Për Jens Stoltenberg - Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Opinione

Për Jens Stoltenberg - Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Nga: Rexhep Torte Më: 9 prill 2023 Në ora: 14:05
Rexhep Torte

Kosova të armatoset dhe të pranohet në NATO që të jetë bastion i paqes dhe demokracisë dhe mur i pakalueshëm në Ballkan për ndikimin e Rusisë.

Kosova duhet të armatoset, kjo do ta detyronte Serbinë gjenocidale që si miushi në birrucë të futet.

Serbinë gjenocidale, krimet mizore në Kosovë për jetë të jetëve do ta ndjekin si fantazmë trishtuese.

I nderuari Jens Stoltenberg, a ka krim dhe tmerr më të madh se, t’i vrasish nënat dhe foshnjat shqiptare në momentin kur foshnja është duke pi qumësht në gjoksin e nënës dhe t’ia ndërpresish foshnjës qumështin në fyt?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur ushtarët, pramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale ua rrëmbyen nga duart e prindërve shqiptarë fëmijët e tyre të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur nënave shqiptare u kanë mbetur në dorë vetëm disa qime flokësh nga vajzat e tyre në përpjekje për t’i mbrojtur dhe shpëtuar nga duart miizore rrëmbyese të ushtarëve, paramiltarëve dhe policëve të Serbisë gjenocidale, që i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare këto vajza të reja, fati i të cilave ende nuk është zbardhur ?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur Serbia gjenocidale vrau e masakroi afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të të gjitha moshave e gjinive, dhe mijëra e mijëra kufoma i transportoi dhe i varrosi në varreza masive në Serbi, apo i dogji edhe në furrat e hekuranave në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, përkundër tërë këtyre krimeve dhe tmerreve, Serbia gjenocidale tashmë 24 vite mohon se ka kryer krime ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, krime të cilat i shikoi e të bota nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara, për të cilat ekzistojnë dëshmi, fakte, fotografi dhe 2000 kaseta dhe CD në të cilat Esat Shala me shokë i kanë inçizuar masakrat që Serbia gjenocidale i kreu në Kosovë?!

A ka krim dhe tmerr më të madh se, momentet kur ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra të pafajshëme autoktone shqiptare?!

I nderuar Jens Stoltenberg, fillimisht ju lutem vendsoni dorën në zemër, dhe mendoni si njeri me moral, karakter, me shpirt njeriu dhe si prind, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale, po qe se këto krime dhe tmerre Serbia gjenocidale do t’i kishte kryer ndaj familjes tuaj, farefisit tuaj, popullit tuaj dhe shtetit tuaj?!

Serba gjenocidale edhe sot e shtyrë nga miti që ia kanë krijuar vetes si vrasëse, masakruese dhe dëbuese e shqiptarëve autoktonë nga trojet shqiptare, po e kërcënon Kosovën për ta riokupuar.

Serbia Gjenocidale është e kapluar nga paniku se më në fund ka ardhur koha, që t’i paguajë një për një të gjitha gjenocidet shekullore që ua ka shkaktuar shqiptarëve.

Serbia gjenocidale dhe kriminelët Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq, bashkëpunëtorë të ngushte të ish kriminelit Sllobodan Millposheviqm dhe shumë të tjerë si këta, është dashur moti të jenë prapa grilave në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në Hagë, e jo të lejohen që sot ta udhëheqin Serbinë me doktrinën e Slloboidan Millosheviqit, që thoshte se kufiijtë e Serbisë duhet të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm, duke shkaktuar në fund të shekullit të 20-të katër luftëra gjenocidale në Ballkan, në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.

Serbia gjenocidale po armatoset me ndihmën e Rusisë gjenocidale me të cilën i lidh vëllazëria shekullore, sepse janë të një gjaku, të një mentaliteti e karakteri dhe të të njejtës Kishë e Orthodokse, e cila në vend të misionit të saj fisnik, besimtarët i edukon dhe i nxit për luiftë.

Papa Françesku nga Vatikani në vazhdimësi është duke bërë apele që të ndalet lufta në Ukrainë dhe jep mesazhe paqeje mbarë njerëzore.

Patriarku i Kishës Orthodokse të Rusisë dhe Patriarku i Kishës Orthodokse të Serbisë, përkundrazi i nxisin shtetet e tyre dhe besimtarët orthodoksë që të jenë vrasës dhe masakrues të popujve tjerë paqedashës dhe të jenë okupues të trojevë të huaja.

Serbia gjenocidale sot i ngjan qenit që leh e nuk kafshon

I nderuari Jens Stoltenberg, Serbia gjenocidale edhe pse po armatosjet, nuk e ka mundësinë për realizimin e kërcënimeve që po i bën ndaj Kosovës për krijimin e Serbisë të Madhe.

Serbia gjenocidale njëzet viteve të fundit po ballafaqohet me ulje drastike të natalitetit serb.

Serbia gjenocidale për ta rritur natalitetin tashmë njëzet vite është duke blerë vajza shqiptare në Shqipëri për dhëndurët serbë, duke paguar nga 2-3 mijë euro për secilën femër shqiptare.

Qindra e qindra femra shqiptare tashmë në Serbi kanë lindur dhe po lindin fëmijë surogatë serbë.

Serbisë gjenocidale po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshëvës dhe romët, i mbesin shumë pak serbë të pastër siç e quajnë veten.

Shtrohet pyetja se hungarezët, shqiptarët, boshnjakët e romët që jetojnë në Serbi, nuk janë aqë budallenj që të luftojnë dhe ta japin jetën e tyre për qëllimet okupuese dhe hegjemoniste të Serbisë gjenocidale.

Pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e hordhive të egra që në shekullin e gjashtë erdhën në Ballkan nga Kaukazi, dhe tani kjo pakicë serbe e nxitur nga Beogradi, synon ta copëtojë dhe destabilizoë Kosovën shtet të pavarur e sovran pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

Sot në Ballkan jetojnë 12 milionë shqiptarë së bashku me gjashtë milionë shqiptarë sa janë bërë që kur Serbia i dëboi për në Turqi, dhe këta shqiptarë në vazhdimësi mbajnë lidhje të ngushta me vëndlindjen.

Kjo do të thotë se Serbia gjenocidale e di se sot shqiptarët në Ballkan janë numeërikisht disa herë më shumë se serbët.

Serrbia gjenocidale me kërcënimet ndaj Kosovës shpreh vetëm shkizofreninë e saj dhe i ngjan një qeni që vetëm leh dhe nuk guxon të kafshojë.

SHBA dhe BE me diplomaci të dështuar ndaj Serbisë gjenocidale

I nderuari Jens Stoltenbetg, ju përgëzojmë për punën tuaj vigjilente jetike dhe tejet të rëndësishme që jeni duke e dëshmuar çdo çast dhe çdo ditë, për ruajtjen e paqes në botë nëpërmjet shuarjes së vatrave të luftës, nëpërmjet mbajtjes nën kontroll të krizave potenciale të luftës, nëpërmjet ruajtjes së baraspeshës gjeostrategjike të rrezikuar nga Rusia kriminale, nga Kina, India, Korea e Veriut, Brazili, Afrika e Jugu dhe nga Serbia gjenocidale e nxitur nga Rusia dhe Kina, e cila po e kërcëenon në vazhdimësi Kosovën paqedashëse të cilën NATO e çliroi në vitin 1999.

Ky shkrim i imi ka për qëllim t’ua përforcoj bindjen se gjëja më e vyer që duhet bërë në Kosovë është armatosja e saj me të gjitha armët e mundshme dhe pranimi në NATO.

Kjo do t’i rrëzonte në gjunjë edhe Rusinë gjenocidale edhe Serbinë gjenocidale, sepse për nga trimëria, guximi dhe mbrojtja e pragut të shtëpisë shqiptarët janë identikë me ukrainasit.

SHBA-të dhe BE-ja në 11 vitet e dialogut Kosovë-Serbi zgjidhjen e problemit e kapën nga bishti, e jo nga koka.

BE-ja nëpërmjet Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçkak, me qëndrimet dhe veprimet e tyre pro serbe këtë dialog e vendosën në nje rrugë pa krye.

SHBA-të nëpërmjet pro serbëve John Bolton, Mathew Palmer- me bashkëshorten nga Serbia, me Richard Grenel-lobuesin e Serbisë, me Antony Blinken, Cholet Derek dhe me Gabriel Escobar- bashkëshortja e të cilit muajin që shkoi e hapi ekspozitën e saj në Beograd, dëshmojnë se janë përkëdhelës të Serbisë gjenocidale, dhe se me veprimet e tyre që nëpërmjet financimeve që i ofrojnë në Kosovë dhe Serbi, mendojnë se do ta arrijnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se në këtë mënyrë do ta shkëpusin Serbinë nga Rusia dhe do ta sigurojnë paqen në Ballkan, gjë që nuk mund të ndodh kurrë.

Ambasadori William Walkerinsistimin e SHBA-ve dhe të BE-së që në Kosovë të themelohet Asociacioni serb, e quan të pakuptimtë, me argumentin se Kushtetuta e Kosovës pakicës serbe ia garanton maksimalisht liritë dhe të drejtat.

Prof.Daniel Server, profesor në Universitetin Jons Hopkins dhe Prof. Paul Wiliams-ligjërues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë paraprake.

Robert Menendez - Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë-Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosovë-Serbi”.

Kjo qasje e BE-së dhe e SHBA-ve ndaj Serbisë do të rezultojë shumë e gabuar dhe nuk do të sjellë rezultate për ruajtjen e paqes në Ballkan.

Serbinë gjenocidale mund ta disiplinojnë dhe reformojnë vetëm sanksionet e ashpra dhe assesi ndihmat financiare nga BE-ja dhe nga SHBA-të.

Nuk mund të pritet normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi përderisa në Veri të Kosovës ekzistojnë strukturat paralele serbe, bandat e armatosura serbe të cilat ndihmohen dhe veprojnë me urdhëra nga Beogradi.

I nderuari Jens Stoltenberg, nuk mund të pritet normalizim i marrëdhënieve Kosovë-Serbi derisa Serbia në veri të Kosovës është duke ndërtuar koloni serbe, ku në banesa të mobiluara vendosën serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

Ndërsa, bandat e armatosura serbe në veri të Kosovës në vitin 2008 vranë 10 shqiptarë autoktonë, plagosën shumë të tjerë dhe i dëbuan 14 mijë shqiptarë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre.

Serbinë gjenocidale mund ta disiplinojë dhe reformojë vetëm armatosja e nevojshme e Kosovës, sepse shqiptarët në Kosovë dhe në Ballkan janë të palëkundur në orientimin e tyre pro BE-së, pro SHBA-ve dhe pro NATO-s.

I nderuari Jens Stoltenberg, Serbisë gjenocidale po t’ia japish edhe tërë Ballkanin, ajo nuk do të shkëputet kurrë nga Rusia.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët nuk do të lejojnë kurrën e kurrës, që Serbia gjenocidale të amnistohet për krimet e kryera në Kosovë dhe për pagesën e reparacioneve të dëmeve që Serbia gjenocidale i shkaktoi në Kosovë gjatë agresionit të viteve 1998/99.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, nuk do të lejojnë që me amnistimin e Serbisë gjenocidale të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e afër 15 mijë shqiptarëve autoktonë të vrarë e të masakruar në Kosovë, të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e më shumë se 2000 dëshmorëve luftëtarë të UÇK-së që e dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e 20 mijë femrave autoktone shqiptare që u dhunuan shtazërisht nga Serbia kriminale, dhe të shkelet mbi dinjitetin dhe nderin e më shumë se 1 milion shqiptarëve që morën rrugën e eksodit nga Serbia gjenocidale.

I nderuari Jens Stoltenberg, shqiptarët janë komb fisnik dhe paqedashës, dhe gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë tokë të huaj, por edhe shqiptarët e kanë pikën e durimit dhe të vlimit.

Sot, më 9 priil, shqiptarët e shënojmë 24 vjetorin e Betejës së Koshares midis ushtarëve trima të UÇK-së që luftonin për çlirimin e Kosovbës dhe ushtrisë gjenocidale të Serbisë që e kishte okupuar Kosovën.

Beteja e Koshares është nga betejat më të ashpra të UÇK-së me ushtrinë okupuese serbe, por njëherit është edhe beteja fitimtare më e lavdishme dhe heroike e UÇK-së në të cilën u mposht ushtria okupuese serbe dhe u thye kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë i vendosur padrejtësisht që në vitin 1913.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat