë urdhrat do ta likujdojnë.

Pra, me ketë Drashkoviç ka krahasuar edhe kohën e Millosheviqit duke thënë se edhe ky ka punuar sipas planit BIA ose i ka zbatuar urdhrat e saj. Bombardimi i Serbisë ishte dëshiruar nga Millosheviq për ta hequr qafe Kosovën. Edhe Millosheviqi ka vrarë serbë sikur Putini në Rusi.

Dhe në fund, edhe në Shqipëri ka patur Sigurim të Shtetit dhe rezhimi i Enver Hoxhës pas Luftës së Dytë Botërore, rezhimi i tij, sipas raportimeve, i ka vrarë shqiptarë, i ka likujduar të gjithë ata shqiptarë patriotë ose edhe të tjerë intelektualë të cilët mendonte se i kishte kundërshtarë.

Edhe në Kosovë nga viti 1998 e këndej, sipas raportimeve të medieve lokale dhe ndërkombëtare ishin kryerë krime që nuk ishin te izoluara nga njeri tjetri. Human Rights Watch raporton (në vitin 2001) gjithashtu se kishte patur shkeljet e bëra nga kryengritësit shqiptarë të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës

(UÇK), të cilët kryen rrembime dhe vrasje te civilëve gjatë dhe pas luftës. Të njëtën gjë tani Dhomat e Specializuara po dëshmojnë në Hagë në Gjykatën speciale.

Fatkeqësia është se shqiptarët nuk kanë patur guximin deri tani të përballen ose ta sçarojnë vetvetiu këtë të kaluar dhe sipas shumë analizave me gjasë ky është rasti të thuhet se si kanë rrjedhur gjërat.

Akuzat e Dhomave të Specializuara janë ngritur pikërisht për këto vrasje, likujdime edhe mes tjerash, të patriotëve shqiptarë, sidomos ata që ishin veprimtarë të LDK-së, vrasje këto që nuk janë zbardhur deri tani. Akterë të ndryshëm e shpjegojnë konfliktin mes eprorëve të FARK-ut dhe UÇK-së (edhe pse dyjat ishin UÇK, bënin luftë kundër okupatorit serb) dhe megjasë pastaj me fitoren vinte në radhë lufta për pushtet mes grupimeve politike dhe ideologjike.

Deri sa po zhvillohet procesi në Hagë edhe në opinionin publik medial dhe ate social po zhvillohet debat në shumë drejtime, duke mbrojtur secili kauzën e tij dhe idolët e tyre dhe të bëmat ose të pabërat e viteve të kaluara të akterëve të tyre politikë…

Histori- do të thotë e kaluar me rrebeshe -konflikt interesi dhe mbijetese-marrje dhe humbje e luftës dhe pushtit. Fitore do të thotë; luftë, gjakë, beteja, humbje-fitore dhe vuajtje dhe sërish fitore me humbje, shpresë dhe lavdi. Ky është fati dhe tragjedia e njerëzimit! LAVDI gjithë viktimave, martirëve, dëshmorëve të kombit- të gjallë dhe të vdekur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat