Anëtarësimi në NATO, si kusht për stabilitet dhe prosperitet të kontinentit

Opinione

Anëtarësimi në NATO, si kusht për stabilitet dhe prosperitet të kontinentit

Nga: Skënder Mulliqi Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:16
Skënder Mulliqi

Pas 100 vitesh të neutralitetit Finlanda është bërë pjesë e NATO-s. Ky vendim më së shumti ka shkaktuar nervozë dhe frikë të Rusia. Anëtarësimi i Finlandës që konsiderohet së ka një ushtri të fortë, është edhe një humbje e Putinit. Që kontinenti ynë të stabilizohet është e domosdoshme inkuadrimi në paktin ushtarakë të NATO-s. Edhe vendet e rajonit të Ballkanit të cilat ende kanë mbetur për arsye të ndryshme jashtë NATO-s, për sigurinë dhe interesat nacionale të tyre duhet të bëhen pjesë e saj, në këtë kontest edhe Kosova.

Sigurisht së agresioni rus në Ukrainë po bënë të detyrueshem inkuadrimin më të shpejtë të shteteve në NATO. Kjo strukturë ushtarake është e vetmja forcë që mund të ndali hegjemoninë rusomadhe në Evropë. Vlenë për të theksuar se për këto 20 vite sa është Putini në pushtet, Nato është zgjeruar mu në kufirin rus për 10 herë. Në kuptimin ushtarak NATO asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për paqen botërore, ajo ka qenë dhe është mbrojtësja më e mirë e saj. Shtetet e Ballkanit, për të dalur nga e kaluara jo e mirë e tyre, duhet të kërkojnë platforma integruese si në BE dhe në NATO.

Nuk ka asnjë kuptim që shtetet e rajonit të mbeten poligon e thyrjeve të shtizave të fuqive të mëdha, siç po ndodh më tendencën e ndikimit të politikave ruso mëdha. Kur bëhët fjalë për Kosovën, pse ajo të mbetet në pozitë të palakmueshme në planin global gjeopolitikë. Ne tek e fundit nuk duhet të ngarkohemi më logjikën së çka mendon despoti Vladimir Putin. Para së gjithash Kosovës I duhet stabiliteti. Pos NATO-s, askush tjetër nuk ofron garancione sigurie.

Anëtarësimi në NATO krijon përparësi jo vetëm ushtarake por më gjithçka që lidhet më zhvillimin dhe prosperitetin. Unë mendoj së më hyrjen në NATO të te gjitha shteteve të Ballkanit shumë do të uleshin tensionet, ultrancionalizmat, urrejtet dhe mosbesimi .78 ditët e bombardimit të Serbisë nga NATO, ishin domosdoshmëri, dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për paqen në rajon. Rusia e Putinit së bashku më Serbinë e Vuçiqit, në mënyrë aktive po angazhohen që në Ballkan të mbizotërojnë hasmëritë dhe gjendja e luftës.

Këtë synim nuk duhet ta lejon NATO, kur dihet se aty ku shkel këmba e rusit dhe serbit nuk mbinë as bari! Vendet e rajonit do të mbeteshin të izoluara dhe të varfëruara.Tema e luftës hibride që po bëhet, është shumë e pranishme. Kosova është gatshme për inkuadrim në NATO, kurse Serbia nuk po i ridefinon politikat e vjetra ekspansioniste ndaj shteteve fqinje e veçmas ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat