Donjeta Pajaziti në varr, Naseri në liri - Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar e morën në qafë Kosovën

Opinione

Donjeta Pajaziti në varr, Naseri në liri - Prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar e morën në qafë Kosovën

Nga: Faton Mehmeti Më: 8 prill 2023 Në ora: 15:40
Faton Mehmeti

Sistemi i kalbur krijon viktima, prokurorët dhe gjykatësit, në pjesën dërmuese të tyre, janë përgjegjës për vrasjet shumta.

Siç kuptohet më vonë, vrasësit janë recidivist të pa ndëshkuar nga drejtësia duke nxitur të vrasin të pafajshmit. Për të ndryshuar këtë sistem të kalbur, së pari duhet futur në burg prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

Rasti i fundit ka të bëj me Donjeta Pajazitin e vrarë me 2015.I denuar për këtë rast ishte kushëriri i saj Naseri.

Fillimisht Gjykata Themelore në Pejë, pati liruar të pandehurin nga aktakuza. Pas dërgimit të rastit në rigjykim, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, pas shqyrtimit të ankesës nga pala mbrojtëse, Gjykata e Apelit pati marrë vendim që ta ulë dënimin në 35 vjet burgim.Së fundi Gjykata Supreme e ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin.Pas këtij vendimi skandaloz, me të drejtë vëllai i Donjetës, Shkëlqimi, është shprehur i mllefosur për vendimin e Supremes.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një herë vërtetoi se njërzillëku nuk ekziston”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook. Me këtë vendim, drejtësia trimëron matrapazët për të dhunuar femrat.

Të kujtojmë se nga viti 2010 deri më 1 dhjetor 2022, në Kosovë janë vrarë 50 gra. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë aktuale për reforma në drejtësi, është e vështirë pa Vetting e pa nisur ende së zbatuari.

Derisa Prokurori i Përgjithshëm nuk është njeri i ndershëm dhe i mbrojtur nga shteti, nuk mund të luftojmë krimin dhe korrupsionin. Rasti i Naser Pajazitir dëshmon më së miri urgjencën për reforma në drejtësi.

Më shumë dhimbje dhe plagë kanë shkaktuar prokurorët dhe gjyjatësit e korruptuar se të gjithë kriminelët. Andaj, sa më parë të shkundet ky sistem i kalbur, ndryshe viktimat vetëm sa do të shtohen, kryesisht gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat