Thaçi për 20 vjet mbijetoi në emër të saj, tani në Hagë distancohet nga UÇK

Opinione

Thaçi për 20 vjet mbijetoi në emër të saj, tani në Hagë distancohet nga UÇK

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 6 prill 2023 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi

Në emër të saj erdhi në pushtet, mbijetoi në politikë për 20 vjet, tani e mohon. Kështu mund të përshkruhet raporti i Hashim Thaçit me UÇK. Në 2014 thoshte kam qenë larg vijave të frontit, tani mohon se ka qenë në krye të saj, pasi, sipas avokatit të tij, "Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”. Kur ishte me marr vota e përdorte UÇK si mburojë, tani kur i ka ardhur puna ngushtë, distancohet. Për 20 vjet paslufte Thaçi paska gënjyer se ishte në udhëheqje të UÇK. Pra, UÇK nuk paska pasur udhëheqje, pasi "Nuk kishte strukturë komande të UÇK", duke demantuar kështu rrenën e Hashimit për udhëheqje nga ai.

Duke u munduar të largonte përgjegjësit, Thaçi po mundohet të bartë përgjegjësinë tek të tjerët. Përmes avokatit të tij, përgjegjësia i takon Azem Syles pasi ai “Pas ofensivës, në nëntor 1998, UÇK konfirmon sërish Azem Sylën si komandant i përgjithshëm, jo Thaçin”.

Pasi, Thaçi ishe një prej drejtorëve të nëntë drejtorive që kishte UÇK-ja, duke u mundur kështu të minimizonte rolin e Thaçit. Akoma ma e turpshme është paraqitja e një dëshmi për pafuqinë e Thaçit, mbrojtja ka paraqitur faktin se 10 korrik 1998, komanda e nën-zonës së Drenicës brenda UÇK-së, kishte lëshuar një fletarrestim për Thaçin.

Tani po dalin shumë të vërteta, janë vetëm tre ditë, imagjino çfarë do të dalin më vonë. Dhe jo vetëm kaq, Thaçi edhe pranon se janë bërë krime nga shqiptarët. Avokati Gregory Kehoe, deklaroi se Thaçi s’e ka mohuar asnjëherë që janë kryer krime të luftës, këto krimet nuk kanë qenë të motivuara, por janë kryer nga individë shqiptarë. Që 24 vjet pas lufte, kanë persekutuar këdo që ngriste dyshime për krime të pasluftës, etiketonin si njeri të Serbisë, tani vet po e pranojnë. Shumë të vërteta po dalin në pah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat