Kosova është e kapur dhe shfrytëzuar nga brenda dhe jashtë saj!

Opinione

Kosova është e kapur dhe shfrytëzuar nga brenda dhe jashtë saj!

Nga: Agron Shabani Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:10
Autori Agron Shabani

Kosova ka një qeveri dhe kryeministër të shantazhuar, frikësuar, "transformuar" ose "konvertuar" nga kundërshtar të rreptë të asociacionit ose dodik republikës serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, në zëdhënës (ciceron) dhe miratues të saj.

Kosova ka një opozitë dhe legjislativ ose paralament poroz, fraxhil, heterogjen, in kompakt ose "dekorativë" që të ngjanë në 'kullën e Babilonisë" ku krahu i djathtë nuk e di kurrë se çfarë (çka) bën dhe mendon i majti ose anasjelltas.

Kosova ka një gjyqësor ose juridikativë ku të gjithë i mbrojnë kuajt, topat ose figurat e thjeshta në fushë dhe askush mbretin dhe kurorën, gjegjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës.

Kosova ka një "popull të ri" artificial ose johistorik që e kanë pagëzuar dikur “popull kosovar" djemtë dhe vajzat e "kooperativave", "laboratorëve" ose epruvetave proletare, multikulturore, multietnike ose internacionaliste.

Kosova ka një "kushtetutë" ose "pako kushtetuese" ku të gjithë janë të njëjtë dhe të barabartë­ në tokën ose "shtetin" e askujt dhe të gjithkujt.

Kosova ka një­ sistem politik i cili me tepër të ngjanë në rendët e pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare, primitive ose arkaike, se sa në rendët ose sistemet normale, evolutive, empirike, moderne ose bashkëkohore që kanë forcë, guxim, moral, kuadro dhe energji për t'i lëvizur dhe çuar gjërat përpara.

Kosova në radhë të parë nuk i ka si duket njerëzit, politikanët (kuadrot) dhe popullin e saj shtet formues ose konstitucional. Edhe pse e ka një presidente dhe kryeministër intelektual dhe shumë inteligjent, të cilët kanë frikë për t'i thënë 'jo' zajednicës ose ndarjes së Kosovës!

Kosova nuk i ka popullin, njerëzit (kuadrot), mekanizmat, resorët, dikasteret ose institucionet e specializuara dhe kompetente, të cilët do duhej t'i identifikojnë, artikulojnë, mbrojnë, shquajnë dhe afirmojnë interesat ose kauzalitetin e njohur shtetëror, nacional, etnik, politik, kulturor, historik dhe gjeografik së bashku me kauzalitetin e shquar epokal dhe monumental të luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s.

Se këndejmi, as Ministrja e jashtme ose diplomatët e Kosovës nëpër botë, nuk kanë guxim, moral, forcë (fuqi), potencial ose kapacitet intelektual, profesional, intelegjent, kontemplativ, komprehensiv, komplementar ose suplementar, për t'i mbrojtur dhe afirmuar vlerat e çmuara të luftës çlirimtare dhe patriotike të UÇK-s së bashku me aspiratat dhe unteresat e larta shtetërorë, nacionale, politike, strategjike dhe të Kosovës dhe shqiptarëve. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative, stimuluese, intelektuale, profesionale dhe patriotike të elitës së munguar shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike në të gjitha nivelet e shtetit dhe pushtetit kosovar.

Politikës dhe diplomacisë së Kosovës, si duket në radhë të parë i mungojnë shpirti i freskët dhe gjaku i njohur shqiptar së bashku me metodat njohura të shqyrtimet, vëzhgimit, studimit dhe analizës së njohur strategjike, shkencore ose politologjike.

Ajo frymë dhe ajo metodë, sikur janë zhdukur ose eliminuar tërësisht në esencën (substancën) e tyre ose në embrion. Duke u zëvendësuar, "transformuar" ose determinuar në epshe, instinkte, nebulozitët, mediokritet, porozitet, fragjilitet, inkompaktiblitet, komplekse inferioriteti ose malicioziteti, emocione, paranoja, fobi, frikë, panik, pasiguri, fatalitet, konfuzion, urrejtje dhe xhelozi të brendshme irracionale, negative, violente, infantile dhe patologjike.

Politikanët ose diplomatët e ndryshëm kosovar, si duket iu besojnë aq shumë ëndrrave, instikteve ose iluzioneve të ndryshme, kështu që, përveç pjesës së zgjuar, aktive ose inteligjente, si duket ata e vejnë në shërbim edhe pjesën e fjetur ose staike të "vetëdijes" ose nënvetëdijes së tyre në vlerësimin emocional, instiktivë, imagjinar ose fiktiv të rivalëve ose kundërshtarëve të tyre politik. Kësaj në psikologji i thonë "via regia", apo "rruga e lartë mbretërore drejt njohjes dhe kuptimit të botës, unit, koshiencës dhe shpirtit të njeriut". U mor vesh se ndjekja e "rrugë së lartë mbretërore të ëndrrave" sipas psikologëve është narkolepsi ose kotje (dremitje) e përjetshme në "shtratin" e frikës latente ose permanente nga kanosja ose rreziku.

"Tre pasione të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kamotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes ose diturisë edhe përmes vrimës së gjilpërës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjerin e njerëzimit." (Bertrand Russell në "Hyrje në një histori të filozofisë së Perëndimit")

Me mirë Sokrat i vuajtur, se sa derr (thi) i pangopur dhe i koritur.

Thonë se 'Sokrati vdiç asokohe në gjyqin ose burgun e Athinës, sepse me tepër e deshti dhe e çmoi lirinë e rrezikuar, se sa robërinë e qetë.; Edhe akuzat ndaj tij nga ana e disa kërmave ose fekaleve të shtetit dhe shoqërisë u bënë me të kollajshme.

Çka (çfarë) mund të mësohet nga Tali (Talësi) i Miletit?

Thonë se Tali (Talësi) i cili lindi dhe jetoi në Milet (gjatë shek VI ose VII para Krishtit)- ishte njeri prej kokave më të mençura ose gjeniale në antikë. Ai ishte edhe filozof, edhe politikan, edhe astronom, edhe inxhinier, edhe ushtarak i zoti dhe kështu me radhë. Si oficer dhe inxhinier i shquar dhe politikan lucid dhe tepër subtil e akribik i mbretit Lidije Croesosit, thuhet se Tali (Talesi) kishte arritur t'ia ndryshonte rrjedhat ose valët e tij në anën e kundërt, lumit Galis dhe në afërsi të Miletit e kishte ngritur digën e madhe së bashku me një urë impozante për të kaluar banorët dhe ushtarët e vendit të tij në kohë lufte ose fatkeqësisht të ndryshme natyrore. Se këndejmi, edhe rendi ose rregullimi i përgjithshëm shtetëror, qytetar ose politik në Romën e lashtë-Antike, mobilizimi ushtarak (luftarak) dhe patriotik në Evropë së bashku me evolucionin e ideve, teorive, mendimeve, koncepteve dhe karakteristikave të përgjithshme shkencore, kulturore, arsimore ose pedagogjike në Francë (sidomos idetë ose teoritë e Dubotit, Boulanvilit, Rusoit, Mablit etj.) atyre në Gjermani, Angli, Rusi etj. në një masë të konsiderueshme iu referohen ideve, vizioneve dhe teorive të njohura të Talit (Talesit) të famshëm nga Mileti dhe filozofëve ose dijetarëve të tjerë antik.

Si politikan ose strateg i madh ushtarak dhe politik: Tali (Talësi) atëbotë hodhi idenë ose teorinë e njohur mbi "Bashkimin ose unionin e qytet-shteteve të Jonit, Egjeut, Korintit, Spartës, Athinës, Mikenës, Miletit etj."-kundër persianeve. Ngriti ose themeloi shumë shkolla ose akademi të ndryshme ushtarake, politike etj.

Gjërat më të mençura dhe më të çmuara në luftërat ose konfliktet e ndryshme ushtarake dhe politike, Tali (Talesi) i quajti kohën dhe hapësirën së bashku me vigjilencën dhe gatishmërinë popullore (qytetare), politike dhe ushtarake. Në luftë je ushtar ose komandant, ndërsa në politikë duhesh të jesh edhe ushtar, edhe strateg, edhe komandant., tha Talesi (Tali), duke shtuar se nuk kishte aspak frikë nga mbreti ose kundërshtarët e tij, por thjeshtë i vinte keq prej njerëzve ose qytetarëve të vendit të tij që i kishin zgjedhur dhe pranuar për udhëheqës ose politikan." Le të digjen me zjarrin e turpit dhe mëkateve të veta, kjo është hakmarrja ime!", tha asokohe Talësi, për të nënvizuar se nata për të diturin (mençurin) ishte një ditë me herët, ndërsa dita (drita) një natë me pak.

P.S.

Çfarë krimesh, çfarë luftërash, çfarë konfliktesh, çfarë tmerri dhe mjerimi social dhe politik do i kishte shmangur shoqëria shqiptare ose kosovare për një çast ose moment, po të dilte dikush dhe të hiqte ose largonte frikën e atjeshme individuale dhe kolektive, duke bërtitur para të tjerëve me fjalët: Të nderuar, mos i dëgjoni këta mashtrues ordiner dhe ambulant. Këta diler ose trafikant të flamujve, kombit, atdheut, shpirtit dhe moralit tonë. Jemi të marrë dhe të mbaruar nëse harrojmë se vlerat dhe frytet e lirisë (çlirimit) iu përkasin ose takojnë të gjithëve, ndërsa toka, prona, pasuria, atdheu, populli (kombi), shteti dhe pushteti i Kosovës, iu takojnë të gjithëve, dhe nuk i takojnë askujt veç e veç.

Të dukej e tmerrshme, e papranueshme, reaksionare dhe anakronike, kur pjesët vitale, ose prona shoqërore dhe publike e tokës së shenjtë atdhetare ose vend lindore të Kosovës, të larë ose skurruar me gjakun e djemve dhe bijave më të mira të kombit dhe atdheut, nga ana e dilerëve, trafikantëve ose matrapazëve të brendshëm dhe të jashtëm, i jepen ose falen blanco ose gratis Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat