Cila është kjo M. Tërmkolli?!

Opinione

Cila është kjo M. Tërmkolli?!

Nga: Saim Tahiraj Më: 7 prill 2023 Në ora: 22:37
Saim Tahiraj

Është për të ardhur keq kur lexon një reagim të një ish antarëje të lartë të LDK -së e cila ende pretendon se është e sigurtë kur flet. Përdorë ndonjë fjalë të huaj të karrabytht për tu treguar super e mençur që i përshtaten vetëm asaj. Rrugëtimi i juaj politik është treguesi më i mirë se sa e pavendosur keni qenë dhe vazhdoni të jeni. Pikërishtë kjo pavendosmëri e juaja ju ka hedhur jo rrallë në anën e gabuar. Edhe sot më rrinë para syve lotët e tu para kamerave televizive për shefat e tu që udhëtonin drejt Hagës, mu ata që akuzoheshin për vrasje, plagosje dhe tortura kundër bashkluftëtarëve të Sali Çekut dhe Tahir Zemaj, ushtarëve besnik të presidentit Rugova. Fatkeqësisht vazhdoni t'i mbështesni këta helaq edhe sot, ata që përpiluan lista të zeza për ekzekutime dhe në bazë të tyre u ekzekutuan bashëpuntorët më të ngushtë të presidentit Rugova, veprimtarë të devotshëm të LDK-së, ushtarak të MBRK më në krye ministër Ahmet Krasniqin. Dhe këtë e bëni duke u arsyetuar se po mbroni UÇK-në.

Është kjo injorancë, porosi apo budallaki e kthjellët. Për cilët derdhe lot? Për ata që u vranë apo për ata që vranë? Udhëheqëse ti? UÇK-në nuk ka nevojë ta mbronë askush, as ju me at takatin e vogël që e keni sepse ajo, vija e drejt, për të cilën nuk lotove, është e pastër si loti, është vet liria e Kosovës. Pastërtinë e sajë po përpiqen ta njollosin individ apo grupe kriminale që plot 23 -vite, po thirren në emër të sajë padrejtësisht. Kjo paaftësi e dërmon, e shprishë njëlloi luftën dhe fyen atdhetarët që u vranë. Gjykata speciale nuk po e gjykon UÇK-nē, por po përpiqet ta pastroj ate nga individ dhe grupacione kriminale, që posa kan filluar ti pranojnë krimet, por edhe nga ju që nga padija dërdëlliseni si pulat n'kotec dhe mbroni ata.

Me fantazitë tuaja, si element përbërës të infantilizmit tuaj me bashkpuntorë të Isa Mustafës (!!). Ky sësht më i keq se ata që derdh lot dhe fantazma e vrasjes të duket më e ëmbël se hija e tij, ndonëse e zezë. Kjo dëshmon se ju nuk keni as njohurit minimale për mua. Sa për aty, ju kundershtuat kur u shpartalluat. Pikërisht dhe teorikisht ju jeni në të njejten linjë me te sepse edhe ai si ju po i mbështet ata, duke i vizituar në Hagë dhe me paraqitje publike.

Ndoshta aj e ka naj hallë, qoftë edhe politik, por ju në bisht të kerrit, qfar halli keni? Ne jemi qëndrestarë që kurrë nuk u përkulëm por qëndruam stoik para ç'do stuhie. Kurrizi ynë është i kthjellët, praktik, i kalitur mirë nëpër stuhi dhe rrebeshe, andaj qëndron vertikalisht i pa u kërrusur kurrë. Ju jeni mësuar të lakoheni dy herë në ditë në bazë të interesave përsonale, edhe më minoret qofshin ato. Vetëm qëndrestarë të fortë mund t'i rrezistojnë stuhive të kohës. Se përmdryshe, të tillët i anashkalon koha dhe mbesin në harresë ose për të menduar dikur vonë se hajmedet paska qenë ndryshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat