24 vjetori i shembjes së murit të hekurt, shqiptaro-shqiptar!

Opinione

24 vjetori i shembjes së murit të hekurt, shqiptaro-shqiptar!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:02
Fatmir Bajraj

Aty dhe atëherë; ku & kur Serbia armike u thye ushtarakisht n'fushëbetejë, duke braktisur turpshëm kufirin e panatyrshëm që ndante një komb & atdhe për gadi një shekull: Shqipërinë dhe shqiptarët!

Beteja e Kosharës, nën komandën e FARK-ut, është beteja emblematike & lapidare e rezistencës së armatosur dhe luftës sonë për liri.

Edhe 24 vita pas kësaj beteje epike, pushtuesi serb përshkruan tmerrin dhe humbjet e pësuara përballë formacioneve ushtarake elitare të UÇK-së n'kuader të FARK-ut, të udhehequra e t'komanduara nga heronjët e Kosovës;  Sali Çekaj & Agim Ramadani, derisa në anën tjetër, eksponentë të Shtabit të Rognerit, edhe sot e kësaj dite rreshtin përpjekjet për përvetësimin e meritave për "betejën e tyre" të pa bërë kurrë.

Ekskluziviteti, dimensionet, strategjia dhe institucionalizmi e profesionalizmi elitarë i kësaj beteje t'lavdishme!

24 vite nga Beteja e Kosharës, nga beteja ma e lavdishme e shqiptarëve kundër armikut shekullor serbo-sllav ndër shekuj.

Beteja e Kosharës që kulmoj me thyerjën e kufirit t'hekurt ; t'padrejtë  &  t'panatyrshëm t'vendosur kundër shqiptarëve nga armiqtë tanë shekullor serbo-sllavo-ortodoks,  pas luftërave ballkanike t'fillim shekullit 20-të dhe të ri-konfirmuara poaqë në mënyrë armiqësore n'përfundim t'luftës së dytë botërore me Kuvendin famëkeq të Prizrenit dhe n'rrethim ushtarak të sllavo-komunistëve serbo-malazez, dhe jo vetëm!

Beteja e Koshares, kishte autoritetin suprem të Presidentit Historik, Rugova!

Betejën legjendare të  Kosharës  e organizoj, e drejtoj dhe e komandoj FARK-u,  me njësitët dhe Brigadat e UÇK-së, n'krye të së cilave ishin, Komandantët unikal dhe t'paepur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, heronjët ; Sali Çekaj & Agim Ramadani dhe Koamandanti i operacioneve luftarake, z.Rrustem Berisha!

Beteja historike e Kosharës legjendare, e 9 & 10 Prillit 1999, kishte, përqonte & përcillte, tri dimensione, n'tri adresa  :

E para:

I dha goditje vdekjeprurëse armikut shekullor serbo-sllav n'fushë t'betejës.

E dyta:

I dha leksion shembullor Shtabit të Rognerit n'luftë kundër pushtuesit gjakatar, serbo-sllav.

E treta:

Popullit t'robëruar të Kosovës, i mbolli shpresë së armikun shekullor mund t'a thyejmë  n'fushë t'mejdanit edhe ushtarakisht.

Pas Betejës së lavdishme të Loxhes, të organizuar dhe komanduar nga FARK-u, dhe Koloneli Tahir Zemaj, Betaja e Kosharës heroike, ishte beteja e dytë e fituar  n'vija fronti, n'luftë me armikun shekullor serbo-sllav, por kësaj radhe fitorja ishte e pakthyeshme sikurse i pakthyeshëm u bë pushtuesi gjakatarë, serbo-sllav!

112 të rënët e betejës së Kosharës, u ngritën dhe lartësuan n'Panteonin e grave dhe burrave t'shquar të kombit, në gjakim të idealeve të lirisë për brezat.

Rrëzimi dhe thyerja e kufirit të egër dhe të imponuar nga armiqtë, thyen përfundimisht edhe mitin serb për "Kosovën djep të Serbisë".

Thyrja e kufirit, marrja e kazermës dhe poshtërimi i armikut n'Kosherën  e larë n'gjakun e 112  dëshmorëve të UÇK-së, për lirinë e truallit dhe atdheun e t'parëve, ishte kurora e sakrificës sublime, e bijave dhe bijëve m'a t'mirë të kombit, n'kontekstin e dhënë historik !

Në betejën heroike të Kosharës, ranë 112 deshmorë të UÇK-së, në kuadër të FARK-ut nga të gjitha viset dhe trojet etnike shqiptare, përfshi mergimtarët nga e gjithë bota.

Dimensioni historik i Betejës së Lavdishme n'Kosharën legjendare, kalon nëpër shekuj, nëpër shekujtë e  idelave të brezave, për liri e t'drejta kombëtare, për çlirim të tokava t'pushtuara nga armiqët shekullor dhe dinjitet të nëpërkëmbur botërisht...!

Thyerja e kufirit dhe thyerja e armikut n'këtë betejë epike kundër armikut, s'ishin rastësi, s'ishte as dhuratë e zbritur nga qielli, ajo ishte kurorë e një organizimi e strategjie profesionale ushtarake & luftarake, 67 ditëshe nga njesitë e UÇK-së n'hierarkinë e komandimit dhe subordinimit shtetëror-institucional nga ana e  FARK-ut.

Miti serb, për pathyshmërinë e ushtrisë serbo-sllave, u rrokullis bashkë me Gurin e Kufirit n'Kosharën heroike të Salihit & Agimit, dhe morri theqafjën  n'kapitulimin definitiv dhe terheqjën e turpshme nga trojet e robëruara shqiptare, padrejtësisht për rreth një shekull.

N'këtë betëjë, t'namit & lavdisë kombëtare, ranë 112 deshmorë në një përplasje epike me armikun ; dhëmb për dhëmb, ranë për t'mos vdekur kurr, ranë për t'i dhënë dritë lirisë dhe liri Atdheut...!

Në analët e historisë kombëtare, kjo betejë do jetë ndër betejat ma t'lavdishme t'fituara ndonjëherë n'luftë me armikun, dhe kryeheronjët e saj, Sali Çekaj & Agim Ramadani, do jenë heronjë t'papërseritshëm & unikal.

Që t'dy ranë njëri pas tjetrit, n'alltarin e lirisë, ranë për idealet dhe aspiratat kombëtare të ndrydhura ndër breza & shekuj...!

Lavdi, Komandantëve unikal të Brigadave të UÇK-së n'kuadër të FARK-ut, Salih Çekaj & Agim Ramadani,

Lavdi 112 deshmorëve të betejës së Kosharës legjendare, dhe gjithë deshmorëve t'lirisë që i bëjnë roje atdheut me sakrificë sublime !

Respekt & konsideratë të thellë, të gjithë luftetarëve të gallë të kësaj beteje heroike dhe veqanarisht, heronjëve të gjallë të kësaj beteje, komandantëve : Anton Quni dhe Hisen &  Rrustem Berisha me shokë !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat