Gratë e forta dhe diskursi i njohur mbi mbretëreshen Teutë të Ilirisë

Opinione

Gratë e forta dhe diskursi i njohur mbi mbretëreshen Teutë të Ilirisë

Nga: Agron Shabani Më: 9 prill 2023 Në ora: 16:55
Autori Agron Shabani

Kur e zgjodhën Teutën për mbretëreshë të Ilirisë në Antikë, dikujt nga elita ose superstruktura e njohur qytetare, kulturore ose politike në Romë e lashtë Antike, asokohe iu kujtua t'i thoshte edhe këto fjalë: "Lumë si ata të cilët, për dalë-zotëse ose udhëheqëse të tyre supreme, kanë zgjedhur një pjesëtare të gjinisë së bukur ose polit të butë që e lindin, rrisin dhe edukojnë edhe pjesën tjetër të gjinisë mashkullore." fund i citatit.

Mbretëresha Teutë (e njohur pos tjerash edhe si pirate) do mbahet mend përgjithmonë në analët ose kronikat e shumta historike ose historio-grafike si njëra prej mbretëreshave me të bukura, me të shkathëta, me energjike, me luftarake, me të zgjuara ose me inteligjente në historinë e përgjithshme të globit dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Në kohën e sundimit të mbretëreshës Teutë: Mbretëria (Perandoria) Ilire e Ardianëve (Ardiejëve)-shtrihej nga Elida (Peloponezi) dhe Mesina (Sicili, Itali), dhe deri në Kretë, Korfuz, Korint, Epirë, Tesali (Thesali, Greqi e sotme), Shkodër, Durrës (Epidamn) dhe Apoloni (Shqipëri e sotme), Risan (Rizon) dhe Bokë të Kotorrit (Mal i Zi, sot), Vis, Stari Grad, Luginën e Neretvës, si dhe në vise dhe rajone të tjera të Hërcegovinës Bosnjes dhe Dalmacisë (Kroaci) dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, në kohën e sundimit (mbretërimit) të Teutës: Mbretëria Ilire e Ardianëve (Ardiejve) kishte monopol ose dominim të plotë në detet e Jonit, Egjeut dhe Adriatikut. Për të mos thënë në tërë Rajonin (Regjionin) e njohur të Mesdheut ose Mediteranit, saqë, mbreti (perandori) romak, Polybie asokohe pas replikave ose polemikave të rrepta me mbretëreshen Teutë: Kishte ngritur padi ndërkombëtare kundër Teutës dhe piratëve ose kusarëve të saj detarë, të cilën Teuta e Ilirisë e kishte hedhur poshtë, duke e refuzuar me forcë diktatin ose padinë e mësipërme të perandorit romak (Polybie) me fjalët: "Askush në këtë botë nuk guxon dhe s'ka të drejtë me e penguar lundimin e anijeve detare, tregtare ose ushtarake të Ilirisë në detet e lira të Egjeut, Jonit dhe Adratikut!", fund i citatit.

Ndërkohë që Teuta kishte dhënë urdhër për marshimin e trupave ose luftanijeve ilire në gjirin e Korfuzit, Sazanit dhe Korinitit, për të penguar depertimin e luftanijeve romake në rajon. Ishte ajo një "paralojë ushtarake ose luftarake" e forcave ilire para luftërave ose betejave të ardhshme kundër Hanibalit dhe ushtrisë romake, kundër galëve (në Galinë e Epërme ose Cisëalpine), kundër kartagjenasve etj.

Se këndejmi, Teuta thuhet se erdhi në krye të fronit mbretërorë të Ilirisë pas vdekjes së papritur të bashkëshortit të saj, Agronit, i cili thuhet se vdiq nga një helmim i rëndë në pije alkoholike tek po kremtonte një fitore ushtarake me komandantët ose bashkëluftëtarët e tij diku në Epir ose Paksos (Paxos) të Greqisë së sotme. Agroni e kishte trashëguar fronin mbretërorë nga Aleksandri, i cili kishte qenë i biri (djali) i Pirros të Madh, duke e shtrirë dhe zgjeruar kështu mbretërinë ardiane të Ilirisë në kohë dhe hapësirë. E sidomos në kohën e luftërave të njohura iliro-romake që kishin filluar nga viti 229 dhe kishin zgjatur deri në vitin 168-para epokës së re.

Pas vdekjes së Agronit: Teuta si bashkëshorte e dytë e tij, dhe mbretëreshë e re e Ilirisë: Për komandant suprem të marinës dhe trupave tjera ushtarake të Ilirisë, e kishte emëruar të vëllain e Agronit, Skërdiladiesin (Skërdilaidesi) i cili dikur me vonë, njërën pas tjetrës do i merrte nën kontroll Eliden, Mesinën, si dhe vendet ose qytetet tjera bregdetare të Korinit, Korfuzit dhe Adratikut.

Sipas ideve, teorive, koncepteve dhe definicioneve të njohura feministë: "Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës intelektuale, profesionale dhe politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjinia mashkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monopolit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit": Atëherë, gjithënjë femrave (grave) të forta (fuqishme), markante, inteligjente dhe feministe: Shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normative, ontologjike, epistemologjike, gnoseologjike, kritike, dialektike, materialiste, idealiste, empirike, intinznike, ekstrinznike, racionale ose logjike etj.) në mes atyre që lindin, krijojnë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dinë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe inteligjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avancimin e gjithmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo për faktin se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, lufta, konkurrenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racë ose gjini.

Ky realitet është padyshim aperient, empatik dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale ose inteligjente, jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë dhe relevante me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombëtare që nga Antika dhe deri me sot. Ndaj, edhe forcat ose energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetërorë dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike, antropolitike ose antropobiologjike që ka për qëllim mohimin, përjashtimin, stigmatizimin, anashkalimin ose paragjykimin e gjinisë

së bukur.

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose lëvizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose "polit të butë" i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare etj. E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, relativizmin ose inkuadrimin e tyre si "vegla pune", apo si vlerë këmbimi

në çështjet ose aspektet e ndërlikuara, komplekse dhe vendimmarrëse.

Nuk dua të filozofoj shumë, por vetëm po e riceku kalimthi (pa u zgjatur në detaje ose elemente tjera..) se boshti i secilës etikë intelektuale dhe profesionale, është aftësia ose inteligjenca e njohur intelektuale dhe profesionale, për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika pedagogjike, intelektuale, profesionale dhe patriotike, parasegjithash duhet të jetë globale ose universale. Domethënë, një mision, narrativ ose gjakim i thellë pedagogjik (akademik), intelektual, profesional, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, inteligjent dhe patriotik, për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale në kuptimin e një lavjerrësi ose këndmatësi etik dhe estetik, ku të dyja polet e tij, janë të njëjta dhe të barabarta në raport me epiqëndren ose gravitacionin. Në fund të fundit, gjithçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjes, arsyes, kulturës dhe edukatës. Nuk na kanë faj Teuta dhe femrat ose gratë tjera shqiptare, pse janë aq të bukura, të mençura, të dashura, inteligjente, intelektuale, profesionale, temperamente, ekskluzive, ekzotike dhe feministe. Jo çfarë.

Kur e pyetën njëherë një mbret ose perandor romak se ku ndodhej mesi ose kërthiza e botës? pa u hamendur fare tha: "Ku tjetër, pos aty, në Risan (Rizzon) ku Teuta e bukur, inteligjente, pirate, luftarake, temperamente dhe ekstravagante nga Iliria, i derdhë ëndrrat dhe shtatin (trupin) e saj valë në shtrat!".

Përderisa, bashkëshorten e bukur dhe krenare të luftëtari dhe komandanti të njohur ilir, thuhet se e mashtruan me lajmin e rrejshëm mbi vdekjen (rënien) e bashkëshortit të saj në fushën e nderit, duke ia çuar këmishën e shqyer dhe të përgjakur të burrit të saj që e kishte hedhur ose harruar në front, por heroina hilite i dha fund jetës aty për aty vetëm që të mos u binte e gjallë në duar ushtarëve dhe komandantëve romak. Ndërsa, burri i saj u hakmor keq për bashkëshorten e tij dikur me vonë.

E drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetërorë, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me lëvizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimeve, analizave dhe interpretimeve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose lëvizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në mënyrë praktike dhe teorike.

Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin, inkorporimin dhe insubordinimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shteteve, sistemeve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës, diplomacisë etj. Sidomos në Angli, Francë, SHBA-s dhe vende tjera nëpër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj. Ndaj, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe:

"Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës intelektuale, profesionale dhe politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kulturës së gjithmbarshme shtetërore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Dhe, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjina mashkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit": Atëherë, gjithnjë sipas tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normative, ontologjike, epistemologjike, gnoseologjike, kritkie, dialektike, materialiste, idealiste, empirike, intinznike, ekstrinznike, racionale ose logjike etj.) në mes atyre që lindin, krijojnë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dinë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe inteligjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avancimin e gjithmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

P. S. "Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Ëoodsi. Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike. Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktesh dhe armiqësish të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektet e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë. Se këndejmi, edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose nuk e shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë. Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo! Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (dinjiteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideratën maksimale ose optimale ndaj palës tjetër. Është në nderin, moralin, kulturën dhe traditën e njohur të Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit që të mos merret gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose fëmijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse fëmijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nënshtruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat