UÇK-ja, nuk ndëshkohet në Hagë, por ata që në emrë të saj u treguan lojaj ndaj saj

Opinione

UÇK-ja, nuk ndëshkohet në Hagë, por ata që në emrë të saj u treguan lojaj ndaj saj

Nga: Dedë Preqi Më: 7 prill 2023 Në ora: 10:57
Dedë Preqi

Formimi i UÇK-së, si format i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, ka krijuar një histori në vete dhe një histori të veçantë, që nuk do ta mohonte njëri në botë, i cili do ta kuptonte se çka është robëria, që e fundos lirinë njerëzore, por në ballafaqim me njëra-tjetren, e drejta njerëzore fiton dhe mer fatin e vet në duart e veta.

Prandaj, në këto rrethana që u krijua UçK-ja, e cila sot po përgojohet dhe po gjykohet nga disa individ të saj të ashtuquajtur si krerët e UçK-së, për shkak se lufta e tyre nuk ka qenë e pastër, apo nga radhët e saj kishte edhe njerëz që keqtrajtuan popullatën, apo vranë kundërshtarët politik, nga të cilët shumica e tyre ishin përkrah presidentit Ibrahim Rugova, kjo nuk do të thotë se për këtë arsye po gjykohet sot në Hagë gjithë UçK-ja, si Ushtri çlirimtare e Kosovës, por mund të gjykohen vetëm disa individë të saj.

Ata që u pajtuan të formohet Gjykata Speciale, duke përfshirë edhe ata që po gjykohen sot në Hagë, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila në mënyrë kategorike e kundërshton dhe nuk e voton një vendim të tillë në Kuvendin e Kosovës, prandaj do të ishte e pa falshme për ata që kundërshtarët e kësaj gjykate i quanin edhe tradhëtarë kombëtarë, duke e mos ditur se kjo gjykatë ka prapavija të tjera, që u kuptua më vonë, se në këtë shirit është e ingudruar politika dhe strategjia e Serbisë, e cila e përcjellë çdo lëvizje dhe frymëmarrje të politikës së Kosovës.

Nuk mundet askush ta mohojë dhe ta nënçmojë luftën e UçK-së, e cila ishte e organizuar për çlirimin e vendit dhe lirinë e Kosovës, por nuk i shkon për shtati këtij organizmi atdhetar, nëse në mesin e vet kishte edhe njerëz që në emër të saj bëjnë por dhe as këtij populli, nëse ndonjëri prej tyre e shfrytëzoi momentin në kohën e luftës dhe pas luftës, duke i shfryer egot e tyre politike në forma jo njerëzore me njerëzit e kombit të vet.

Prandaj, ata që e etiketuan UçK-në, si ndërmarrje kriminale, i shkon për shtati vetëm pushtuesit serb, të cilët edhe ia imponuan luftën e saj, që të organizohet dhe të bëhët një ushtri e fortë çlirimtare, e cila me vullnetin dhe sakrifiërn e një populli liridashës, arriti që të ia kishte lakmi gjithë bota demokratike, dhe gjithë ata që e deshën lirinë e njerëzve të lirë në këtë botë.

Dikush do të thoshte se kush i vrau me dhjetra anëtarë dhe përkrahës të presidentit Rugova, ata nuk ishin njerëz të Serbisë, ata nuk ishin njerëz të një regjimi tjetër, po ideja për rekrutimin e këtyre keqbërësve është bërë me porosi të një elaborati të veqantë me karakter egoist dhe partiak, që tentuan disa herë edhe vetë presidentin Rugova ta likuidojnë përmes kurdisjeve të kurthave të ndryshme.

Pa marrë parasysh se cilës anë i përketë, apo i takon, kanë të drejtë edhe të tjerët të flasin dhe të kundërshtojnë, por jo edhe të fyejnë figurat dhe rrolin e UçK-së, sepse një gjë e tillë, nuk do pranohet në asnjë shoqëri njerëzore, nëse bëhët fjalë për një ushtri çlirimtare, duke ditur se pa organizimin dhe luftën e saj, nuk do të na ndihmonte as aleanca ndërkombëtare e NATO-s.

Përditë e më shumë për historiografinë e UçK-së, dhe rrolin e saj, do të flet koha, e cila do të na mësoj edhe më shumë për historikun e saj, që të gjykojmë në mënyrë të drejtë dhe të shëndoshë mbi çështjet në tërësi, por edhe jo të bindemi naivitetit dhe intrigave të disa pseudo-komandantëve dhe liderëve të grupeve partiake, të cilët reagojnë pa ndershëm, duke sharë dhe përlyer moralin e intelektualeve, por dhe të Uçk-së, kinse në mbrojtje të saj, që në realitet, nuk po u ndihmojnë të akuzuarëve të saj përmes « marsheve » dhe demostratave, por përkundrazi po ua ngarkojnë barrën edhe më shumë.

Me fjalë të tjera, është pothuaj e tepërt nëse fjalën UçK, e lakojmë shumë herë, herë në favor e herë në disfavor, por nëse atë e duam të pastër dhe të shëndoshë, atëherë duhet t’ia çjerrim maskën dhe ta nxjerrim të keqën në shesh, e cila do ta infektonte trungun e saj të shëdoshë.

Nëse jemi të prirur ta mbrojmë dhe ta ruajmë pastërtinë e saj, si një Ushtri Çlirimtare, e cila i bashkoi forcat e veta nga gjiri dhe vullneti i popullit, dhe u bë shembëll i një formacioni ushtarak çlirimtar, duke marrë zë në tërë botën demokratike dhe më gjerë, andaj duhet që disa pika të zeza që e njollosin rrolin dhe fytyrën e saj të pastrohen në një mënyrë.

Prandaj, rrënja e saj(UçK) është vulosur njëherë dhe përgjithmonë dhe pason deri te formimi i Ushtrisë së Kosovës, dhe e vetmja udhë e mundshme është të ndjekët doktrina e një ushtrie moderne, duke forcuar organizmin e saj me djem dhe vajza të këtij vendi, që japin frytin e tyre moral e civilizues dhe mbrojnë interesat dhe teritorin e këtij vendi.

Nuk është koha që ti vërsulemi njëri-tjetrit, sepse është një kohë e cila po na kapërcen pa prekur dhe po na lë mbrapa të tjerëve, dhe koha jonë që dikur i ka shaluar kuajt e patriotizmit, nuk duhet të iu imponohet gjeneratave të reja, dhe të jetohet nën hijen e imponimëve apo të vetëshkatërrimit, kur kemi mundësi të tjera të përpjekjeve që burimin e kanë të rrjedhshëm dhe të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat